Seminari
1 Nefi 16–22. Vështrim i Përgjithshëm


“1 Nefi 16–22: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 16–22: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 16–22

Vështrim i Përgjithshëm

Jo shumë kohë pasi familja e Lehit u largua nga Jerusalemi, Zoti u dha atyre më shumë drejtim nëpërmjet Liahonës. Ata u përballën me sfida të ndryshme në vendin e shkretë dhe mënyra se si reagoi Nefi ndaj këtyre sfidave na jep një shembull se si t’u përgjigjemi provimeve tona të jetës. Ndërkohë që jepte mësim rreth shpërndarjes dhe mbledhjes së Izraelit, Nefi i përdori profecitë e Isaias për të treguar se Zoti nuk do ta harronte shtëpinë e shpërndarë të Izraelit. Ai dha mësim edhe se pavarësisht nga burimi i vuajtjes sonë, Jezu Krishti u ofron forcë dhe shërim atyre që e kërkojnë Atë.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

1 Nefi 16–18

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta dallojnë dhe ndjekin udhërrëfimin e Zotit në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të dallojnë mënyrat në të cilat Zoti u siguron atyre udhërrëfim dhe drejtim gjatë gjithë ditës.

  • Figurat: Një ose më shumë figura të Liahonës

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit ta kenë krijuar tabelën sipas udhëzimit në mësim, merreni parasysh t’i ftoni ata të përdorin funksionin e bisedës ose tabelës së bardhë për të treguar atë që mësuan rreth Liahonës. Ata më pas mund të diskutojnë së bashku se si lidhen këto të vërteta me të kuptuarit dhe përdorimin e dhuratës së Frymës së Shenjtë.

1 Nefi 16–17

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë se si t’i përshtatin shkrimet e shenjta dhe të përballen me sfidat me besim.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 1 Nefi 19:23 dhe të mendojnë rreth asaj që do të thotë t’i përshtatim shkrimet e shenjta për veten.

  • Materialet filmike: “Zoti Udhëheq në Udhëtimin e Lehit” (16:18; shiko nga kodi kohor 5:33 në 16:18); “Zoti e Urdhëron Nefin të Ndërtojë një Anije” (15:12; shiko nga kodi kohor 0:00 në 12:07)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Skenari në fillim të mësimit mund të jetë një mundësi e mirë për të ndjekur se si po shkon studimi vetjak i shkrimeve të shenjta i nxënësve. Në vend të skenarit, merrni parasysh të vendosni në ekran një pyetje si: “Cilat janë disa shqetësime që kanë shpesh adoleshentët për leximin e shkrimeve të shenjta?” dhe t’i lejoni nxënësit të përgjigjen duke përdorur një anketë anonime ose një funksion me pyetje dhe përgjigje.

1 Nefi 17–18

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashuri dha mirënjohje për Zotin, pavarësisht nga rrethanat me të cilat po përballen.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar përvoja që kanë pasur të cilat i kanë ndihmuar të ndiejnë dashuri dhe mirënjohje më të madhe për Perëndinë.

  • Materialet Filmike: “Familja e Lehit Lundron drejt Tokës së Premtuar” (12:53; shiko nga kodi kohor 3:13 në 11:31); “Që t’i Tërheq të Gjithë Njerëzit tek Unë” (13:42; shiko nga kodi kohor 3:52 në 4:40)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për veprimtarinë e krahasimit të veprimeve dhe qëndrimit të Nefit me ato të Lamanit dhe Lemuelit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin pikat “Udhëtimi në vendin e shkretë” ose “Ndërtimi i një anijeje”. Më pas, vërini të lexojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta që përputhen me zgjedhjen e tyre dhe të përgatiten për të treguar atë që mësuan me pjesën tjetër të klasës.

1 Nefi 19–22

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë e Zotit për ta dhe për të gjithë njerëzit dhe dëshirën e Tij për t’i mbledhur Ata pranë Vetes.

  • Përgatitja e nxënësve: Merrni parasysh t’u kërkoni nxënësve të vijnë gati për të thënë dy a tri fjalë që do të përdornin për të përshkruar se çfarë ndien Jezu Krishti kundrejt tyre.

Përsëritja 2 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

Shënim: Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë dhe të jenë gati të diskutojnë cilindo nga fragmentet e shkrimeve të shenjta që i ka ndihmuar në jetën e tyre.

  • Mjetet: Dy copa letre për çdo nxënës me të cilat të krijojë kartat e mësimit përmendsh; mjete vizatimi si bojëra dhjami ose uji

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit t’i përfundojnë kartat e mësimit përmendsh, vendosini nxënësit në dhoma të veçanta virtuale (në dyshe ose grupe të vogla) për të praktikuar të mësuarit përmendsh të disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor në kartat e tij ose të saj. Një nxënës mund ta ngrejë njërën anë të kartës së vet te kamera dhe nxënësi ose nxënësit e tjerë në dhomën e veçantë virtuale mund të praktikojnë përsëritjen e asaj që është në anën tjetër të kartës.