Seminari
1 Nefi 11: “Vër Re Denjimin e Perëndisë!”


“1 Nefi 11: ‘Vër Re Denjimin e Perëndisë!’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 11: ‘Vër Re Denjimin e Perëndisë!’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 11

“Vër Re Denjimin e Perëndisë!”

Vegimi i Nefit për Virgjëreshën Marie

Shkrimet e shenjta na mësojnë se çfarë është “më e dëshirueshmja” dhe “më e gëzueshmja për shpirtin” nga të gjitha gjërat që shijojmë në këtë jetë (1 Nefi 11:22–23). Ndërsa Nefi bashkëbisedoi me lajmëtarë qiellorë, ai pati një vegim të Shpëtimtarit të botës dhe mori kuptueshmërinë e vet për atë që sjell gëzimin më të shumtë: dashurinë e Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndiesh dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ty.

Dashuria për ata, të cilëve u jepni mësim. Çdo gjë që bëri Shpëtimtari gjatë gjithë shërbesës së Tij në tokë, ishte e motivuar nga dashuria. Ndërsa e ndiqni shembullin e Tij, dashuria do të jetë arsyeja dhe nxitja për mësimdhënien tuaj. Dashuria do të ndikojë tek ajo që bëni dhe te mënyra si ndërveproni me nxënësit tuaj.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin diçka në klasë që ilustron një mënyrë se si Perëndia e shfaq dashurinë e Tij për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Rëndësia e dashurisë së Perëndisë

Motra Suzën H. Porter, e Presidencës së Përgjithshme të Fillores, tha:

Motra Suzën H. Porter

“Çasti kur e dini dhe e kuptoni se sa plotësisht ju duan si fëmijë i Perëndisë, ndryshon gjithçka.” (Suzën H. Porter, “Dashuria e Perëndisë: Më e Gëzueshmja për Shpirtin”, Liahona, nëntor 2021, f. 33)

  • Çfarë mund të ndryshojë kur dikush e di dhe e kupton dashurinë e Perëndisë për të?

  • Si mund të ndikojë në jetën tënde të ndierit se Perëndia të do?

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një çast për të përsiatur se sa shumë e ndiejnë dashurinë e Perëndisë dhe provat që shohin për dashurinë e Tij në jetën e tyre. Ftojini nxënësit, ndërsa studiojnë kapitullin 1 Nefi 11, të kërkojnë prova të dashurisë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ta.

Vegimi i Nefit

Ëndrra e Lehit

Ftojini nxënësit të kujtojnë simbolet kryesore nga ëndrra e Lehit e shënuar te 1 Nefi 8. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, ftojini ata ta rishikojnë shkurtimisht atë kapitull.

  • Çfarë simbolesh kryesore mund të kujtosh nga ëndrra e Lehit e shënuar te 1 Nephi 8?

Nefi dëshironte thellësisht ta kuptonte domethënien e ëndrrës së të atit dhe besonte se Zoti do t’ia bënte të ditur atij. Ndërsa përsiaste në zemrën e tij, Shpirti i Zotit iu shfaq dhe ia tregoi atij pemën e jetës. Kur Nefi kërkoi të dinte interpretimin e pemës, një engjëll iu shfaq për ta ndihmuar të mësonte më shumë rreth asaj që po shihte në vegim (shih te 1 Nefi 11:1–14).

Si pjesë e ndihmës për Nefin që ta kuptonte domethënien e pemës, engjëlli i bëri Nefit një pyetje. Lexo te 1 Nefi 11:16 për të parë cila pyetje u bë.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe dhe t’i vini ta pyesin njëri‑tjetrin dhe t’i përgjigjen pyetjes te vargu 16 përpara se të lexojnë vargun 17.

  • Si do t’i përgjigjeshe pyetjes te vargu 16?

Lexo te vargu 17 për të parë se si u përgjigj Nefi.

  • Çfarë të bën përshtypje rreth përgjigjes së Nefit te vargu 17?

“Denjim” do të thotë zbritje me dëshirë nga një pozitë me rang të lartë ose dinjitet. Për shembull, gjesti i Shpëtimtarit kur u lau këmbët dishepujve mund të konsiderohet një gjest denjimi (shih te Gjoni 13:3–17). Ndërkohë që denjimi i Perëndisë i përshkruar në këto vargje mund të japë mësim edhe rreth denjimit të Atit Qiellor, ky mësim përqendrohet kryesisht te denjimi i Jezu Krishtit.

Lexoje atë që pa Nefi te 1 Nefi 11:13–23, duke kërkuar prova të denjimit të Perëndisë.

  • Çfarë prove gjete rreth denjimit të Perëndisë?

  • Çfarë të vërtetash mëson rreth denjimit të Perëndisë?

Një e vërtetë që mund të mësojmë, është se denjimi i Perëndisë demonstron dashurinë e Tij për ne.

  • Si mendon se e demonstron këtë të vërtetë lindja e Shpëtimtarit?

Lexo te 1 Nefi 11:26–33, duke kërkuar mënyra shtesë se si Jezusi denjoi për ta treguar dashurinë e Tij për njerëzimin.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe ose dyshe dhe t’u caktoni atyre pjesë më të vogla të fragmentit 1 Nefi 11:26–33. Pasi t’i lexojnë vargjet që iu caktuat, mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese me grupet ose partnerët e tyre.

Një ide tjetër është të shfaqni figura të pjesëve të jetës së Shpëtimtarit që përmenden në këto vargje. Pastaj ftojini nxënësit të gjejnë tregime nga Dhiata e Re që e përshkruajnë ngjarjen e paraqitur në secilën figurë.

Nxënësit mund të shohin edhe një figurë, të gjejnë tregimin përkatës të Dhiatës së Re dhe të shpjegojnë se si e ilustron tregimi denjimin e Perëndisë.

  • Çfarë prove gjete rreth denjimit të Shpëtimtarit?

  • Si e demonstrojnë këto veprime dashurinë e Tij?

  • Cilët janë shembuj të tjerë nga jeta e Jezu Krishtit që e ndien se e demonstrojnë dashurinë dhe denjimin e Tij?

Lexo atë që tha Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth mënyrës se si këto ngjarje na ndihmojnë ta kuptojmë dashurinë e Shpëtimtarit për ne. Ose mund të duash të shikosh materialin filmik “Të Përditshmen si Përjetësinë” nga kodi kohor 4:01 në 4:43, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:3
Plaku Kuentin L. Kuk

“Shembulli i përulësisë dhe i sakrificës së Shpëtimtarit për tërë njerëzimin është ngjarja më e rëndësishme e historisë. Shpëtimtari, edhe si një pjesëtar i Kreut‑Perëndi, ishte i gatshëm të vinte në tokë si një foshnjë e vobektë dhe të fillonte një ekzistencë që përfshiu mësimdhënien dhe shërimin e vëllezërve dhe të motrave të Tij dhe më së fundi vuajtjen e një dhembjeje të papërshkrueshme në Gjetseman e në kryq, me qëllim që ta përsoste Shlyerjen e Tij. Ky veprim dashurie dhe përulësie nga ana e Krishtit njihet si denjimi i Tij. Ai e bëri këtë për çdo burrë e çdo grua që Perëndia e ka krijuar ose do ta krijojë.” (Kuentin L. Kuk, “Të Përditshmen si Përjetësinë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 52)

  • Si të ndihmon thënia e Plakut Kuk që ta kuptosh më mirë denjimin e Perëndisë?

Bekimet e vazhdueshme prej denjimit të Shpëtimtarit

Denjimi i Shpëtimtarit vazhdon të jetë provë e dashurisë së Tij për ne sot.

Merreni parasysh të tregoni se si jeni bekuar nga denjimi i Shpëtimtarit. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ta.

3:39

Nxënësit mund të përfitojnë nga dhënia e përgjigjeve për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Si e kanë demonstruar Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dashurinë e Tyre për ty?

  • Si ndikon ajo që Ata kanë bërë, te mënyra se si ndihesh për Ta?

  • Çfarë ndihesh i motivuar të bësh për ta treguar dashurinë tënde për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të shkruar, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit e gatshëm t’i shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Nëse nxënësit e bënë përgatitjen për orën mësimore, ata mund ta tregojnë sendin që sollën, dhe të shpjegojnë se si ai send i ndihmon të ndiejnë dashurinë e Perëndisë për ta.