Seminari
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1: Veproni me Besim


“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1: Veproni me Besim”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Materiale Paraqitëse

Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1

Veproni me Besim

Pamja
E re duke lexuar dhe studiuar

Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të mësosh të zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të të ndihmuar të ndërtosh themelin tënd te Jezu Krishti. Ky mësim mund të të ndihmojë të veprosh me besim te Jezu Krishti teksa kërkon përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet në jetën tënde.

Mësimdhënia ndaj nxënësve e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Kur nxënësit i dinë dhe i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, ata mund t’i përmbushin më mirë qëllimet e zotërimit doktrinor. Sigurohuni që t’i rishikoni rregullisht këto parime gjatë orëve mësimore dhe t’i ndihmoni nxënësit t’i kuptojnë ato. Nxënësit do të kenë mundësi t’i zbatojnë këto parime në mësimet për zotërimin doktrinor.

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyetin një pjesëtar të familjes ose një udhëheqës të Kishës që tregon besim të madh te Jezu Krishti, se çfarë bën për të qëndruar i fortë kur përballet me pyetje ose shqetësime rreth ungjillit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Shënim: Mund të jetë më mirë që ta jepni këtë mësim nga fillimi i vitit shkollor ose sa herë që nxënësit prezantohen për herë të parë me parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

A janë pyetjet të mira apo të këqija?

Mendo se cilat nga përgjigjet vijuese zbatohet për këtë pyetje:

  • Cilat nga sa vijojnë janë arsye të mundshme përse dikush mund të ketë pyetje për ungjillin ose Kishën e Jezu Krishtit?

    Pamja
    ikonë, udhëzime për mësimdhënien

    Merrni parasysh t’u lexoni mundësitë vijuese nxënësve. Ndaloni pas çdo mundësie për t’i pyetur disa nxënës se përse besojnë se mund të jetë e saktë ose e pasaktë. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se çdonjëra nga këto mundësi mund të jetë e saktë ose e pasaktë në varësi të dëshirave dhe zgjedhjeve të personit.

    1. Nuk ka ende një dëshmi për ungjillin.

    2. Interesohet mjaftueshëm për ungjillin sa të dojë të kuptojë më shumë.

    3. Dyshon te besimi që ka pasur dikur.

    4. Perëndia mund të jetë duke e frymëzuar të mendojë rreth diçkaje që Ai dëshiron t’i mësojë atij/asaj.

      Përgjigjja varet nga qëndrimi dhe arsyet e çdo personi pse i bën pyetjet. Lexo te paragrafi 3 i pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022), duke kërkuar se si qasja jonë ndaj pyetjeve për ungjillin mundet ose ta forcojë, ose ta dobësojë besimin tonë te Jezu Krishti.

  • Çfarë të bëri përshtypje në këtë paragraf? Përse?

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të reflektojnë mbi atë se si pyetjet ose shqetësimet kanë ndikuar te përparimi i tyre shpirtëror. Paragrafi vijues mund të ndihmojë për këtë.

Gjithësecili ka pyetje dhe shqetësime. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos ta gjykojmë besimin e të tjerëve kur ata kanë pyetje dhe na nevojitet të mos të dyshojmë te vetë besimi ynë kur kemi pyetje. Besimi ynë te Jezu Krishti dhe dëshmia jonë për ungjillin e rivendosur mund të forcohen ose të dobësohen në varësi të mënyrës se si u qasemi pyetjeve dhe shqetësimeve tona. Teksa studion sot, mendo rreth rolit që luajnë pyetjet e tua në përparimin tënd shpirtëror. Çfarë pyetjesh ke rreth ungjillit ose Kishës së Jezu Krishtit? A ndihesh sikur pyetjet e tua po të afrojnë më shumë me Shpëtimtarin dhe Kishën e Tij?

Marrja e njohurisë shpirtërore

Gjatë gjithë përvojës tënde në seminar, do të kesh mundësinë të ushtrosh përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Tri parimet vijuese mund të të ndihmojnë të afrohesh më shumë te Jezu Krishti kur në jetën tënde dalin pyetje ose shqetësime.

  1. Veproni me besim.

  2. Shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  3. Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Nëse disa nxënës në klasë kanë marrë pjesë në seminar në të kaluarën, merrni parasysh t’i pyetni ata se çfarë dinë tashmë rreth këtyre tri parimeve. Kjo mund t’u japë nxënësve të klasës një përmbledhje të shkurtër të parimeve dhe mund të tregojë nivelin aktual të kuptueshmërisë së nxënësve.

Pjesa e mbetur e këtij mësimi do të përqendrohet te parimi i të vepruarit me besim te Jezu Krishti.

Lexo te paragrafët 5–7 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor, duke kërkuar për mënyra të ndryshme se si mund ta mbarosh fjalinë vijuese.

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh ta shkruani fjalinë e papërfunduar vijuese në tabelë:

Kur dalin pyetje ose shqetësime, ne mund të veprojmë me besim te Jezu Krishti duke… .

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ftoni disa nxënës të vijnë te tabela dhe ta përfundojnë thënien. Merreni parasysh të bëni pyetje që ndjekin ecurinë, për t’i ndihmuar nxënësit ta përvetësojnë atë çka gjetën. Për shembull:

Nëse një nxënës shkruan: “vazhduar t’i mbajmë urdhërimet” (shih te paragrafi 5), një pyetje që ndjek ecurinë, mund të jetë: “Si mendoni se zbatimi i urdhërimeve mund t’ju ndihmojë të qëndroni afër Jezu Krishtit teksa hasni probleme të vështira? Do të dëshironte ndonjëri prej jush të tregonte një përvojë që ka pasur me këtë?”

Nëse një nxënës shkruan: “u mbajtur fort tek ajo që tashmë e dimë se është e vërtetë” (shih te paragrafi 6), një pyetje që ndjek ecurinë, mund të jetë: “Shpenzoni një minutë për të përsiatur mbi atë çka e dini se është e vërtetë, ku mund të mbaheni kur dalin pyetje. Nga e dini që ato gjëra janë të vërteta?”

Nëse një nxënës shkruan: “mirëbesuar te Perëndia derisa të vijë përgjigja” (shih te paragrafi 7), një pyetje që ndjek ecurinë, mund të jetë: “Çfarë di rreth Perëndisë që të ndihmon të mirëbesosh tek Ai teksa pret për përgjigje? Përse Perëndia mund të zgjedhë që, me raste, të mos na japë përgjigje të plota menjëherë?”

  • Cila nga mënyrat që përzgjodhe, mendon se gjen zbatim më mirë tek adoleshentët sot ose madje në jetën tënde? Përse?

  • Si mundet që zgjedhja për të vepruar me besim në këtë mënyrë, të ndikojë në marrëdhënien e dikujt me Shpëtimtarin?

  • Kë njeh që ka vepruar me besim kur është përballur me pyetje ose shqetësime? Çfarë bëri ai ose ajo?

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh t’ua shfaqni nxënësve materialin filmik “Act in Faith: The Stonemason” [“Veproni me Besim: Gurgdhendësi”] (04:57), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org. Nëse shfaqet materiali filmik, ftojini nxënësit të përcaktojnë dhe të shkruajnë në tabelë se si të rinjtë në materialin filmik i demonstrojnë të vërtetat. Teksa vendosni ta shfaqni materialin filmik ose jo, sigurohuni që të kurseni kohë për veprimtarinë e kërkimit te shkrimet e shenjta që vijon.

Nëse shfaqet materiali filmik, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përcaktojnë dhe të tregojnë se si të rinjtë në materialin filmik i demonstrojnë të vërtetat në tabelë.

Merre parasysh të shohësh materialin filmik “Act in Faith: The Stonemason” [“Veproni me Besim: Gurgdhendësi”] (04:57), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org. Kërko për mënyrën se si të rinjtë në materialin filmik vepruan me besim te Shpëtimtari kur u përballën me pyetje dhe shqetësime të rëndësishme.

Shembuj nga shkrimet e shenjta

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh të ndërthurni sugjerimin te “Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit” me veprimtarinë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si qëndrimet dhe zgjedhjet mund të çojnë në rritje ose pakësim të besimit te Jezu Krishti.

Shkrimet e shenjta përmbajnë shumë rrëfime të njerëzve që u përballën me pyetje ose shqetësime të vështira me besimin te Jezu Krishti. Njëri prej tyre është profeti Nefi. Lexo shembujt e mëposhtëm nga jeta e Nefit, duke kërkuar mënyrën se si ai veproi me besim te Jezu Krishti kur u përball me pyetje dhe probleme të tjera.

  • 1 Nefi 2:16 – Disa nga njerëzit e tij të dashur u zemëruan për atë që ati i tij, profeti Lehi, u kërkoi atyre të bënin.

  • 1 Nefi 3:7 – Atij iu kërkua të bënte diçka të vështirë.

  • 1 Nefi 9:5–6 – Zoti e urdhëroi të bënte diçka për arsye të cilat ai nuk i kuptonte.

  • 1 Nefi 10:17; 11:1–5 – Ai donte dëshminë e tij mbi atë çka ati i tij, profeti, dha mësim.

  • 1 Nefi 11:17 – Ai nuk e dinte plotësisht përgjigjen për një pyetje që iu bë rreth ungjillit.

  • Cilat elemente të të vepruarit me besim ilustroi më së miri Nefi?

Pamja
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të flasin për sa vijon në grupe të vogla kështu që më shumë nxënës të mund të flasin.

Përshkruaj një pyetje ose shqetësim bashkëkohor që mund të ndikonte te besimi i dikujt te Jezu Krishti ose Kisha e Tij. Si mund të veprojë dikush me besim kur përballet me atë pyetje ose problem?

  • Si mundet që zgjedhja për të vepruar me besim ose për të mos vepruar me besim të ndikojë te marrëdhënia e tij ose e saj me Shpëtimtarin?

  • Çfarë dëshiron më së shumti të zbatosh në jetën tënde nga ato që studiove sot? Si mund të të ndihmojë kjo në jetën tënde?

Shtyp në Letër