Seminari
1 Nefi 19–22: “Ata Mund të Harrojnë, por Unë Nuk do të të Harroj”


“1 Nefi 19–22: ‘Ata Mund të Harrojnë, por Unë Nuk do të të Harroj’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 19–22: ‘Ata Mund të Harrojnë, por Unë Nuk do të të Harroj’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 19–22

“Ata Mund të Harrojnë, por Unë Nuk do të të Harroj”

Bariu i mirë

Si ndihesh kur të kujton dikush që është i rëndësishëm për ty? Ndërkohë që jepte mësim rreth shpërndarjes dhe mbledhjes së Izraelit, Nefi i përdori profecitë e Isaias për të treguar se Zoti nuk do ta harronte shtëpinë e shpërndarë të Izraelit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh dashurinë e Zotit për ty dhe për të gjithë njerëzit dhe dëshirën e Tij për të të mbledhur pranë Vetes.

Ftesë për nxënësit që të flasin. Gjeni çaste në mësim kur mund t’i nxitni nxënësit të përsiatin ndjenjat e tyre për diçka dhe më pas kërkojuni atyre të shprehin atë që ndiejnë ose t’i shkruajnë ndjenjat e tyre dhe më pas t’i tregojnë ato. Po t’u jepni nxënësve një mundësi për t’i thënë me gojë mendimet dhe ndjenjat, kjo do t’i ndihmojë ata të ndihen më të sigurt te vetja për të shprehur dëshminë.

Përgatitja e nxënësve: Merrni parasysh t’u kërkoni nxënësve të vijnë gati për të thënë dy a tri fjalë që do të përdornin për të përshkruar se çfarë ndien Jezu Krishti kundrejt tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dashuria e Shpëtimtarit për ne

Merrni parasysh ta filloni orën mësimore duke kënduar një këngë që lidhet me dashurinë që ka Jezu Krishti për ne, si për shembull “Dashuria e Shpëtimtarit Tonë” (music.ChurchofJesusChrist.org). Nxënësit mund të ftohen të tregojnë fjalë ose fraza nga kënga që u bëjnë përshtypje.

Ka raste kur secili prej nesh mund ta dallojë dhe ndiejë dashurinë e Perëndisë në jetën tonë, por në raste të tjera mund të mos e dallojmë fare atë. Imagjino sikur po flet me një shoqe që të tha se ajo nuk është e sigurt që Perëndia e do.

  • Çfarë mund t’i tregosh nga shkrimet e shenjta që mund ta ndihmojë shoqen tënde?

  • Çfarë përvojash mund t’i tregosh shoqes sate rreth mënyrës se si ke arritur ta njohësh dhe ndiesh dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Jepuni nxënësve pak kohë në klasë për të bërë sa vijon. Ftojini nxënësit të shënojnë disa nga mendimet ose pyetjet e tyre në një ditar studimi dhe kërkoni përgjigje gjatë mësimit.

Përsiati ndjenjat e tua rreth dashurisë së Perëndisë për ty, përfshirë çdo pyetje ose shqetësim që mund të kesh. Ndërsa studion, kërko për të vërteta që mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë dhe ta ndiesh dashurinë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ty.

Nefi jep mësim rreth dashurisë së Shpëtimtarit për ne

Te 1 Nefi 19, Nefi profetizoi për jetën dhe misionin e ardhshëm të Jezu Krishtit. Lexo te 1 Nefi 19:7–10, duke kërkuar atë që Nefi dha mësim rreth mënyrës se si Jezu Krishti do të trajtohej gjatë kohës së Tij në tokë dhe pse Ai do të ishte i gatshëm të trajtohej në këtë mënyrë.

  • Çfarë fjalësh apo frazash të bëjnë më shumë përshtypje nga këto vargje? Përse?

  • Si mund të ndikojë të kuptuarit e mësimeve në këto vargje te ndjenjat e tua për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Përmblidheni paragrafin vijues ose ftojeni një nxënës t’ia tregojë atë klasës.

Pasi i shënoi profecitë e tij rreth Jezu Krishtit, Nefi tregoi profeci nga profeti i Dhiatës së Vjetër, Isaia rreth shpërndarjes dhe mbledhjes së Izraelit. Këto profeci qenë të rëndësishme për Nefin dhe familjen e tij, që ishin shpërndarë nga vendlindja e tyre, Jerusalemi, për shkak të ligësisë së njerëzve që jetonin në zonë. Profecitë e Isaias treguan se shumë nga izraelitët do të ndiheshin të harruar nga Zoti në gjendjen e tyre të shpërndarë.

Lexo te 1 Nefi 21:14–16 dhe kërko fjalët e Zotit për ata që do të ndiheshin të harruar.

Nëse nxënësve u duhet ndihmë për frazën “muret e tua janë vazhdimisht përpara meje” (1 Nefi 21:16), mund të shpjegoni se kjo frazë tregon se Zoti bën gjithmonë rojë për popullin e Tij dhe po e mbron atë.

  • Si e sheh të manifestohet dashuria e Shpëtimtarit në këto vargje?

  • Cila është një e vërtetë që mund të thuash rreth Jezu Krishtit në bazë të asaj që ke mësuar deri më sot?

    Një e vërtetë që nxënësit mund të përcaktojnë është se Zoti na do dhe nuk do të na harrojë. Merreni parasysh ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë.

  • 1 Nefi 22:9–12

  • 1 Nefi 22:24–25

  • 3 Nefi 22:7–8

  • Cilat janë disa situata që mund t’ua bëjnë të vështirë disa njerëzve që ta besojnë këtë të vërtetë?

  • Çfarë mund të na ndihmojë ta dallojmë më mirë dhe ta ndiejmë dashurinë që ka Jezu Krishti për ne?

Dashuria e Shpëtimtarit manifestohet nga gatishmëria e Tij për të mbledhur njerëzit pranë Vetes

Njerëzit e Izraelit të lashtë shpërndaheshin sa herë që ndalonin ta adhuronin Jehovën dhe i shkelnin besëlidhjet dhe urdhërimet e Perëndisë (shih te 2 Nefi 6:10–11; 10:3–6). Populli i Izraelit mblidhet kur ata vijnë te Krishti, e pranojnë ungjillin e Tij nëpërmjet pagëzimit dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij. Shpëtimtari i premtoi Izraelit të shpërndarë se Ai nuk do t’i harronte ata dhe se Ai do t’i mblidhte te vetja në ditët fundit (shih te 1 Nefi 15:13–14; 2 Nefi 6:11; 9:1–2; 10:7–8).

Studioji krerët e kapitujve te 1 Nefi 21 dhe 22 për ta kuptuar më mirë atë që Isaia po profetizon dhe po jep mësim në këta kapituj.

Studioji fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta rreth mbledhjes së Izraelit në ditët e mëvonshme. Kushtoju vëmendje fjalëve ose frazave që tregojnë dashurinë e Zotit për popullin e Tij.

Merrni parasysh t’i angazhoni nxënësit në këtë veprimtari studimi. Një mënyrë është ta shkruani çdo referencë të shkrimeve të shenjta në një letër shënimesh ose në një copë të vogël letre që të ketë mjaftueshëm për çdo nxënës në klasë. Ftojini nxënësit ta studiojnë vargun në letrën e tyre, të përcaktojnë atë që do të bëjë Zoti për ta mbledhur Izraelin dhe më pas ta këmbejnë letrën e tyre me një shok klase. Nxënësit mund t’i këmbejnë letrat disa herë.

  • Çfarë premtimesh bëri Zoti në këto vargje? Si e demonstrojnë këto premtime dashurinë e Tij për të gjithë njerëzit?

  • Për çfarë shembujsh mund të mendosh në jetën tënde ose në jetën e të tjerëve kur Zoti i ka mbledhur njerëzit pranë Vetes?

7:15

Ftojini nxënësit të shprehin ndjenjat, përvojat dhe dëshmitë e tyre. Dëshmoni para nxënësve rreth dashurisë që Jezu Krishti ka për ata individualisht dhe për çdokënd në botë.