Seminari
Përsëritja 2 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta


“Përsëritja 2 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 2 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 2 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

Kujtimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe ato që japin mësim, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

Inkurajimi i veprimtarive për përsëritjen e zotërimit doktrinor. Veprimtaritë për përsëritjen e zotërimit doktrinor i ndihmojnë nxënësit t’i mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Duke i bërë rregullisht këto veprimtari, nxënësit mund t’i mësojnë këto fraza. Nëse dëshironi, mund t’i nxitni nxënësit tuaj që ta vazhdojnë jashtë klasës studimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë dhe të jenë gati të diskutojnë cilindo nga fragmentet e shkrimeve të shenjta që i ka ndihmuar në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Përdorimi i shkrimeve të shenjta për të përhapur ungjillin

Imagjino sikur një nga miqtë e tu ka pyetje rreth disa prej bindjeve të tua si një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, përfshirë bindjet e tua rreth Jezu Krishtit, qëllimit tonë në tokë dhe urdhërimet e Perëndisë. Ndërsa mendon se si mund të përgjigjesh, vendos se dëshiron t’i tregosh shkrime të shenjta nga Libri i Mormonit për të të ndihmuar t’u përgjigjesh pyetjeve të tij.

  • A mund të mendosh për fragmente të dobishme nga Libri i Mormonit që mund t’ia tregosh mikut tënd?

  • Si mund të të ndihmojë njohja e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe e frazave të tyre kyç të shkrimeve të shenjta në situata si këto?

Merrni parasysh t’i pyesni nxënësit a kanë qenë ndonjëherë në situata si kjo dhe të tregojnë se si ishte përvoja e tyre. Nxënësit mund të mbështeten te përgatitja e tyre e mësimit si pjesë e këtij diskutimi.

Ky mësim mund të të ndihmojë t’i mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e zotërimit doktrinor që do të studiosh këtë vit. Të mësuarit përmendsh i këtyre referencave dhe frazave të shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë në jetën tënde dhe në përpjekjet e tua për t’i ndarë bindjet e tua me të tjerët. Më poshtë është një listë me 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit me frazat e tyre kyç të shkrimeve të shenjta.

Për t’ju ndihmuar të përcaktoni sa fragmente të zotërimit doktrinor të theksoni në këtë mësim, merrni parasysh kohën që keni në dispozicion dhe nevojat e nxënësve. Paraqiteni tabelën e mëposhtme që nxënësit të mund t’i referohen derisa të kenë përfunduar kartat e tyre.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Kartat e mësimit përmendsh

Rregullojini udhëzimet e mëposhtme në bazë të fragmenteve të zotërimit doktrinor që do të studiohen në mësim. Nxënësit që kanë qasje në pajisje elektronike mund të përdorin një program për të krijuar kartat. Në të kundërt, jepini dy fleta secilit nxënës për këtë veprimtari.

Gjej kohë për të krijuar një komplet kartash të mësimit përmendsh që mund t’i përdorësh gjatë gjithë vitit. Vendose referencën e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor në njërën anë të secilës kartë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në anën tjetër. Krijo karta të mësimit përmendsh për të 12 fragmentet e zotërimit doktrinor të renditura në tabelë.

Nëse është e nevojshme, përdori udhëzimet e mëposhtme për të të ndihmuar të krijosh kartat e tua të mësimit përmendsh:

Merrni parasysh t’i paraqitni udhëzimet e mëposhtme që nxënësit t’u referohen kur të krijojnë përvijimin e tyre për mësimin.

Hapi 1: Krijoni 12 karta

Duke përdorur një anë të tërë të një flete, hiq një vijë përgjatë mesit të fletës për të krijuar dy kolona. Më pas hiq dy vija horizontale mespërmes fletës për të krijuar tri kuti me përmasë të barabartë në secilën kolonë, duke krijuar gjashtë kuti gjithsej. Shih figurën vijuese për një shembull të asaj se si duhet të duket faqja jote:

Tryezë bosh

Ktheje letrën nga ana tjetër dhe bëj të njëjtën gjë në atë anë. Përsërite këtë proces në një fletë të veçantë letre për të krijuar 12 kutitë që të duhen.

Hapi 2: Shkruaji referencat e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor në njërën anë

Në njërën anë të dy letrave të tua, shkruaj një referencë të shkrimit të shenjtë nga tabela në çdo kuti. Krahas referencës së shkrimit të shenjtë, mund të bësh një vizatim të thjeshtë që do të të ndihmojë ta mbash mend frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Hapi 3: Shkruaji frazat kyç të shkrimeve të shenjta në anën tjetër

Ktheji nga ana tjetër letrat e tua dhe shkruaj në çdo kuti frazën kyç të shkrimit të shenjtë që përputhet me referencën e shkrimit të shenjtë në anën tjetër.

Hapi 4: Priti kartat e tua

Prite secilën nga kutitë që krijove për ta bërë kartë.

Merrni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe që t’i përdorin kartat e tyre për të filluar mësimin përmendsh të disa ose të gjitha referencave të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. Nxënësit mund ta pyesin njëri-tjetrin me radhë, të përdorin të dy kompletet e kartave për të bërë një lojë përputhjesh ose të sajojnë një veprimtari tjetër.

Mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë edhe disa ose të gjitha këto fragmente të zotërimit doktrinor në shkrimet e tyre të shenjta.

  • Cilat fragmente dhe fraza kyç të shkrimeve të shenjta mendon se do të ishin më të dobishme që t’i mësosh përmendsh? Përse?

  • Cilat janë disa të vërteta që të mësojnë këto fragmente rreth Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij?