“Mormoni 1–2: Profeti Mormoni”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mormoni 1–2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mormoni 1–2
Profeti Mormoni
Ndërsa orvatesh ta ndjekësh Krishtin, ndonjëherë mund të vësh re se sillesh ndryshe nga njerëzit që të rrethojnë. Mbase ke menduar: “Si mund të jem i fortë sa duhet për ta ndjekur Krishtin kur të tjerët nuk duket se e ndjekin Atë?” Profeti Mormoni përjetoi rrethana të ngjashme kur ishte i ri. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh nga shembulli i Mormonit se si ta ndjekësh Krishtin pavarësisht se çfarë zgjedhin të bëjnë të tjerët.
Ngulmimi si një dishepull i Jezu Krishtit
-
Çfarë krahasimesh mund të bësh ndërmjet kësaj fotografie dhe dikujt që përpiqet ta ndjekë Krishtin në botën e sotme?
-
Cilat janë disa situata në të cilat të rinjtë duhet të zgjedhin mes bërjes së asaj që është e drejtë dhe ndjekjes së asaj që po bëjnë të tjerët rreth tyre?
Ndërsa e fillon studimin tënd të jetës dhe mësimeve të profetit Mormoni, kërko ide që mund të të ndihmojnë ta ndjekësh Shpëtimtarin kur të tjerët rreth teje mund të zgjedhin ndryshe.
Profeti Mormoni
Mormoni u zgjodh nga Perëndia për të ruajtur dhe mbrojtur analet e shenjta të popullit të tij dhe për t’i shtuar historinë dhe përvojat e tij në to. Disa nga analet që ai shkroi, përmblodhi dhe ruajti, u përkthyen më vonë nga Profeti Jozef Smith si Libri i Mormonit.
Lexoji fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë për të mësuar disa gjëra rreth Mormonit:
-
Çfarë të bëri përshtypje nga përshkrimet e Mormonit?
Edhe kur ishte i ri, Mormonit iu desh të vendoste nëse do ta ndiqte atë që po bënin shumë vetë rreth tij, apo nëse ishte i gatshëm të ngulmonte si një dishepull i Jezu Krishtit.
Mund të të kujtohet se mësove rreth qytetërimit të drejtë që u krijua pas vizitës së Shpëtimtarit në kontinentin amerikan. Mjerisht, pas rreth 200 vitesh jetese të drejtë, nefitët dhe lamanitët filluan të ishin krenarë. Përfundimisht, ata u bënë shumë të ligj dhe grindavecë (shih te 4 Nefi 1:24–49).
Lexoji vargjet te Mormoni 1:13–14, 16; 2:18–19, duke kërkuar përshkrimin e Mormonit për shoqërinë në të cilën u rrit.
-
Çfarë mund të mësosh nga shembulli i Mormonit?
Për shkak të drejtësisë së tij, Mormoni mori bekime të mahnitshme nga Perëndia, edhe kur ishte adoleshent. Lexo te Mormoni 1:15, duke kërkuar njërin nga këto bekime.
-
Cilat janë mënyrat se si mund të bekohet një adoleshent sot për të “prov[uar] e njoh[ur] mirësinë e Jezusit”?
-
Si të ka bekuar Ati Qiellor për ndjekjen e shembullit të Jezu Krishtit edhe nëse të tjerët nuk po e ndjekin?
Shembulli i Mormonit
Shembulli i Mormonit mund të të ndihmojë të përcaktosh disa mënyra specifike se si mund ta ndjekësh Krishtin edhe kur të tjerët rreth teje nuk e ndjekin. Veprimtaritë vijuese mund të të ndihmojnë ta thellosh kuptueshmërinë tënde për cilësitë e Mormonit dhe të përcaktosh mënyrat për t’i zbatuar ato në ndjekjen e Krishtit.