“Materiale Paraqitëse: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Materiale Paraqitëse: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Materiale Paraqitëse
Vështrim i Përgjithshëm
Këtë vit në seminar do të studiosh Librin e Mormonit. Këto mësime do të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë rëndësinë e planit të Atit Qiellor dhe të përmirësosh aftësinë tënde për t’i studiuar shkrimet e shenjta çdo ditë. Ti gjithashtu do të mësosh si të përcaktosh rolet kyç të Frymës së Shenjtë, si të veprosh me besim te Jezu Krishti teksa kërkon përgjigje për pyetjet e tua dhe si të përftosh sa më shumë nga përvoja jote në seminar.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim. Shënim: Disa ose të gjithë mësimet vijuese mund të zhvillohen në fillim të vitit shkollor ose në një kohë tjetër e cila do t’u sillte dobi nxënësve.
Plani i Shpëtimit
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë e ta ndiejnë rëndësinë e planit të Atit Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth diçkaje për të cilën ndiejnë se nuk do të mund të jetonin pa të dhe të përgatiten për të shpjeguar arsyen. Ata gjithashtu mund ta sjellin atë gjë ose një figurë të saj në klasë, nëse është e përshtatshme.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetjet të cilave u përgjigjet Libri i Mormonit (të renditura në tabelë, të shkruara në copa letre dhe të vendosura në mure ose të paraqitura në një mënyrë tjetër)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Paraqitni pyetjet të cilave u përgjigjet Libri i Mormonit. Ftojini nxënësit të tregojnë se për cilat pyetje janë më të interesuar të mësojnë. Krijoni dhoma virtuale të veçanta për secilën nga pyetjet, kështu që nxënësit të mund të diskutojnë së bashku mbi atë që mësojnë, dhe jepuni një afat kohor. Kur të mbarojë koha, mbyllini dhomat virtuale të veçanta, në mënyrë që nxënësit të mund të diskutojnë me klasën se çfarë mësuan.
Studimi i Shkrimeve të Shenjta
Qëllimi i mësimit: Qëllimi i këtij mësimi është të shtojë dëshirën dhe aftësinë e nxënësve për t’i studiuar shkrimet e shenjta çdo ditë dhe për të marrë bekimet e premtuara që shoqërojnë studimin e shkrimeve të shenjta.
-
Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve fletushkën “Vlerësimi i Studimit të Shkrimeve të Shenjta” nga ky mësim për ta marrë në shtëpi dhe për ta plotësuar. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u kërkojnë pjesëtarëve të familjes t’u përgjigjen gjithashtu pyetjeve dhe t’i diskutojnë përgjigjet e tyre së bashku.
-
Fletushkë: “Vlerësimi i Studimit të Shkrimeve të Shenjta”
Të Mësuarit me anë të Shpirtit
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë rolet kyç të Frymës së Shenjtë, të cilat janë thelbësore për rritjen dhe përparimin e tyre shpirtëror.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përvojave gjatë të cilave e kanë ndier ndikimin e Frymës së Shenjtë. Nxitini ata të përqendrohen te mendimet, ndjenjat ose mbresat që i shoqëruan përvojat, dhe të vijnë në klasë të përgatitur që të tregojnë.
-
Figurë ose objekt: Figura të llojeve të ndryshme të pajisjeve të komunikimit, duke përfshirë një telefon inteligjent
Të Mësuarit me anë të Besimit te Jezu Krishti
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përfitojnë sa më shumë nga përvoja e tyre e seminarit duke kuptuar se çfarë do të thotë të mësojnë me anë të besimit te Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë paragrafët 1–2 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) dhe të përgatiten për të treguar se çfarë mund të bëjmë për të mësuar të vërtetat shpirtërore.
-
Material filmik: “Një Thirrje Veçanërisht Fisnike” (11:25; shihni nga kodi kohor 02:16 deri në 03:49)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson në fillim të mësimit; një figurë e një nxënësi në seminar
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse është e mundur, merrni parasysh të ftoni një ose dy nxënës që u diplomuan së fundmi në seminar, për të marrë pjesë në videokonferencë dhe për të treguar se çfarë i ndihmoi ata të mësonin ungjillin në seminar. Ata gjithashtu mund të tregojnë se çfarë dëshirojnë të kishin bërë ndryshe ose të kishin ditur kur e nisën fillimisht përvojën e tyre të seminarit.
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të veprojnë me besim te Jezu Krishti teksa kërkojnë përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin një pjesëtar të familjes ose një udhëheqës të Kishës që tregon besim të madh te Jezu Krishti, se çfarë bën ai ose ajo për të qëndruar i/e fortë kur përballet me pyetje ose shqetësime rreth ungjillit.
-
Materiali filmik: “Act in Faith: The Stonemason” [“Veproni me Besim: Gurgdhendësi”] (04:57)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Referencat dhe përmbledhjet nga 1 Nefi që nxënësit t’u referohen gjatë veprimtarisë së studimit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të votojnë në mënyrë të dukshme për çdo përgjigje të mundshme të pyetjes: “Çfarë mendon se mund të nënkuptojë nëse dikush ka pyetje mbi ungjillin ose Kishën e Jezu Krishtit?” Për shembull, ata mund t’i fikin kamerat e tyre nëse mendojnë se përgjigja mund të jetë e saktë dhe t’i mbajnë ato ndezur nëse mendojnë se mund të mos jetë. Ndaloni pas çdo mundësie për t’i pyetur disa nga nxënësit se përse votuan në atë mënyrë. Ndihmojini ata të kuptojnë se çdonjëra nga përgjigjet mund të jetë e saktë ose e pasaktë në varësi nga zgjedhjet dhe dëshirat e një personi.