Seminari
Të Mësuarit me anë të Besimit: Roli i Nxënësit


“Të Mësuarit me anë të Besimit: Roli i Nxënësit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Të Mësuarit me anë të Besimit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Materiale Paraqitëse

Të Mësuarit me anë të Besimit

Roli i Nxënësit

Seminari i San‑Hoze‑de‑Okoas në Republikën Domenikane

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan dhe dëshirojnë që të ta mësojnë ungjillin me anë të Fuqisë së Frymës së Shenjtë. Çfarë mund të bësh për të marrë më shumë nga ajo që Ata janë të gatshëm të të mësojnë? Ky mësim mund të të ndihmojë të përfitosh sa më shumë nga përvoja jote e seminarit duke kuptuar se çfarë do të thotë të mësosh me anë të besimit te Jezu Krishti.

Marrja e një roli aktiv në të mësuarit shpirtëror. Të mësuarit e ungjillit që nxit kthimin në besim, kërkon përpjekje të qëndrueshme nga ana e nxënësit. Ndihmojini nxënësit tuaj ta kuptojnë vlerën e marrjes së një roli aktiv në procesin e mësimdhënies dhe të të mësuarit.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë paragrafët 1–2 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) dhe të përgatiten për të treguar se çfarë mund të bëjmë për të mësuar të vërtetat shpirtërore.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zotit i pëlqen shumë përpjekja

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh të shkruani në tabelë thënien vijuese si referencë për nxënësit. Nëse dëshironi, mund t’i vini nxënësit të shohin materialin filmik “Një Thirrje Veçanërisht Fisnike”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 02:16–03:49 ose t’i vini të lexojnë thënien e mëposhtme.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

2:3

“Zotit i pëlqen shumë përpjekja, sepse përpjekja sjell shpërblime që nuk mund të vijnë pa të.” (Rasëll M. Nelson, në Xhoi D. Xhons, “Një Thirrje Veçanërisht Fisnike”, Liahona, maj 2020, f. 16)

  • Si mund ta zbatojmë thënien e Presidentit Nelson në jetën tonë? Për shembull, si mund të zbatohet në punën misionare, dhënia e shërbesës ose marrja e një arsimimi?

  • Si mendon se mund të zbatohet tek të mësuarit e ungjillit të Jezu Krishtit në seminar këtë vit?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh të paraqitni paragrafin dhe pyetjet vijuese në mënyrë që nxënësit të vlerësojnë veten në heshtje.

Për të të ndihmuar ta vlerësosh të mësuarit e ungjillit prej teje, mendo për pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë përpjekjesh po bën aktualisht për të mësuar ungjillin e Jezu Krishtit? Si e ke ftuar Perëndinë të të mësojë?

  • A e ndien se po merr rezultatet që dëshiron dhe të nevojiten? Përse po ose përse jo?

Teksa e studion këtë mësim, mendo për mënyrat se si dëshiron të mësosh dhe të rritesh këtë vit në seminar. Kërko udhërrëfimin e Atit Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të dish se si ta zbatosh këtë mësim në jetën tënde.

Mësime nga Libri i Mormonit

Lexo të paktën dy nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor, duke kërkuar se si vetë përpjekjet dhe dëshirat tona luajnë një rol dhe se si Perëndia luan një rol në të mësuarit e ungjillit prej nesh.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Nxënësit mund të punojnë në grupe të vogla, ku çdo nxënës lexon një fragment të ndryshëm dhe ia tregon atë që mësoi grupit të tij.

Merreni parasysh të shkruani në tabelë titujt “Përpjekjet Tona” dhe “Roli i Perëndisë” dhe t’i ftoni nxënësit të shkruajnë atë që zbulojnë poshtë titullit të përshtatshëm. Nxitini ata t’i tregojnë klasës hollësi mbi atë çka shkruajnë.

  • Çfarë gjete që mund të të ndihmojë të mësosh më shumë nga Perëndia gjatë seminarit?

  • Cilat mendon se do të ishin rezultatet nëse dikush do të priste që Perëndia t’i jepte njohuri, por të mos bënte përpjekjet e veta? Ose nëse bëri një përpjekje, por nuk e kërkoi ndihmën e Perëndisë? Përse?

Duke u bazuar tek ajo çka ke studiuar sot deri tani, përmblidh me një fjali çfarë kupton rreth të mësuarit të ungjillit.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ia tregojnë klasës fjalinë e tyre përmbledhëse. Nxënësit mund të përcaktojnë shumë të vërteta të ndryshme, të tilla si vijon:

  • Perëndia do të na mësojë rresht pas rreshti nëse dëshirojmë të mësojmë prej Tij.

  • Ne duhet të jemi të gatshëm të studiojmë e të lutemi me besim te Jezu Krishti nëse dëshirojmë ta dimë të vërtetën.

Falënderojini nxënësit për komentet e tyre dhe sigurojini ata se ajo çka treguan kontribuon për të mësuarit e gjithsecilit. Kjo mund të ndihmojë për t’i nxitur nxënësit e tjerë të flasin dhe për të krijuar një mjedis ku të marrin pjesë.

A mund ta ndryshojë seminari jetën tënde?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh t’i bëni nxënësit të shohin materialin filmik “Seminary Can Change Lives” [“Seminari Mund të Ndryshojë Jetën”] (04:14), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org. Kërkojuni nxënësve të mendojnë rreth arsyeve të mundshme përse materiali filmik titullohet “Seminari Mund të Ndryshojë Jetën” dhe jo “Seminari do të ta Ndryshojë Jetën”. Ftojini nxënësit të japin mendimet e tyre pas materialit filmik.

4:14

Lexo thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar atë që do të ndihmojë të përcaktojë a do të ndryshohet jeta jote nga seminari.

“Sa më shumë që ta ndiqni shembullin e Jezu Krishtit, aq më të suksesshëm do të jeni.

Atëherë, çfarë do t’ju ndihmojë të bëheni një dishepull i tillë i përkushtuar i Jezu Krishtit? Një përgjigje është seminari dhe instituti – jo thjesht frekuentimi por pjesëmarrja në mënyrë aktive në orën mësimore dhe ndjekja me besnikëri plotësisht e çdo detyre të dhënë. …

Diplomimi në seminar dhe institut do ta rritë aftësinë tuaj për të shkëlqyer në gjërat më të rëndësishme që do të bëni ndonjëherë në jetë. Gëzimi i vërtetë do të jetë i juaji!” (Russell M. Nelson, “A Personal Invitation to Participate in Seminary and Institute”, shkurt 2019, ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë të bëri përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson? Përse?

  • Si mund të përqendrohesh te ndjekja e Jezu Krishtit gjatë përvojës tënde në seminar?

  • Çfarë mendon se do të thotë “pjesëmarrja në mënyrë aktive” në seminar?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ftojini nxënësit të diskutojnë mënyra të veçanta për të marrë pjesë në mënyrë aktive në seminar. Ndihmojini ata të kuptojnë se nxënësit me personalitete dhe rrethana të ndryshme mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në mënyra të ndryshme. Për shembull, si mundet një nxënës i ndrojtur dhe një nxënës i hedhur të marrin pjesë secili në mënyrë aktive në seminar sipas mënyrës së tij?

Si të përfitohet sa më shumë nga seminari

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Për veprimtarinë vijuese, merrni parasysh të paraqitni këtë figurë ose një figurë tjetër të një djali të ri në seminar. Ftojini nxënësit ta bëjnë situatën të ndihet më reale duke i dhënë djalit të ri një emër dhe duke përshkruar personalitetin e tij, formimin ungjillor, se si ndihet rreth seminarit e kështu me radhë. Më pas ftojini nxënësit të shkruajnë në ditarët e tyre të studimit këshillën që do t’i jepnin këtij djali të ri përpara se t’ia tregojnë këshillën klasës.

Pjesëmarrës në klasën e seminarit

Përfytyro sikur djali i ri në këtë figurë po e frekuenton seminarin për herë të parë. Ai dëshiron të mësojë e të rritet shpirtërisht, por nuk është i sigurt se si ta bëjë këtë. Duke u bazuar tek ajo qe ke mësuar sot dhe te përvojat e tua të shkuara në seminar dhe kishë, mbaj shënim këshillën që do t’i jepje atij.

Sigurohu që të përfshish

  • çfarë mund të bëjë ai përpara, gjatë dhe pas orës mësimore për ta përmirësuar të mësuarit e tij shpirtëror

  • se si mund të përqendrohej te ndjekja e Shpëtimtarit dhe ta ftonte Frymën e Shenjtë për t’i dhënë mësim

  • veprime ose qëndrime që mund ta bënin më të lehtë ose më të vështirë për të mësuar shpirtërisht, si për të ashtu dhe për të tjerët në klasë

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Teksa nxënësit japin këshillat e tyre, merreni parasysh t’i ndihmoni ata të shohin vlerën e përgatitjes së zemrave dhe mendjeve të tyre për të mësuar përpara orës mësimore. Ju mund t’i ndihmoni nxënësit ta bëjnë këtë duke iu bërë ftesa që të përgatiten duke përdorur disa nga sugjerimet nga pjesa “Përgatitja e nxënësve” që gjendet në fillim të çdo mësimi. Gjithashtu ndihmojini ata të shohin rëndësinë e të vepruarit sipas të vërtetave që mësojnë, pasi të largohen nga ora mësimore.

Vendos një synim për të përfituar sa më shumë nga përvoja jote në seminar këtë vit. Për ta bërë këtë, ti mund t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese:

  • Çfarë po pret të përfitosh nga seminari këtë vit?

  • Çfarë je i gatshëm të bësh për t’i treguar Zotit se dëshiron të mësosh nga Ai dhe të bëhesh më shumë si Ai?