Seminari
1 Nefi 13–14: “[Të] Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”


“1 Nefi 13–14: ‘[Të] Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 13–14: ‘[Të] Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 13–14

“Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”

sakramenti

Pasi iu tregua në një vegim braktisja përfundimtare dhe shkatërrimi i popullit të tij, Nefi pa që një kishë e madhe dhe e neveritshme do t’i prishte mësimet e Biblës dhe do të luftonte kundër shenjtorëve të Perëndisë. Imagjino gëzimin e Nefit kur pa edhe që ungjilli do të rivendosej, duke i bekuar të gjithë ata që do t’i përqafonin mësimet dhe besëlidhjet e Shpëtimtarit. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të kuptosh rëndësinë e besëlidhjeve dhe ta shtojë dëshirën tënde për t’i bërë e mbajtur ato.

Dhënia e mesazhit që ndihmesat e nxënësve vlerësohen. Kur nxënësit të ngrenë dorën për të bërë një koment, thërritini ata në emër dhe ndihmojini të ndiejnë që komentet e tyre mund t’i ndihmojnë të tjerët të mësojnë.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se cilat mendojnë ata se janë ngjarjet më domethënëse në 500 vitet e fundit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shënim: 1 Nefi 13:20–42 do të jepet mësim me më tepër hollësi në mësimin e ardhshëm.

Dora e Perëndisë në histori

Imagjino sikur të tregohet një vegim i ngjarjeve më të rëndësishme të 500 viteve të fundit, përfshirë kohën tonë.

Merreni parasysh t’i shkruani ose t’i vini nxënësit t’i shkruajnë në tabelë përgjigjet për pyetjen vijuese. Të parit e përgjigjeve në tabelë mund të bëjë që t’u lindin ide nxënësve të tjerë.

  • Çfarë ngjarjesh mendon se mund të shohësh në këtë vegim? Përse?

Profetit Nefi iu tregua një vegim që përfshinte ngjarje domethënëse nga kjo periudhë kohore. Vini re atë që deklaroi Presidenti Rasëll M. Nelson rreth vegimit të Nefit:

“Ne jemi të ulur në rreshtin e parë që ta dëshmojmë drejtpërsëdrejti atë që profeti Nefi e pa vetëm në vegim. …

Ju, vëllezërit dhe motrat e mia, jeni mes atyre burrave, grave dhe fëmijëve që pa Nefi. Mendoni për këtë!” (Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 88)

Ndërsa studion kapitujt 1 Nefi 13–14, kërko prova për fuqinë e Perëndisë në ngjarjet që të çojnë deri në kohën tonë si dhe premtime domethënëse që Zoti do t’i përmbushë në jetën tënde.

Veprimtaria vijuese mund të përdoret në mënyra të shumta. Për shembull, mund t’i paraqitni ngjarjet dhe shkrimet e shenjta përkatëse të tyre dhe më pas t’i ftoni nxënësit të lexojnë vargjet dhe të shkruajnë një përmbledhje të shkurtër të të gjitha ngjarjeve. Mund edhe të krijoni një detyrë kontrolli ku nxënësit mund t’i përputhin ngjarjet me vargjet.

Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe përputhe atë që përshkruhet te vargjet, me ngjarjet e renditura më poshtë. Shënim: Johebrenjtë siç përdoret në këto vargje, u referohet njerëzve që nuk janë nga toka e Judës ose që nuk jetojnë në tokën e Judës.

  1. 1 Nefi 13:12–13, 16–19

  1. Anali i nefitëve (Libri i Mormonit) dhe shkrimet e tjera të shenjta përforcojnë të vërtetën e analit të judenjve (Bibla) dhe rivendosin të vërteta të qarta dhe të çmueshme.

  1. 1 Nefi 13:23–26

  1. Zbulimi dhe kolonizimi i tokës së premtuar nga johebrenjtë.

  1. 1 Nefi 13:35–36, 39–40

  1. Anali i judenjve (Bibla) prishet nga kisha e madhe dhe e neveritshme.

  1. 1 Nefi 14:7–10

  1. Ndodh një vepër e mrekullueshme (Rivendosja e ungjillit). Johebrenjtë zgjedhin t’i pranojnë ose t’i refuzojnë bekimet e saj.

Përgjigjet: 1-b, 2-c, 3-a, 4-d. Mund t’i pyesni nxënësit se çfarë dinë ose nëse kanë pyetje rreth ngjarjeve.

  • Çfarë mendon se është domethënëse rreth këtyre profecive?

Nxënësit mund të përfitojnë nga studimi i vargjeve te 1 Nefi 13:12–13, 16–19 për të zbuluar se si Shpirti dhe fuqia e Perëndisë qenë mbi ata që udhëtuan për në tokën e premtuar.

  • Çfarë mëson për Perëndinë nga këto vargje?

    Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të dhënë dëshminë tuaj për dorën e Perëndisë në shpalosjen e Rivendosjes. Ju gjithashtu mund t’i ftoni nxënësit të shprehin ndjenjat e tyre.

  • Si mund ta bekojë jetën tënde tani kjo që kupton rreth Tij?

E drejta e përdorimit të fuqisë së Perëndisë në jetën tonë

Nefit iu treguan ditët e mëvonshme dhe pa Rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit dhe kundërshtimin me të cilin do të përballej ajo. Ai gjithashtu pa bekimet që iu premtuan ndjekësve të Jezu Krishtit që i mbajnë besëlidhjet.

Lexo te 1 Nefi 14:12–14, duke kërkuar atë që mësoi Nefi rreth anëtarëve të ditëve të mëvonshme të Kishës së Jezu Krishtit.

  • Çfarë të bën përshtypje te përshkrimi i Nefit për Kishën e Jezu Krishtit dhe anëtarët e saj në kohën tonë? Përse?

    Merreni parasysh t’i diskutoni mendimet dhe ndjenjat e nxënësve rreth të qenit midis të paktëve anëtarë të Kishës në mbarë botën. Mund t’i ftoni ata të tregojnë mënyra se si i kanë parë njerëzit të luftojnë kundër Shpëtimtarit dhe si mund të përgjigjen me besnikëri dhe dashuri ndaj këtyre sfidave.

    Për ta lehtësuar diskutimin, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen komenteve të bëra nga bashkmoshatarët e tyre. Kërkoni drejtim nga Shpirti për të ditur se çfarë pyetjet për ndjekjen e ecurisë të bëni.

  • Çfarë parimesh mund të përcaktosh nga vargu 14?

Një parim që mund të mësojmë nga këto vargje, është: Nëse i mbajmë besëlidhjet tona, do të jemi të armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë.

  • Çfarë besëlidhjesh ke bërë ose do të bësh me Perëndinë?

  • Cilat janë disa mënyra që të ndihmojnë të qëndrosh i përqendruar në mbajtjen e besëlidhjeve që ke bërë?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se çfarë do të thotë të jesh i armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe:

“Fraza ‘armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe’ [1 Nefi 14:14] nuk është thjesht një ide e këndshme ose një shembull i gjuhës së bukur të shkrimeve të shenjta. Përkundrazi, këto bekime janë lehtësisht të dukshme në jetën e dishepujve të panumërt të Zotit në ditët e mëvonshme. …

… Dëshmoj se njerëzit e besëlidhjes së Zotit sot janë njëmend të armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe. Kam dëshmuar besim, kurajë, këndvështrim, ngulm dhe gëzim që shtrihen shumë përtej kapacitetit të të vdekshmëve – dhe këto mund t’i japë vetëm Perëndia.” (Dejvid A. Bednar, “Me Fuqinë e Perëndisë në Lavdi të Madhe”, Liahona, nëntor 2021, f. 29–30)

  • Cilët janë disa shembuj të mundshëm të njerëzve në moshën tënde që janë të “armatosur me drejtësi”?

  • Kur ke përjetuar disa nga këto bekime që “mund t’i japë vetëm Perëndia”?

Për të parë një shembull të një vajze të re që bën dhe mban besëlidhje, shiko materialin filmik “Standing in Holy Places” [“Qëndrimi në Vende të Shenjta”] (5:36), që është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

5:36

Një vajzë e re reflekton për bekimet e të ecurit në shtegun e besëlidhjes ndërkohë që udhëton për në tempull.

  • Çfarë të tregojnë veprimet e tua të përditshme rreth faktit se sa të rëndësishme janë besëlidhjet që ke bërë?

  • Pse ke nevojë për fuqinë që vjen nga besëlidhjet me Atin Qiellor?

  • Si mund t’i ftosh më plotësisht në jetën tënde bekimet e bërjes dhe nderimit të besëlidhjeve me Atin Qiellor?