Seminari
1 Nefi 11–15: Vështrim i Përgjithshëm


“1 Nefi 11–15: Vështrim i Përgjithshëm” Manuali i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 11–15: Vështrim i Përgjithshëm” Manuali i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 11–15

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërsa Nefi bashkëbisedoi me lajmëtarë qiellorë, ai pati një vegim të Shpëtimtarit të botës dhe mori kuptueshmërinë e vet për atë që sjell gëzimin më të shumtë: dashurinë e Perëndisë. Pasi iu tregua në një vegim braktisja përfundimtare dhe shkatërrimi i popullit të tij, ai pa që një kishë e madhe dhe e neveritshme do t’i prishte mësimet e Biblës dhe do të luftonte kundër shenjtorëve të Perëndisë. Megjithatë, ai pa edhe që ungjilli do të rivendosej, duke i bekuar të gjithë ata që do t’i përqafonin mësimet dhe besëlidhjet e Shpëtimtarit. Nefi i pa ngjarjet e Rivendosjes shumë kohë përpara se të ndodhnin dhe e kuptoi rolin e rëndësishëm që do të luante anali i tij në Rivendosje.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

1 Nefi 11

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin diçka në klasë që ilustron një mënyrë se si Perëndia e shfaq dashurinë e Tij për ta.

  • Figurat: Figura të ndryshme nga jeta dhe shërbesa e Jezu Krishtit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndërkohë që nxënësit kërkojnë te 1 Nefi 11:26–33, paraqitni figura të ngjarjeve nga jeta e Shpëtimtarit që përmenden në vargje. Ftojini nxënësit të tregojnë se si secila ngjarje e ilustron denjimin e Perëndisë.

1 Nefi 13–14

Qëllimi i mësimit: Qëllimi i këtij mësimi është t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e besëlidhjeve dhe ta shtojë dëshirën e nxënësve për t’i bërë e mbajtur ato.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se cilat mendojnë ata se janë ngjarjet më domethënëse në 500 vitet e fundit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Detyra e kontrollit për kapitujt 1 Nefi 13–14, e paraqitur ose e kopjuar në tabelë

  • Materiali filmik: “Standing in Holy Places” [“Qëndrimi në Vende të Shenjta”] (5:36)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të përdorni një program për detyrat e kontrollit që ta krijoni dhe shpërndani detyrën e kontrollit në mënyrë që nxënësit të mund të hyjnë në të me telefonat e tyre celularë ose me shfletuesit e internetit. Nxënësit mund ta bëjnë detyrën e kontrollit në fillim të mësimit.

1 Nefi 13:20–42

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Libri i Mormonit dhe shkrime të tjera të shenjta të zbuluara ndihmojnë të rivendosen të vërtetat e qarta dhe të çmueshme të ungjillit të Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar diçka që kanë mësuar kohët e fundit nga studimi i tyre vetjak i shkrimeve të shenjta.

  • Objekti: Një biçikletë ose figura e një biçiklete

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Lista e temave dhe shkrimeve të shenjta që lidhen me të vërtetat e qarta dhe të çmueshme, e paraqitur ose e kopjuar në tabelë

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale dhe t’i caktoni çdo grupi njërën nga temat që lidhen me të vërtetat e qarta dhe të çmueshme. Ftojini nxënësit të diskutojnë për fragmentet përkatëse të shkrimeve të shenjta në grupin e tyre dhe më pas të zgjedhin një zëdhënës të grupit. Bashkojeni sërish klasën dhe ftojeni çdo zëdhënës që të tregojë se çfarë diskutoi grupi i vet.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim që t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur, dhe rritjen vetjake që kanë përjetuar deri tani nga studimi i tyre i Librit të Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar diçka që kanë mësuar deri tani nga Libri i Mormonit, që i ka ndihmuar ata të ndihen më pranë Jezu Krishtit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Vlerësimi i vetes për studimin e shkrimeve të shenjta në fillim të mësimit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për pjesën “Veprimtaria 3: Një publikim në rrjetet sociale”, merreni parasysh t’u jepni nxënësve mundësinë për të treguar diçka që kanë mësuar deri tani nga Libri i Mormonit. Gjithashtu merreni parasysh të jepni dëshmi vetjake rreth afrimit më shumë me Jezu Krishtin nëpërmjet studimit të Librit të Mormonit.

Përsëritje 1 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta gjejnë, shenjojnë dhe praktikojnë mësimin përmendsh të referencave të shkrimeve të shenjta dhe të frazave kyç të shkrimeve të shenjta për 12 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

  • Shënim: Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit. Nxënësit mund t’i gjejnë këto fragmente te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018) ose në programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një tabelë që përmban 12 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni veçorinë e dhomave virtuale të ndara që t’i lejoni nxënësit të njihen me njëri-tjetrin ndërsa gjejnë shkrimet e shenjta dhe mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimeve të shenjta.