Seminari
Përsëritja 1 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit: Shenjo dhe Mëso Përmendsh


“Përsëritja 1 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit: Shenjo dhe Mëso Përmendsh”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 1 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit: Shenjo dhe Mëso Përmendsh”; Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 1 e Zotërimit Doktrinor për Librin e Mormonit

Shenjo dhe Mëso Përmendsh

Pamja
Studentë

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i gjesh, shenjosh dhe të praktikosh mësimin përmendsh të referencave të shkrimeve të shenjta dhe të frazave kyç të shkrimeve të shenjta për 12 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

Shenjimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor. Shenjimi i këtyre fragmenteve të shkrimeve të shenjta do t’i ndihmojë nxënësit që t’i mbajnë mend dhe t’i gjejnë më lehtësisht ato. Ftojini nxënësit të marrin parasysh shenjimin e fragmenteve të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor në një mënyrë që është e veçantë nga shenjimet e tyre të tjera.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit. Nxënësit mund t’i gjejnë këto fragmente te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) ose në programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta

  • Pse do të ishte e dobishme t’i njihje referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e zotërimit doktrinor?

Për të të ndihmuar t’i mësosh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor, merr parasysh ta kopjosh tabelën e mëposhtme në ditarin tënd të studimit ose të shkarkosh programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] në aparatin tënd celular dhe të përdorësh veprimtaritë në program për të të ndihmuar me mësimin përmendsh.

Paraqitni tabelën vijuese ose siguroni kopje të fletushkës.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Në varësi të numrit të nxënësve të klasës suaj, merrni parasysh t’i caktoni secilit nxënës një ose më shumë prej 12 fragmenteve të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor. Nëse është e nevojshme, i njëjti fragment mund tʼu jepet shumë nxënësve.

Nxënësit mund të lëvizin rreth e rrotull klasës dhe të punojnë me një shok tjetër të klasës që ka një fragment të ndryshëm të zotërimit doktrinor duke bërë këto në vijim (merrni parasysh tʼi shkruani këto në tabelë):

  1. Bëni një pyetje për ta njohur njëri-tjetrin më mirë. (Për shembull: “Cila është njëra nga veprimtaritë e preferuara të tuat në kohën e lirë?” “Cili është njëri nga vendet e tua të preferuara për tʼu vizituar?”)

  2. Ndihmojeni njëri-tjetrin për ta gjetur dhe shenjuar fragmentin e caktuar të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

  3. Tregoni se si fakti që e dini të vërtetën në frazën kyç të shkrimit të shenjtë mund të jetë një bekim në jetën tuaj.

  4. Përpiqu ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Nxitini nxënësit ta ndërrojnë shokun ose shoqen çdo dy minuta. Vërini ata të vazhdojnë të ndërrohen derisa të gjithë nxënësit tʼi kenë përcaktuar dhe shenjuar të 12 fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor.

Shtyp në Letër