“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8: 3 Nefi 8–Mormoni 6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8
Reflektimi për të mësuarit tënd shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të të ndihmojnë të afrohesh më shumë me Shpëtimtarin. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd më të fundit të kapitujve te 3 Nefi 8 deri te Mormoni 6.
Kontrollet para fluturimit
Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, tregoi një mësim të rëndësishëm që e mësoi gjatë kohës së tij si pilot:
“Kur pilotoni një aeroplan, ju e mësoni shpejt se kursi i fluturimit tuaj varet shumë nga mënyra se si i trajtoni ndikimet e jashtme sfiduese, si era dhe moti. Megjithatë, akoma më të rëndësishme janë vendimet që merrni si përgjigje ndaj atyre ndikimeve të jashtme. … Për t’i marrë ato vendime në mënyrë të saktë, është e dobishme të dini se cili është pozicioni juaj i tanishëm.” (Dieter F. Uchtdorf, “As You Embark upon This New Era”, BYU Speeches, 23 prill 2009, f. 4)
-
Përse është e rëndësishme për një pilot/e që ta dijë pozicionin e tij ose të saj aktual përpara se të marrë ndonjë vendim?
-
Si lidhet shembulli i një piloti/eje që e përcakton pozicionin e tij ose të saj aktual, me përmirësimin tënd shpirtëror?
Përpara se të shqyrtosh tema të veçanta që i ke mësuar në seminar, merre parasysh atë që të ka bërë përshtypje në mënyrë më të përgjithshme. Pyetjet në vijim mund të ndihmojnë. Merre parasysh t’i shënosh përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit.
-
Çfarë ke mësuar nga studimet e tua të fundit që ka pasur më shumë ndikim?
-
Çfarë ndryshimesh ke vënë re në ndjenjat dhe qëndrimet e tua kohët e fundit?
-
Cilat janë disa mënyra se si e ke zbatuar atë që ke mësuar?
Shpjegimi i doktrinës së Krishtit
Mund të të kujtohet se pak pasi Shpëtimtari i ringjallur iu shfaq për herë të parë nefitëve, Ai tregoi të vërteta të rëndësishme rreth asaj që duhet të bëjmë për të marrë bekimet e jetës së përjetshme (shih te 3 Nefi 11:31–39 dhe 3 Nefi 27:13–22). Ne shpesh i quajmë këto mësime “doktrina e Krishtit” (2 Nefi 31:21). Ti do të kesh një mundësi për t’i shpjeguar mësimet e Shpëtimtarit me fjalët e tua duke përdorur skenarin vijues:
Imagjino sikur ke një shok, Xhoshin, që ka shfaqur interes për Kishën. Megjithëse ndihet mirë për atë që po mëson, ai nuk e kupton nevojën për t’u pagëzuar.
Reflekto mbi ndjenjat e tua rreth Jezu Krishtit
Shkrimet e shenjta janë një burim me vlerë për ne për të mësuar më shumë rreth karakterit të Jezu Krishtit. Në disa mësime, duke nisur me mësimin 3 Nefi 8–10, të ftuan të bëje një listë të gjërave që mësove rreth Jezu Krishtit ndërsa Ai u dha shërbesë nefitëve pas Ringjalljes së Tij. Mund të kesh pasur edhe disa përvoja në të cilat ke imagjinuar sikur ke qenë i pranishëm ndërsa Shpëtimtari u jepte shërbesë nefitëve. Reflektimi mbi shënimet e tua ose disa prej çasteve që ke përfytyruar, mund të të ndihmojë të ndiesh dashuri për Shpëtimtarin dhe prej Tij.
Shpenzo disa minuta për ta shqyrtuar listën tënde në ditarin tënd të studimit, duke kërkuar se çfarë mësove rreth Krishtit që mund të ndikojë në ndjenjat e tua për Të. Përndryshe, mund t’i shqyrtosh titujt e kapitujve ose shkrimet e shenjta që shenjove në studimin tënd të librit 3 Nefi me të njëjtën gjë në mendje.
Pjesëmarrja në mbledhjen e Izraelit
Ndërsa i studiove kapitujt te 3 Nefi 15–16; 20–22 dhe 25, ti mësove rreth dëshirës së Zotit për ta mbledhur Izraelin. Mund të kesh bërë plane për ta ndihmuar dikë që të vijë më pranë Jezu Krishtit dhe të marrë pjesë në punën në tempull ose për historinë familjare.
Ndalo një çast për t’i shqyrtuar planet që mund të kesh bërë kohët e fundit, që të ndihmojnë të marrësh pjesë në mbledhjen e Izraelit.
Përdori disa ose të gjitha pyetjet vijuese për të të ndihmuar ta vlerësosh ecurinë tënde me planet e tua: