Seminari
1 Nefi 16–18: Liahona: Një Udhërrëfyes në Vendin e Shkretë


“1 Nefi 16–18: Liahona: Një Udhërrëfyes në Vendin e Shkretë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 16–18: Liahona: Një Udhërrëfyes në Vendin e Shkretë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 16–18

Liahona: Një Udhërrëfyes në Vendin e Shkretë

Lehi dhe Liahona

A ndihesh ndonjëherë i humbur dhe i ngatërruar për atë që duhet të jesh duke bërë ose se ku duhet të përqendrohesh në jetë? Si mund të ishte jeta e ndryshme po të kishe qenë më në gjendje ta dalloje drejtimin që Zoti po përpiqej të të jepte? Jo shumë kohë pasi familja e Lehit u largua nga Jerusalemi, Zoti u dha atyre më shumë drejtim nëpërmjet Liahonës. Ky mësim mund të të ndihmojë ta dallosh dhe ndjekësh udhërrëfimin e Zotit në jetën tënde.

Udhërrëfimi i nxënësve për të ndjekur zbulesën vetjake. Ndihmojini nxënësit të besojnë që ata mund të marrin mësim dhe të lartësohen nga Fryma e Shenjtë. Nxitini ata t’i afrohen Atit Qiellor në lutje për ta ftuar Shpirtin t’u japë mësim atyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të dallojnë mënyrat në të cilat Zoti u siguron atyre udhërrëfim dhe drejtim gjatë gjithë ditës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një udhërrëfyes në vendin e shkretë

Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të lidhen me përvojën kur Lehit iu dha Liahona. Një alternativë mund të jetë që nxënësit të bëjnë një vizatim të vetin duke u bazuar tek ajo që dinë tashmë rreth Liahonës dhe më pas ta përdorin informacionin sipas nevojës për ta shtuar atë që kuptojnë.

Shqyrto pak nga përshkrimet e mjetit të mrekullueshëm që iu dha Lehit jo shumë kohë pasi e udhëhoqi familjen e tij nga Jerusalemi.

Liahona
Liahona
Liahona
  • Çfarë di rreth sendit që po përshkruhet në këto figura? (Shih te 1 Nefi 16:10).

  • Cili ishte qëllimi i saj?

Përdoreni sa vijon sipas nevojës për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se çfarë është Liahona.

3:2

Pasi u drejtua nga Zoti që të udhëtonte më larg nëpër vendin e shkretë, Lehi u zgjua dhe gjeti një mjet ose instrument çudibërës, të siguruar nga Zoti. Liahona ishte “një sferë tunxhi me dy akrepa që jepnin drejtime—si një busull—dhe gjithashtu udhëzim shpirtëror për Lehin dhe pasuesit e tij, kur ata ishin të drejtë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Liahona”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Imagjino se si do të ishte të zgjoheshe një mëngjes dhe të gjeje në derë një instrument si Liahona që mund ta përdorje për të të udhërrëfyer gjatë gjithë ditës.

Merrni parasysh të bëni pyetjet vijuese, duke i shënuar përgjigjet e nxënësve që t’iu referoheni sërish pasi nxënësit të kenë studiuar se si ngjason Liahona me Frymën e Shenjtë:

  • Çfarë mund të ishte e ndryshme në jetën tënde po të kishe diçka si Liahona që të të udhërrëfente?

  • Cilat janë disa rrethana me të cilat po përballesh aktualisht, për të cilat do të doje drejtim dhe udhërrëfim shtesë?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve përshkroi një arsye pse duhet të kërkojmë ta kuptojmë më mirë se si funksiononte Liahona. Vër re se fraza “shenjë dhe simbol” u referohet objekteve, ngjarjeve, historive ose njerëzve që përfaqësojnë diçka tjetër.

Plaku Dejvid A. Bednar

“Përshkrimi i Liahonës në Librin e Mormonit, drejtuesi ose busulla e përdorur nga Lehi dhe familja e tij në udhëtimin e tyre në vendin e shkretë, është përfshirë në mënyrë specifike në anal si një simbol dhe [shenjë] për kohën tonë dhe si një mësim thelbësor rreth asaj që duhet të bëjmë për të gëzuar bekimet e Frymës së Shenjtë.” (Dejvid A. Bednar, “Që të Mund të Kemi Gjithmonë me Vete Shpirtin e Tij”, Ensign ose Konferenca e Përgjithshme, prill 2006, f. 50)

Ngjashmëritë ndërmjet Liahonës dhe Frymës së Shenjtë

Në ditarin tënd të studimit, bëj një tabelë si ajo në vijim. Merr parasysh të renditësh disa nga ngjashmëritë ndërmjet Liahonës dhe Frymës së Shenjtë që i di tashmë. Ndërsa studion, merr parasysh se çfarë po mëson që të ndihmon ta kuptosh më mirë Frymën e Shenjtë dhe si mund ta përdorësh më mirë këtë dhuratë në jetën tënde.

Karakteristikat e Liahonës

Ngjashmëritë me Frymën e Shenjtë

Karakteristikat e Liahonës

Ngjashmëritë me Frymën e Shenjtë

Merrni parasysh të paraqitni një tabelë të ngjashme dhe t’i ftoni nxënësit të shënojnë atë që po mësojnë që të përgatiten për t’i diskutuar gjetjet e tyre.

Lexoji referencat vijuese të shkrimeve të shenjta dhe shënoji detajet rreth Liahonës në kolonën e majtë të tabelës sate. Këto mund të përfshijnë se si funksiononte Liahona, pse u dha ajo dhe çfarë ndodhi që shkaktoi ndalimin e funksionimit të saj. Më pas merr parasysh plot lutje se si lidhen këto detaje për Liahonën me funksionimet e Frymës së Shenjtë ose si i simbolizojnë ato. Shënoji ngjashmëritë në kolonën e djathtë të tabelës sate. Për shembull, te 1 Nefi 16:10, ne mësojmë se Liahona tregonte udhën që Lehi dhe familja e tij duhet të përshkonin në vendin e shkretë. Ngjashëm me këtë, Fryma e Shenjtë mund të na tregojë drejtimin nga duhet të shkojmë në jetë.

Vendosni a do të ishte më e dobishme t’i vini nxënësit t’i lexojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla. Për larmi, mund të afishoni shtatë figura të Liahonës rreth e qark dhomës me një nga referencat vijuese të shkrimeve të shenjta të lidhura me secilën prej tyre. Nxënësit mund të lëvizin rreth e rrotull dhomës duke shqyrtuar figurat e ndryshme dhe duke shënuar mësimet rreth Liahonës në tabelat e tyre. Nxënësit më pas mund të kthehen në karriget e tyre për të përsiatur ngjashmëritë ndërmjet Liahonës dhe Frymës së Shenjtë në mënyrë të pavarur.

Ftojini nxënësit të tregojnë të vërtetat që mësojnë rreth Frymës së Shenjtë nga studimi i tyre. Shembuj të të vërtetave që mund të kenë përcaktuar përfshijnë këto në vijim: kur i dëgjojmë nxitjet e Frymës së Shenjtë, Zoti mund të na udhërrëfejë në rrugëtimin tonë gjatë jetës; Fryma e Shenjtë funksionon në jetën tonë në përputhje me besimin, zellin dhe faktin se sa ia vëmë veshin dhe Fryma e Shenjtë na jep aftësi për të kuptuar gjëra në lidhje me mënyrat e Zotit.

Nëse tabela u paraqit për klasën, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të plotësojnë atë që mësuan rreth Liahonës. Më pas mund të diskutoni së bashku se si lidhen këto të vërteta me të kuptuarit dhe me përdorimin e dhuratës së Frymës së Shenjtë.

  • Kur ke përjetuar ti ose të tjerët një ose më shumë nga këto të vërteta rreth Frymës së Shenjtë?

  • Si mund të ndikojë synimi për ta dalluar dhe ndjekur drejtimin nga Fryma e Shenjtë te marrëdhënia jote me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Gjej një çast për të reflektuar mbi aftësinë tënde për të marrë udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë dhe për ndikimin që ka pasur kjo te zgjedhjet që bën. Merr parasysh të shënosh çdo mendim ose përshtypje që mund të kesh.

Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë shtesë për ta dalluar dhe ndjekur drejtimin e Frymës së Shenjtë, shpërndani thënie nga pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat në fund të këtij mësimi”. Gjithashtu, nëse koha e lejon dhe nxënësit do të kishin përfitim nga kjo, merrni parasysh të përdorni pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

Jepni dëshmi për rëndësinë e të lejuarit që Fryma e Shenjtë ta drejtojë jetën tonë. Nxënësit mund të japin dëshminë dhe përvojat e tyre vetjake.