Seminari
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3: Kërkoni Kuptueshmëri të Mëtejshme nëpërmjet Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore


“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3: Kërkoni Kuptueshmëri të Mëtejshme nëpërmjet Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3: Kërkoni Kuptueshmëri të Mëtejshme nëpërmjet Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3

Kërkoni Kuptueshmëri të Mëtejshme nëpërmjet Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore

Fixhi: Duke Studiuar Shkrimet e Shenjta

Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i mësosh dhe zbatosh parimet për marrjen e njohurisë shpirtërore. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh rëndësinë e kërkimit të së vërtetës nga burimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë siguruar me dashuri.

Përdorimi i burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Mësojuni nxënësve t’u drejtohen burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore kur kërkojnë përgjigje për pyetjet shpirtërore. Një mënyrë për ta bërë këtë është të jepni modelin e procesit për nxënësit. Ndihmojini ata të mësojnë ta dallojnë të vërtetën nga e gabuara dhe të kuptojnë se disa burime informacioni janë të pasigurta ose kërkojnë të shkatërrojnë besimin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pyetjeve ose shqetësimeve të rëndësishme që kanë dhe rreth burimeve të ndryshme ku mund të drejtohen për përgjigje. Inkurajojini ata të jenë të përgatitur për të dhënë një shembull të njërit prej këtyre burimeve ose madje të sjellin një në klasë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Burimet kanë rëndësi

Projekti i Ujit të Pastër

Merrni parasysh të përdorni ujin si një mësim me sende. Një mundësi është të mbushni një gotë të tejdukshme me ujë dhe ta ftoni një nxënës ta pijë atë përpara klasës. Një mundësi tjetër është të ftoni një nxënës të lajë duart në një legen me ujë.

Reflekto për një çast për domethënien e ujit në jetën tënde.

  • Kur ka më tepër rëndësi për ty që të kesh ujë?

  • Pse burimi i ujit që pi është i rëndësishëm?

Kërkimi i së vërtetës mund të jetë si pirja e ujit: burimi ka rëndësi. Mendo për burimet të cilave u drejtohesh kur ke pyetje ose shqetësime. Sa i sigurt je se këto burime sigurojnë përgjigje të vërteta?

Merrni parasysh t’i inkurajoni nxënësit të tregojnë atë për të cilën menduan për përgatitjen e nxënësve.

Kërkimi i përgjigjeve nga burimet e besueshme mund të bëjë ndryshimin mes të mësuarit të së vërtetës dhe të qenit i mashtruar nga idetë e rreme. Ne mund të mos ta dallojmë gjithnjë kur burimet përmbajnë keqinformim. Disa burime mund edhe të bëhen me qëllimin për të shkaktuar mosbesim, frikë dhe dyshime. Ati Qiellor dëshiron t’u përgjigjet pyetjeve të tua të sinqerta dhe ka siguruar burime të besueshme për të të udhërrëfyer. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh rreth burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore dhe të kërkosh përgjigje nëpërmjet tyre.

Kërkimi i së vërtetës

Në Librin e Mormonit, një burrë i quajtur Sherem u ballafaqua me Jakobin, vëllanë e Nefit, në një tentativë që ta “tundte [Jakobin] nga besimi]” (Jakobi [LiM] 7:5). Sheremi pretendoi se Jakobi po jepte mësim doktrinë të rreme rreth Jezu Krishtit: “Asnjë njeri nuk i di këto gjëra; pasi ai nuk mund të tregojë për gjërat që do të vijnë” (Jakobi [LiM] 7:7). Jakobi u përgjigj duke deklaruar se si e dinte të vërtetën rreth Shpëtimtarit të ardhshëm.

Lexo te Jakobi [LiM] 7:8–12, duke kërkuar burime që e ndihmuan Jakobin të mësonte rreth Jezu Krishtit.

  • Si mendon, pse Jakobi besonte që këto burime jepnin të vërtetën?

Merrni parasysh të filloni në tabelë një listë me burime të caktuara në mënyrë hyjnore. Pas burimeve që gjenden te Jakobi [LiM] 7:8–12, mund të doni t’u kërkoni nxënësve të renditin burime të tjera të besueshme për të cilat janë në dijeni. Nxitini nxënësit të jenë të përgatitur të shtojnë burime në listë pas përfundimit të veprimtarisë vijuese.

Lexoji paragrafët 1, 11–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018) duke kërkuar informacion rreth burimeve të njohurisë. Merre parasysh t’i shenjosh fjalët dhe frazat që janë domethënëse për ty.

  • Çfarë të bëri përshtypje në këta paragrafë?

  • Si mund të bëjnë ndryshim tek informacioni që gjen, burimet që përdor ti?

  • Si e tregojnë burimet e caktuara në mënyrë hyjnore dashurinë e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit për ne?

handout iconVeprimtaria vijuese, e cila vazhdon skenarin me Adrin nga pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 2”, do t’i ndihmojë nxënësit të praktikojnë përdorimin e burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Nëse nxënësit kanë tashmë siguri te vetja për përdorimin e këtyre burimeve, merrni parasysh të vazhdoni te veprimtaria e studimit individual.

Nxënësit mund të punojnë individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla. Merrni parasysh pyetjen ta shkruani pyetjen në tabelë dhe të paraqitni burimet e sugjeruara ose t’ua jepni ato në një fletushkë. Ndihmojini nxënësit ta përdorin kohën e tyre me efektshmëri në mënyrë që të kenë kohë për veprimtarinë e studimit individual.

Përdorimi i burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit(2024)—“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3”

Një mësim i mëparshëm paraqiti Adrin, i cili bëri pyetjen: “Nëse vërtet ka një Perëndi të dashur, përse Ai duhet t’i lejojë njerëzit që të vuajnë? Për të praktikuar kërkimin e së vërtetës nga burimet e caktuara në mënyrë hyjnore, shpenzo disa minuta për të përfunduar së paku dy nga veprimtaritë vijuese. Shënoje atë që mëson në ditarin tënd të studimit.

  1. Prindërit dhe udhëheqësit e Kishës: Dërgoja pyetjen e Adrit një prindi ose udhëheqësi të Kishës me mesazh në celular dhe shpjegoji që po e diskuton pyetjen në seminar dhe dëshiron të dish se ç’mendon ai ose ajo rreth saj.

  2. Lutja: Në një lutje të heshtur personale, kërkoji Zotit udhërrëfim dhe frymëzim nga Fryma e Shenjtë për këtë pyetje. Shënoji mendimet dhe ndjenjat që të vijnë.

  3. Shkrimet e shenjta: Gjej shkrime të shenjta që mund ta ndihmojnë Adrin. Për shembull, mund të lexosh rreth popullit të Almës në Librin e Mormonit që përjetoi vuajtjen e robërisë fizike (shih te Mosia 23:21–23; 24:8–15).

  4. Profetët e Zotit: Gjej një thënie profetike që mund ta ndihmojë Adrin. Për shembull, lexoje thënien vijuese nga Plaku Jozef B. Uirthlin (1917–2008), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

    “Të mësosh të durosh periudhat e zhgënjimit, vuajtjes dhe hidhërimit është pjesë e punës sonë stërvitore. Këto përvoja, ndërsa janë shpesh të vështira të durohen në atë kohë, janë pikërisht lloji i përvojave që zgjerojnë kuptimin tonë, ndërtojnë karakterin tonë dhe rritin dhembshurinë tonë për të tjerët.

    Për shkak se Jezu Krishti vuajti së tepërmi, Ai i kupton vuajtjet tona. Ai e kupton brengën tonë. Ne përjetojmë gjëra të vështira në mënyrë që edhe ne të mund të kemi një dhembshuri dhe mirëkuptim më të madh për të tjerët.” (Jozef B. Uirthlin, “Le të Ndodhë Ç’të Ndodhë, Duaje Atë,” Liahona, nëntor 2008, f. 27)

Përdorini pyetjet në vijim ose pyetje të tjera që mund t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë më mirë se si burimet e caktuara në mënyrë hyjnore mund të japin përgjigje për pyetjet e vështira.

  • Çfarë të mësuan këto burime që do të doje t’ia tregoje Adrit?

  • Çfarë ke mësuar që do të sjellë ndryshim te mënyra se si kërkon përgjigje për pyetjet e vështira?

Pyetjet e shpirtit

Gjatë veprimtarisë vijuese, jini të vetëdijshëm për nxënësit që mund të kenë nevojë për ndihmë individuale. Merrni parasysh t’i drejtoni ata te burime të dobishme ose të bëni pyetje që ndjekin ecurinë, për t’i ndihmuar ata të përqendrohen në përpjekjet e tyre.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u është referuar pyetjeve dhe shqetësimeve të vështira të jetës si “pyetje të shpirtit” (shih “Po Të Më Kishit Njohur”, Liahona, nëntor 2016, f. 103). Në ditarin tënd të studimit, rendit disa “pyetje të shpirtit”. Këto mund të jenë pyetje që ke ti ose pyetje që mund të kenë miqtë e tu ose pjesëtarë të familjes sate.

Zgjidh një pyetje për të cilën të nevojitet ndihma e Atit Qiellor për ta kuptuar. Shpenzo ca kohë për të kërkuar kuptueshmëri të mëtejshme nga burimet e caktuara në mënyrë hyjnore. Ftoje Frymën e Shenjtë të të udhërrëfejë dhe shënoje në ditarin tënd të studimit të kuptuarit që merr.

Për të filluar mund të kërkosh në ChurchofJesusChrist.org, në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në numrat e konferencave të revistave të Kishës për të gjetur thënie nga udhëheqësit e Kishës që trajtojnë pyetjen tënde. Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe treguesi i kombinimit tresh mundet gjithashtu të përcaktojnë shkrime të shenjta të dobishme.

Një djalë i ulur në dysheme me një kompjuter të lëvizshëm, libra të ndryshëm, fletore, ditarë dhe revista përreth vetes.

Mbaje mend, kërkimi i përgjigjeve për pyetjet shpirtërore do kohë. Ndërsa e ndjek modelin e Zotit për marrjen e njohurisë shpirtërore, Fryma e Shenjtë mund të të mësojë “rresht pas rreshti, … pak këtu dhe pak atje” (2 Nefi 28:30). Kërko mundësi për t’ua treguar atë që po mëson, pjesëtarëve të familjes ose udhëheqësve të Kishës.

Nxitini nxënësit e gatshëm të tregojnë se si kërkimi i përgjigjeve nga burimet e caktuara në mënyrë hyjnore po i ndihmon ata të afrohen më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Merrni parasysh të jepni dëshmi për këtë të vërtetë.