Seminari
1 Nefi 16–17: Të Vepruarit me Besim në Situata të Vështira


“1 Nefi 16–17: Të Vepruarit me Besim në Situata të Vështira”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 16–17: Të Vepruarit me Besim në Situata të Vështira”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 16–17

Të Vepruarit me Besim në Situata të Vështira

Ndërtimi i anijes

Mendo rreth sfidave me të cilat u përball Lehi dhe familja e tij pasi u larguan nga Jerusalemi dhe ndërkohë që banonin në vendin e shkretë. Mënyra se si reagoi Nefi ndaj sfidave të tij, na jep një shembull të asaj se si duhet të reagojmë ndaj vetë provimeve tona të jetës. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh se si t’i përshtatësh shkrimet e shenjta dhe të përballesh me sfidat me besim.

T’i ndihmoni nxënësit të zhvillojnë aftësi studimi. Për t’i ndihmuar nxënësit të jenë të suksesshëm në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta, udhërrëfejini ata me një larmi aftësish dhe metodash për studimin e shkrimeve të shenjta. Zgjidhni aftësi dhe metoda që përqendrohen tek të ndihmuarit e nxënësve që ta ftojnë Shpirtin në studimin e tyre, t’i kuptojnë më mirë shkrimet e shenjta dhe t’i zbatojnë parimet e ungjillit në jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 1 Nefi 19:23 dhe të mendojnë rreth asaj që do të thotë t’i përshtatim shkrimet e shenjta për veten.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Gjetja e kuptimit në shkrimet e shenjta

Pjesa në vijim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth vlerës së përshtatjes së shkrimeve të shenjta për jetën e tyre. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për të ndjekur se si po shkon studimi i tyre vetjak i shkrimeve të shenjta. Në vend të skenarit, mund të filloni duke pyetur: “Cilat janë disa shqetësime që kanë shpesh adoleshentët me leximin e shkrimeve të shenjta?”

Imagjino sikur dikush të tregon se nuk mendon që ia vlen të harxhojë kohë me leximin e shkrimeve të shenjta. Ai ose ajo ndien që shkrimet e shenjta nuk janë shumë të dobishme për sfidat dhe problemet e kohës sonë.

  • Si mund t’i përgjigjeshe shqetësimit të tij ose të saj?

Reflekto për studimin tënd të shkrimeve të shenjta dhe vlerësoje përdorimin e shkrimeve të shenjta në jetën tënde. Merri parasysh gjërat që e kanë bërë të vështirë që t’i bësh kuptimplota shkrimet e shenjta dhe çdo gjë që të ka ndihmuar t’i kapërcesh këto pengesa.

Për t’i ndihmuar vëllezërit e tij më të mëdhenj të mësonin nga shkrimet e shenjta dhe t’i përdornin ato në kohën e tyre, profeti Nefi dha një mësim me vlerë që mund të na ndihmojë edhe ne në studimin tonë të shkrimeve të shenjta.

Lexo te 1 Nefi 19:23, duke kërkuar atë që dha mësim Nefi.

  • Si do ta përshkruaje me fjalët e tua të vërtetën që po jep mësim Nefi?

Përqasja e shkrimeve të shenjta me veten tonë

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar nga ky varg është se ndërsa i përshtatim shkrimet e shenjta me veten, do të mësojmë dhe do të përfitojmë prej tyre.

  • Çfarë di rreth përshtatjes së shkrimeve të shenjta?

  • Çfarë përvojash ke pasur me përshtatjen e shkrimeve të shenjta?

  • Sipas vargut 23, cili ishte qëllimi i Nefit kur i lexoi dhe i përshtati fjalët e Isaias?

  • Si mund të të ndihmojë përshtatja e shkrimeve të shenjta që të arrish ta njohësh dhe të besosh te Jezu Krishti më plotësisht?

T’i përshtatësh shkrimet e shenjta do të thotë t’i lidhësh ato që janë shkruar aty me jetën tonë.

Procesi vijues mund të të ndihmojë në përpjekjet e tua për t’i përshtatur shkrimet e shenjta me jetën tënde. Mbaji shënim këta hapa në ditarin tënd të studimit.

Paraqitini hapat vijues që nxënësit të mund t’iu referohen gjatë gjithë mësimit.

  1. Gjej detaje të rëndësishme.

  2. Bëj krahasime me jetën tënde.

  3. Zbulo mësime të vyera.

  4. Përcakto zbatimin në planin personal.

Në këtë mësim, do të kesh mundësi të praktikosh përshtatjen e shkrimeve të shenjta në jetën tënde teksa studion disa ngjarje që i ndodhën familjes së Lehit në vendin e shkretë.

Nefi thyen harkun e tij

Pjesa në vijim ka për qëllim t’i udhërrëfejë nxënësit për përshtatjen e shkrimeve të shenjta dhe t’i përgatitë ata ta bëjnë këtë në mënyrë të pavarur më vonë në mësim.

Hapi 1: Gjej detaje të rëndësishme

Praktikoje këtë hap duke studiuar te 1 Nefi 16:17–25, 30–32 dhe duke kërkuar detaje të rëndësishme. Këto hollësi mund të përfshijnë njerëz, vende, sende, veprime ose ngjarje. Mund të duash të shikosh edhe materialin filmik “Zoti Udhëheq në Udhëtimin e Lehit”, që gjendet në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 5:33 në 16:18 si pjesë e studimit tënd.

16:18
  • Çfarë hollësish të rëndësishme gjete?

Detajet që mund të kesh vënë re përfshijnë Nefin që thyen harkun e tij; murmuritjen e Lehit, Lamanit, Lemuelit dhe bijve të Ishmaelit; Nefin që bën një hark të ri dhe Nefin që kthehet tek i ati për drejtim rreth gjetjes së ushqimit.

Nefi thyen harkun e tij
Hapi 2: Bëj krahasime me jetën tënde

Mendo për aspektet e jetës sate që lidhen me detajet që përcaktove në hapin e mëparshëm. Pyetja vijuese mund të të ndihmojë ta bësh këtë:

  • Çfarë situatash në jetën time ngjasojnë me situatat në këto vargje?

Mund ta kesh krahasuar Nefin që thyen harkun me vështirësitë e papritura në jetën tënde. Mund t’i kesh krahasuar fjalët dhe veprimet e Nefit dhe pjesëtarëve të familjes së tij me reagimet e njerëzve kur përballen me situata të vështira.

Hapi 3: Zbulo mësime të vyera

Mendo rreth asaj që mëson nga shkrimet e shenjta që mund të gjejnë zbatim për ty. Mund të mendosh edhe rreth asaj që mëson për Shpëtimtarin.

  • Cilat janë disa mësime që more nga tregimet për thyerjen dhe riparimin e harkut të Nefit që mund të gjejnë zbatim në jetën tënde?

  • Çfarë të mëson ky tregim për Jezu Krishtin?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar nga ky tregim është se nëse bëjmë përpjekjet tona dhe kërkojmë drejtimin e Zotit, atëherë Ai do të na ndihmojë gjatë vështirësive tona.

Hapi 4: Përcakto zbatimin në planin personal
  • Përcakto zbatimin në planin personal duke reflektuar për jetën tënde.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta zbatosh këtë të vërtetë në jetën tënde?

Midis shumë mënyrave se si ta zbatosh këtë të vërtetë, mund të marrësh parasysh se si mund ta ndjekësh shembullin e Nefit kur përjeton sfida të papritura ose ndihesh i bllokuar në jetë. Në vend që të murmuritësh ose të mos bësh asgjë, mund të marrësh iniciativë dhe të shkosh përpara me besim dhe me sigurinë se Jezu Krishti do të të ndihmojë.

  • Si të ka ndihmuar të gjesh domethënie në këtë tregim nga shkrimet e shenjta ndjekja e këtij modeli studimi?

Nefi urdhërohet të ndërtojë një anije

Pjesa në vijim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të përdorin aftësinë e përshtatjes së shkrimeve të shenjta për jetën e tyre. Inkurajojini nxënësit të praktikojnë individualisht së pari. Më pas nxënësit mund të mblidhen në dyshe ose grupe të vogla për të treguar atë që gjetën.

Referojini nxënësit te katër hapat e paraqitur më përpara në mësim në mënyrë që të mund t’i përdorin kur të punojnë në mënyrë të pavarur.

Pasi udhëtuan në vendin e shkretë për tetë vjet, Lehi dhe familja e tij arritën në një tokë buzë detit, të cilën e quajtën Begati për shkak të bollëkut të frutave dhe mjaltit atje (shih te 1 Nefi 17:4–6).

Lexo te 1 Nefi 17:5–20, 48–55; 1 Nefi 18:1–4 dhe përdori katër hapat nga pjesa më parë për të të ndihmuar ta përshtatësh këtë tregim me jetën tënde. Mund të shohësh edhe materialin filmik “Zoti e Urdhëron Nefin të Ndërtojë një Anije” nga kodi kohor 0:00 në 12:07, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Lejoje Shpirtin t’i udhërrëfejë mendimet dhe studimin tënd. Ndalo herë pas here për të menduar se si mund të përshtatet ajo që po mëson me situata specifike në jetën tënde. Mbaji shënim mbresat që merr.

15:13

Ftojini nxënësit të tregojnë gjetjet e tyre nga secili prej katër hapave. Mund të tregoni edhe se si përshtatja e shkrimeve të shenjta me jetën tuaj ka ndikuar në studimin tuaj të shkrimeve të shenjta.