Seminari
Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor: Mëso Përmendsh


“Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor: Mëso Përmendsh”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor

Mësimi Përmendsh

e re duke studiuar shkrimet e shenjta

Mbajtja mend e referencave të shkrimit të shenjtë dhe asaj që jepet mësim në to, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë, ose një fragment të plotë të zotërimit doktrinor nga gjysma e dytë e Librit të Mormonit.

Rëndësia e përsëritjes

Ka përfitime të mëdha në përsëritjen e një gjëje që duam ta mësojmë ose mbajmë mend. Rendit disa veprimtari që shpesh kërkojnë përsëritje të vazhdueshme.

  • Cilat janë disa mënyra se si ke përfituar nga përsëritja e një gjëje shumë herë?

Moroni i shfaqet Jozef Smithit

Kur profeti Moroni i Librit të Mormonit, tanimë një lajmëtar qiellor, e vizitoi Jozef Smithin, ai e përdori përsëritjen për ta ndihmuar 17-vjeçarin Jozef të mbante mend një mesazh të rëndësishëm.

  • Çfarë mban mend rreth këtyre vizitave? (Shih te Joseph Smith – Historia 1:33–49.)

  • Çfarë thotë rreth Perëndisë që do ta dërgonte Moronin katër herë për të dhënë të njëjtin mesazh?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për vizitat e përsëritura që i bëri Moroni Jozef Smithit, dhe më pas dha mësim:

“Përsëritja është një mjet nëpërmjet të cilit Fryma e Shenjtë mund ta ndriçojë mendjen tonë, ndikojë në zemrën tonë dhe ta zmadhojë kuptueshmërinë tonë.” (David A. Bednar, “Repeat Over Again … the Same Things as Before” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang” – Ajdaho, 26 janar 2016], byui.edu)

  • Çfarë të ndihmon kjo të kuptosh rreth përfitimeve nga studimi i përsëritur i fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë?

  • Çfarë mund të tregojë kjo rreth shkrimeve të shenjta të veçanta që u zgjodhën që ti të përqendrohesh tek ato dhe t’i përsëritësh ato?

Këqyre listën vijuese të referencave të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë nga gjysma e dytë e Librit të Mormonit. Mund t’i gjesh ato edhe te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Shqyrtoji ato që i ke mësuar përmendsh më parë, dhe vër re se cilat duhet ende t’i mësosh përmendsh.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të mos shkosh më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Për mësimin e sotshëm, zgjidh se cilat referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë do të doje t’i mësoje përmendsh. Mund të zgjedhësh gjithashtu ta mësosh përmendsh një fragment të tërë të zotërimit doktrinor.

Fillo të mësosh përmendsh

Mendo për një ose dy mënyra se si mund ta ftosh Frymën e Shenjtë ta ndriçojë mendjen tënde ndërsa e përdor përsëritjen për të të ndihmuar të mësosh përmendsh. Shembujt vijues mund të të ndihmojnë:

  1. Ndaje atë që dëshiron të mësosh përmendsh, në segmente më të vogla dhe përsëriti veçmas.

  2. Krijo një material pamor me të gjitha ose disa nga fjalët që dëshiron t’i mësosh përmendsh.

  3. Lexo pjesë të fragmentit që dëshiron ta mësosh përmendsh, derisa të mund ta thuash përmendsh pa e parë. Përdorimi i shkronjave të para të fjalëve mund të jetë gjithashtu i dobishëm.

Planifiko të përsëritësh

Mendo për mënyra se si mund të vazhdosh të mësosh përmendsh gjatë ditëve ose javëve në vazhdim. Idetë në vijim mund të të ndihmojnë të vendosësh:

  1. Lutju Atit Qiellor për ndihmë për ta kujtuar atë që e mëson përmendsh.

  2. Zgjidh një kohë të veçantë të ditës për të thënë sa më shumë përmendsh të mundesh. Mund të vendosësh një zile ore për të të kujtuar në të njëjtën kohë çdo ditë.

  3. Ftoje dikë ta kontrollojë përparimin tënd dhe të mësuarit përmendsh duke e ftuar atë t’i shikojë fjalët ndërsa ia thua përmendsh atij ose asaj.

  1. Mbaje shënim atë që bëre sot dhe se si planifikon të vazhdosh të mësosh përmendsh.