“Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor: Zbato”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor
Zbato
Ky mësim do të të japë një mundësi për t’i zbatuar në situata nga jeta reale fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.
Një situatë nga jeta reale
Mendo për të rinjtë që njeh. Përsiat për disa prej situatave të tyre familjare, çfarë u pëlqen, si dhe disa prej sfidave me të cilat përballen ata. Merre parasysh këtë informacion ndërsa krijon një skenar imagjinar por realist, për ta përdorur gjatë gjithë këtij mësimi duke i plotësuar hapësirat bosh në vijim:
-
(Vendos emrin) është vjeç dhe ka veta në familjen (e tij/të saj). (Atij/asaj) i pëlqen të , dhe . Disa prej sfidave me të cilat po përballet (ai/ajo) janë , dhe . (Ai/ajo) e ndien se dëshmia (e tij/e saj) për Jezu Krishtin është .
Një mënyrë se si Zoti na udhërrëfen në sfidat tona është nëpërmjet mësimeve të Tij në shkrimet e shenjta. Ndërsa i studiojmë dhe zbatojmë mësimet në shkrimet e shenjta, ne mund të gjejmë përgjigje që na ndihmojnë në jetën tonë.
-
Cila është vlera e të kuptuarit të shkrimeve të shenjta dhe zbatimit të tyre në jetën tonë?
-
Cilat janë mënyrat se si i ke zbatuar me sukses mësimet e shkrimeve të shenjta në jetën tënde?
Plaku Krejg C. Kristensen, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi se si Jozef Smithi përdori një model për t’i zbatuar me sukses mësimet e shkrimit të shenjtë:
“Jozefi i lejoi shkrimet e shenjta ta përshkonin zemrën e tij. Ai i përsiati ato thellësisht dhe i vuri në zbatim në vetë situatën e tij. Ai më pas veproi sipas asaj që kishte mësuar.” (Krejg C. Kristensen, “[I] Di Këto Gjëra Vetë”, Liahona, nëntor 2014, f. 51)
-
Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Plakut Kristensen?
Mund ta kesh parë modelin vijues në shembullin e Jozefit:
-
Studioji shkrimet e shenjta me një zemër të hapur.
-
Përsiati ato thellësisht.
-
Zbatoji mësimet te situata.
-
Vepro sipas asaj që mësove.
Përdorimi i modelit
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të mos shkosh më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
Zbatimi i shkrimeve të shenjta
Për të vazhduar ta ndjekësh modelin lart, kërko t’i zbatosh shkrimet e shenjta që zgjodhe te personi në skenarin tënd duke e ftuar atë të veprojë sipas asaj që jepet mësim. Hapat vijues mund të jenë të dobishëm për ta bërë këtë:
Zbatimi i fragmenteve në jetën tënde
-
Si gjejnë zbatim të vërtetat që studiove dhe përsiate në rrethanat e jetës sate?
-
Çfarë veprimesh ndihesh i/e frymëzuar të ndërmarrësh? (Për shembull, mund të përcaktosh mënyra për ta përshtatur studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta për t’u përqendruar më me vëmendje në zbatimin e të vërtetave që gjen. Merre parasysh se si mund ta përdorësh modelin që ushtrove në këtë mësim për ta bërë këtë.)
-
Si mund të ndikojnë veprimet e tua në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?