“1 Nefi 10; 11:1–6: ‘Që të Mund të Shihja dhe të Dëgjoja dhe të Dija’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“1 Nefi 10; 11:1–6: ‘Që të Mund të Shihja dhe të Dëgjoja dhe të Dija’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
1 Nefi 10; 11:1–6
“Që të Mund të Shihja dhe të Dëgjoja dhe të Dija”
Kur ke qenë i motivuar për të zbuluar a ishte e vërtetë diçka që dëgjove? Çfarë përpjekjesh bëre dhe te kush u mbështete për ndihmë? Pasi e dëgjoi të atin, Lehin, të jepte mësim rreth pemës së jetës dhe të profetizonte për ardhjen e Jezu Krishtit, Nefi dëshironte ta mësonte vetë të vërtetën e fjalëve të të atit. Ky mësim mund të të ndihmojë në përpjekjet e tua për të kërkuar me zell njohuri nga Zoti.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Kur flasin profetët
Imagjino sikur gjatë një takimi shpirtëror mbarëbotëror për rininë, profeti bëri disa ftesa që rinia të veprojë me besim.
-
Cilat janë disa reagime të ndryshme që mund të ketë rinia?
-
Si mendon, pse do të ndodhnin këto reagime të ndryshme?
-
Si mund të ndikojnë këto reagime në jetën e tyre tani ose në të ardhmen?
Mendo rreth mënyrës se si ke reaguar ndaj mësimeve të profetëve dhe pse. Si kanë ndikuar këto reagime tek ti? Ndërsa e studion këtë mësim, kërko të mësosh nga reagimet e ndryshme ndaj mësimeve profetike në shkrimet e shenjta dhe përsiat se si mund të zbatohen ato për ty.
Një dëshirë për të ditur
Pasi profeti Lehi ia tregoi familjes vegimin e tij për pemën e jetës (shih te 1 Nefi 8), ai dëshmoi se Jezu Krishti do ta kryente Shlyerjen e Tij (shih te 1 Nefi 10:1–16). Bijtë e Lehit patën reagime të ndryshme ndaj mësimeve të tij të frymëzuara.
Lexo te 1 Nefi 10:17–19 dhe 15:1–3, 8–9, duke krahasuar mënyrën se si reaguan Nefi, Lamani dhe Lemueli ndaj fjalëve të atit të tyre. Mund të dëshirosh t’i shenjosh fjalët dhe frazat që të bëjnë përshtypje.
-
Çfarë ndryshimesh pe te mënyra si reaguan Nefi dhe vëllezërit e tij ndaj të njëjtit mesazh?
-
Çfarë besonte Nefi për Perëndinë? Çfarë besonin Lamani dhe Lemueli? (Shih te 1 Nefi 10:17–18; 15:9.)
-
Si mendon se do të ndikojnë tek ata bindjet dhe reagimet e tyre të ndryshme?
Një nga të vërtetat që kuptonte Nefi, ishte se Përëndia na e zbulon të vërtetën nëpërmjet Frymës së Shenjtë kur e kërkojmë Atë me zell.
-
Cilat janë disa gjëra që Nefi i kishte përjetuar tashmë, që e ndihmuan atë të arrinte te kjo njohuri rreth Perëndisë?
Të menduarit rreth përvojave të Nefit, mund të të sjellë ndër mend përvoja të së shkuarës që ke pasur kur Ati Qiellor të ka zbuluar të vërteta. Mund të duash të shënosh se si të ka bekuar Ai në ditarin tënd të studimit.
Kërkimi i së vërtetës nga Perëndia
Nefi mësoi se Ati Qiellor na bekon me Frymën e Shenjtë ndërsa kërkojmë të vërtetë nga Ai. Për ta parë më nga afër këtë të vërtetë, bëj dy kolona në një faqe në ditarin tënd të studimit. Emërtoje njërën kolonë “Mënyra për ta kërkuar me zell të vërtetën nga Perëndia” dhe tjetrën “Mënyra se si Perëndia e zbulon të vërtetën nëpërmjet Frymës së Shenjtë”. Shto disa ide që mund të mendosh në secilën kolonë. Mund të duash të përfshish këndvështrime që mësove nga vargjet 1 Nefi 10:17–19.
Lexo te 1 Nephi 11:1–6, duke kërkuar atë që bëri Nefi për të kërkuar të vërtetën dhe si e ndihmoi Shpirti atë. Shenjo fjalë ose fraza specifike që të bëjnë përshtypje. Mund të duash të bësh shtesa te kolonat në ditarin tënd të studimit.
Shto çdo ide të re në kolonat në ditarin tënd të studimit.
Shqyrto atë që ke shënuar rreth mënyrës se si Perëndia e zbulon të vërtetën nëpërmjet Frymës së Shenjtë kur e kërkojmë Atë me zell. Mendo rreth mënyrës se si mund të kesh parë që disa nga këto janë të vërteta në jetën tënde. Në çfarë mënyrash është forcuar marrëdhënia jote me Atin Qiellor ndërsa e ke kërkuar me zell Atë?
Zbulesa vetjake ka rëndësi
Për shkak se Nefi dëshironte të mësonte vetë dhe iu drejtua Zotit për përgjigje, ai pa atë që pa i ati, Lehi, dhe iu treguan shumë ngjarje të ardhshme që do të ndodhnin në tokë. (Për të mësuar më shumë rreth vegimit të Nefit, shih te 1 Nefi 11–14.) Vegimi i Nefit për shtegun e ngushtë e të ngushtuar qe një ngjarje që ia ndryshoi jetën. Ai më vonë e mbajti shënim inkurajimin e tij për të gjithë që të ndjekin po të njëjtin shteg (shih te 2 Nefi 31:18–21).
-
Çfarë ke mësuar rreth arsyes pse kanë rëndësi reagimet e tua ndaj mësimeve të frymëzuara?
-
Si mund ta zbatosh atë që ke mësuar rreth kërkimit me zell të së vërtetës?
-
Çfarë ke mësuar rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që të frymëzon të afrohesh më shumë me Ta?