Seminari
1 Nefi 17–18: “Unë Pashë te Perëndia Im”


“1 Nefi 17–18: ‘Unë Pashë te Perëndia Im’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 17–18: ‘Unë Pashë te Perëndia Im’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 17–18

“Unë Pashë te Perëndia Im”

E re që po bullizohet

Ne të gjithë do të kemi sprova dhe vuajtje në jetën tonë. Disa prej tyre do të vijnë si pasojë e keqbërjeve tona ose thjesht nga të jetuarit në një botë të rënë e të papërsosur. Ashtu si Nefi që e përjetoi gjatë gjithë udhëtimit drejt tokës së premtuar, disa sprova dhe vuajtje shkaktohen kur ata përreth nesh e keqpërdorin lirinë e tyre të zgjedhjes. Pavarësisht nga burimi i vuajtjes sonë, Jezu Krishti u ofron forcë dhe shërim atyre që e kërkojnë Atë. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh dashuri dhe mirënjohje për Zotin, pavarësisht nga rrethanat me të cilat po përballesh.

Kuptojini nevojat e nxënësve për të mësuarit. Kërkoni t’i kuptoni nevojat e të mësuarit të individëve në klasën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të siguroni përvoja të të mësuarit që do t’i plotësojnë nevojat e tyre dhe do t’u lejojë disa individëve të mësojnë në një larmi mënyrash. Kjo mund të përfshijë përdorimin e ndihmave pamore, punën në grup ose studimin individual. Jini i ndjeshëm ndaj nxënësve që kanë sfida të veçanta me të mësuarit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar përvoja që kanë pasur të cilat i kanë ndihmuar të ndiejnë dashuri dhe mirënjohje më të madhe për Perëndinë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Si do të reagoje?

A i ke vënë re vallë mënyrat e ndryshme në të cilat njerëzit ndonjëherë reagojnë ndaj situatave të ngjashme? Lexoji skenarët në vijim dhe mendo rreth disave nga mënyrat e ndryshme se si mund të reagojnë njerëzit në skenar.

Përdoreni sa vijon ose sajoni skenarë të tjerë për t’i ndihmuar nxënësit të diskutojnë mënyra të ndryshme për të reaguar ndaj vështirësive ose sprovave.

Erjoni shkoi te mjeku i syve sepse shikimi i tij ishte i mjegullt. Mjeku i tha se kishte një çrregullim të rrallë që do ta verbonte atë plotësisht brenda një viti.

Vëllai i vogël i Albanës u zemërua dhe e shtyu atë, duke shkaktuar lëndimin e kyçit të saj. Ajo supozohej të luante në ndeshjen e kampionatit të ekipit të saj, por tani nuk vrapon dot.

  • Cilat janë disa nga mënyrat e ndryshme se si njerëzit në këta skenarë mund të reagojnë ndaj situatës së tyre të vështirë?

  • Cilat mendon se janë disa nga arsyet pse njerëzit reagojnë në mënyra pozitive ose negative ndaj sprovave që përjetojnë?

Këndvështrimi i Nefit

Ndërsa e ke studiuar Librin e Mormonit, mund të kesh vënë re një diferencë mes veprimeve dhe qëndrimit të Nefit krahasuar me ato të Lamanit dhe Lemuelit, edhe kur hoqën shumë nga të njëjtat vuajtje. Kushtoji vëmendje kësaj diference ndërsa i studion vargjet e mëposhtme.

Për veprimtarinë vijuese të studimit, nxënësit mund ta lexojnë krahasimin e parë me një partner, pastaj të ndërrojnë partner për grupin tjetër të vargjeve. Ngjashëm me këtë, nxënësit mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese në dyshe, grupe të vogla ose si klasë përpara studimit të ngjarjeve te 1 Nefi 18.

Udhëtimi në vendin e shkretë:Krahasoje tregimin e Nefit te 1 Nefi 17:1–3 me atë që thanë Lamani dhe Lemueli te 1 Nefi 17:20–22.

Ndërtimi i një anijeje:Krahasoje përgjigjen e Nefit te 1 Nefi 17:8–9, 15 me reagimin e Lamanit dhe Lemuelit te 1 Nefi 17:17–18.

Vendosni se si t’i angazhoni më mirë nxënësit në një diskutim të asaj që lexuan. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë në këtë diskutim.

  • Çfarë mendimesh ose mbresash pate kur i krahasove fjalët dhe veprimet e Nefit me ato të Lamanit dhe Lemuelit?

  • Çfarë vure re rreth marrëdhënies që kishte secili nga këta individë me Perëndinë?

Të gjithë ne kemi raste kur u përgjigjemi mirë situatave të vështira dhe raste të tjera, jo dhe aq mirë. Mendo a vepron përgjithësisht më shumë si Nefi apo më shumë si Lamani dhe Lemueli kur përballesh me situata të vështira. Ndërsa vazhdon të studiosh, kërko mësime që mund të të ndihmojnë në mënyra më pozitive kur përballesh me vështirësi ose sprova.

Lehi dhe familja e tij lundrojnë për në tokën e premtuar

Pasi Nefi dhe vëllezërit e tij e përfunduan ndërtimin e anijes, Zoti e urdhëroi Lehin dhe familjen e tij të fillonin të lundronin drejt tokës së premtuar (shih te 1 Nefi 18:1–8).

Lexo te 1 Nefi 18:9–21, duke kërkuar disa nga vështirësitë që u përjetuan gjatë këtij udhëtimi. Ndërsa studion, vazhdo t’i krahasosh veprimet dhe qëndrimin e Nefit me ato të Lamanit dhe Lemuelit. Mund të duash të shikosh edhe materialin filmik “Familja e Lehit Lundron drejt Tokës së Premtuar” nga kodi kohor 3:13 në 11:31, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

12:53
  • Çfarë të bën përshtypje nga ky tregim?

  • Dallo atë që Nefi shkroi te vargu 16. Po të kishe një mundësi t’i bëje atij disa pyetje rreth veprimeve të veta në këtë varg, për çfarë do ta pyesje?

  • Si mendon se mund t’iu përgjigjej ai pyetjeve të tua?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve tregoi një arsye pse Nefi qe në gjendje të reagonte ashtu sic bëri gjatë vështirësive të tij.

NaN:NaN

“Për shkak se ishin të largët me Shpëtimtarin, Lamani dhe Lemueli mërmëritën, u bënë grindavecë dhe ishin besimpakë. Ata mendonin se jeta ishte e padrejtë dhe se u takonte ta kishin hirin e Perëndisë. Nga ana tjetër, për shkak se ishte afruar më pranë Perëndisë, Nefi duhet ta ketë kuptuar se jeta do të ishte më e padrejtë për Jezu Krishtin. Edhe pse plotësisht i pafaj, Shpëtimtari do të vuante më shumë.

Sa më afër të jemi me Jezu Krishtin në mendimet dhe qëllimet e zemrës sonë, aq më tepër e vlerësojmë vuajtjen e Tij të pafajshme, aq më mirënjohës jemi për hirin e faljen dhe aq më tepër duam të pendohemi e të bëhemi si Ai.” (Dejll G. Renland, “Që t’i Tërheq të Gjithë Njerëzit tek Unë”, Liahona, maj 2016, f. 40)

  • Cila është një e vërtetë që mësove nga thënia e Plakut Renland që mund të të ndihmojë në sprovat e tua?

Merrni parasysh ta thoni të vërtetën vijuese nëse nxënësit nuk e përcaktuan diçka të ngjashme vetë.

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar është se kur jemi pranë Jezu Krishtit, ne mund të ndiejmë dashuri dhe mirënjohje për Të edhe gjatë kohëve të vështira.

  • Pse mendon se ka më tepër gjasë që ne të ndiejmë dashuri dhe mirënjohje për Jezu Krishtin kur jemi më pranë Tij?

Nëse nxënësit do të përfitojnë nga përgjigjja e pyetjes së mëparshme, merrni parasysh të bëni pyetje të tjera si: “Çfarë ka bërë Zoti për ju që ju bën mirënjohës për Të?” ose “Kur jeni ndier veçanërisht mirënjohës për Shpëtimtarin?”

Merreni parasysh të paraqitni pyetjet e mëposhtme dhe t’i ftoni nxënësit të shkruajnë përgjigjen për dy ose më shumë prej tyre në ditarin e tyre të studimit. Pastaj ftojini vullnetarët të japin disa nga mendimet e tyre.

  • Si mund ta dallosh kur mund të jesh distancuar nga Zoti? Çfarë mund të bësh për ta hequr atë distancë?

  • Çfarë të ka ndihmuar të afrohesh më shumë me Jezu Krishtin?

Merrni parasysh t’u jepni nxënësve kohë që të përsiatin e të luten në heshtje rreth asaj se sa afër ndihen me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe të shënojnë çdo mendim ose përshtypje që kanë pasur gjatë këtij mësimi në ditarin e tyre të studimit. Paragrafi vijues është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.