Seminari
Plani i Shpëtimit: Plani i Atit Qiellor për Fëmijët e Tij


“Plani i Shpëtimit: Plani i Atit Qiellor për Fëmijët e Tij”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Plani i Shpëtimit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Materiale Paraqitëse

Plani i Shpëtimit

Plani i Atit Qiellor për Fëmijët e Tij

Këshilli i Madh

Përmes udhëtimit tonë në vdekshmëri, shpesh dalin pyetje rreth qëllimit dhe kuptimit të jetës: Nga kam ardhur unë? Përse jam këtu? Ku po shkoj? Dija e përgjigjeve për këto pyetje mund të të ndihmojë për të kaluar nëpër sfidat e jetës dhe për të qëndruar në shtegun e besëlidhjeve të Zotit. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh e ta ndiesh rëndësinë e planit të Atit Qiellor.

Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë. Kujtoni se “qëllimi ynë është të ndihmojmë rininë dhe të rinjtë në moshë madhore që t’i kuptojnë dhe të mbështeten te mësimet dhe Shlyerja e Jezu Krishtit, të kualifikohen për bekimet e tempullit, si dhe të përgatiten vetë, të përgatisin familjet e tyre dhe të tjerët për jetën e përjetshme me Atin e tyre në Qiell” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. x, ChurchofJesusChrist.org).

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth diçkaje për të cilën ndiejnë se nuk do të mund të jetonin pa të dhe të përgatiten për të shpjeguar arsyen. Ata gjithashtu mund ta sjellin atë gjë ose një figurë të saj në klasë, nëse është e përshtatshme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Plani i Atit Qiellor

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të mësojnë rreth njëri‑tjetrit, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë përgjigjet e tyre për pyetjet e mëposhtme. Mund të jetë e dobishme që nxënësit të tregojnë se për çfarë menduan ose të tregojnë një figurë të saj. Sigurohuni të nxitni një mjedis pozitiv dhe të respektueshëm lidhur me gjërat e rëndësishme në jetën e nxënësve.

  • Pa çfarë njohurie mendon se nuk mund të jetoje dot? Përse?

Nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe zbulesës moderne, ne kemi njohuri për jetën para lindjes, Shlyerjen e Shpëtimtarit, jetën pas vdekjes dhe shumë elemente të tjera të ekzistencës sonë të përjetshme. Pa këtë njohuri do të ishte e vështirë të jetonim. Merr pak kohë për të menduar se çfarë di rreth planit të Atit Qiellor. Përsiat se si mund të ishte jeta jote pa atë njohuri.

Teksa studion sot, kërko shoqërimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të mësosh më shumë rreth planit plot dashuri të Atit Qiellor për fëmijët e Tij.

Plani i Atit Qiellor në Librin e Mormonit

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Mund të jetë e dobishme t’i shkruani pyetjet dhe referencat vijuese në tabelë. Një mundësi tjetër është ta vendosni çdo pyetje në një copë letre të veçantë dhe t’i vendosni copat rreth dhomës. Ftojini nxënësit të ecin rreth dhomës, t’i gjejnë pyetjet dhe pastaj të kërkojnë te shkrimet e shenjta për përgjigjet e pyetjeve. Nxënësit munden edhe t’i shkruajnë përgjigjet që gjejnë, te letra.

Libri i Mormonit na mëson shumë rreth planit të Atit Qiellor. Presidenti Rasëll M. Nelson shpalli: “Unë dëshmoj se Libri i Mormonit është vërtet fjala e Perëndisë. Ai përmban përgjigjet për pyetjet më të vështira të jetës” (Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 62). Këtu janë disa nga pyetjet të cilave u përgjigjet Libri i Mormonit. Përzgjidh të paktën dy dhe lexo fragmentin e shkrimit të shenjtë që të ndihmon t’i përgjigjesh pyetjes.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ftojini nxënësit t’i diskutojnë përgjigjet që gjetën për pyetjet. Nxënësit mund t’i ftoni gjithashtu të bëjnë pyetje rreth vargjeve që lexuan, ose planit të Atit Qiellor. Ata mund të përdorin temën “Plan of Salvation” [“Plani i Shpëtimit”] te Gospel Topics [Tema të Ungjillit] për të kuptuar fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe për të kërkuar përgjigje për pyetjet e tyre.

  • Çfarë të vërtetash apo doktrinë përcaktove nga vargjet që lexove?

  • Cilat fjalë ose fraza në vargjet japin mësim për të vërtetën ose doktrinën që përcaktove?

    ikonë, udhëzime për mësimdhënien

    Merrni parasysh t’i shkruani në tabelë të vërtetat dhe doktrinën që përcaktuan nxënësit. Nxënësit mund të përcaktojnë një larmi të vërtetash, të tilla si nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të shëlbohemi nga Rënia.

  • Për cilat nga mësimet rreth planit të Atit Qiellor je më së shumti mirënjohës? Përse?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Mund të jetë e dobishme që nxënësit të ushtrohen duke shpjeguar planin e Atit Qiellor në dyshe ose grupe të vogla. Përveç të shpjeguarit të planit, ftojini nxënësit të tregojnë se si mund të ndikojë ai në jetën e tyre.

Plani i Atit Qiellor dhe jeta ime

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ndihmojini nxënësit të diskutojnë se si njohuria për planin e Atit Qiellor mund të ndikojë në jetën e tyre. Ju mund të merrni parasysh të përdorni këtë thënie nga Presidenti M. Rasëll Ballard dhe disa nga pyetjet vijuese.

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si të kuptuarit e planit të Atit Qiellor për shpëtimin mund të na ndihmojë në jetën tonë.

2:3

“Ne të vdekshmit kemi një pamje të kufizuar të jetës nga këndvështrimi i përjetshëm. Por nëse e dimë dhe e kuptojmë planin e Atit Qiellor, ne kuptojmë se të përballemi me kundërshti është një nga mënyrat kryesore se si vihemi në provë. …

Duke u përqendruar te parimet e planit të Atit Qiellor për lumturinë tonë të përjetshme dhe duke i jetuar ato, ne mund ta shkëputim veten tonë nga ligësia e botës. Nëse ankorohemi tek të kuptuarit e saktë të asaj që jemi, përse jemi këtu në këtë tokë dhe se ku mund të shkojmë pas kësaj jete të vdekshme, Satani nuk mund ta kërcënojë lumturinë tonë me anë të çfarëdo forme tundimi. Nëse jemi të vendosur të jetojmë sipas planit të Atit Qiellor, ne do ta përdorim lirinë morale të zgjedhjes që na është dhënë nga Perëndia, për të marrë vendime bazuar tek e vërteta e zbuluar, jo te mendimet e të tjerëve ose tek të menduarit aktual të botës.” (M. Russell Ballard, “Answers to Life’s Questions”, Liahona, maj 1995, f. 23–24)

  • Si është ndikuar jeta jote nga njohuria jote për planin e Atit Qiellor?

  • Cilat janë disa situata në të cilat njohuria për planin e Atit Qiellor do të ndikonte te vendimet që merr?

  • Si mundet që njohuria për planin e Atit Qiellor të ndikojë te mënyra se si i shikon rrethanat dhe përvojat në jetën tënde?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Përfundojeni mësimin duke dhënë dëshminë tuaj për planin e Atit Qiellor dhe se si ai ka ndikuar në jetën tuaj.