Seminari
1 Nefi 8:19–38: Mbahuni Fort te Fjala e Perëndisë


“1 Nefi 8:19–38: Mbahuni Fort te Fjala e Perëndisë” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 8:19–38: Mbahuni Fort te Fjala e Perëndisë” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 8:19–38

Mbahuni Fort te Fjala e Perëndisë

Lehi te Shufra e Hekurit

Shumë njerëz në botë duan të ndiejnë gëzim dhe dashuri por nuk e dinë se ku ta gjejnë. Nëpërmjet vegimit të tij për pemën e jetës, Lehi mësoi rreth shtegut që duhet të përshkojmë dhe si të qëndrojmë në të për të shijuar bekimet e dashurisë së Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh fjalën e Perëndisë që të të udhërrëfejë drejt bekimeve të Tij më të mëdha.

Lutja për nxënësit tuaj rregullisht. Ati Qiellor e njeh secilin prej nxënësve tuaj. Kur i luteni Atij, Ai mund t’ju ndihmojë t’i dalloni nevojat e nxënësve tuaj dhe t’ju frymëzojë me mënyra për t’i plotësuar ato nevoja. Mbani vesh për nxitje ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim si dhe gjatë mësimit.

Përgatitja e nxënësve: Lutuni për nxënësit tuaj rregullisht. Ati Qiellor e njeh secilin prej nxënësve tuaj. Kur i luteni Atij, Ai mund t’ju ndihmojë t’i dalloni nevojat e nxënësve tuaj dhe t’ju frymëzojë me mënyra për t’i plotësuar ato nevoja. Mbani vesh për nxitje ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim si dhe gjatë mësimit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vegimi i Lehit

Ëndrra e Lehit

Gjej një çast për të parë këtë pikturë të vegimit të Lehit. Ajo përfshin pemën, e cila përfaqëson dashurinë e Perëndisë, dhe frutën e saj, që simbolizon bekimet e ofruara nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit (shih Dejvid A. Bednar, “Ëndrra e Lehit: Duke u Mbajtur me Vendosmëri te Shufra”, Ensign, tetor 2011, f. 32–37). Ajo gjithashtu përfshin disa elemente shtesë.

  • Çfarë të bie në sy te kjo pikturë?

  • Çfarë të vërtetash mëson nga ajo që vëren?

Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

“Ju mund të mendoni se ëndrra apo vegimi i Lehit nuk ka ndonjë kuptim të veçantë për ju, por në fakt ka. Ju jeni pjesë e saj; të gjithë ne jemi në të.” (Boyd K. Packer, “Finding Ourselves in Lehi’s Dream [“Gjetja e Vetes në Ëndrrën e Lehit”], Liahona, gusht 2010, f. 22)

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfim nga Ati Qiellor për të kuptuar se si mund të lidhet vegimi i Lehit me jetën tënde. Kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë ta marrësh gëzimin e premtuar nëpërmjet Shpëtimtarit, si dhe çfarë pengesash mund të të nevojitësh të shmangësh ose kapërcesh.

Shumë njerëz duke u shtyrë përpara

Në ëndrrën e vet, Lehi pa “grumbullime të panumërta njerëzish” (1 Nefi 8:21) duke u përpjekur të çanin rrugën për te pema e jetës. Ata hasën disa elemente që ndikuan në aftësinë e tyre për të shkuar te pema: mjegulla e errësirës, shufra e hekurit dhe njerëzit në ndërtesën e gjerë e të madhe. Mund t’i shohësh këto tri elemente në pikturën e mësipërme.

Mund të doni t’i ftoni nxënësit të vizatojnë paraqitjen e tyre të vegimit ndërsa studiojnë. Nxënësit mund të shtojnë hollësi gjatë gjithë mësimit.

Veprimtaria vijuese e leximit është e gjatë. Ftojini nxënësit që mund të kenë vështirësi të lexojnë vetë, që të lexojnë në dyshe. Inkurajojini nxënësit t’ia tregojnë njëri-tjetrit atë që gjejnë dhe përshtypjet e tyre.

Ndërsa lexon te 1 Nefi 8:22–34, kërkoji këto elemente dhe atë që mendon se mund të simbolizojnë ato.

3:30
  • Çfarë mendon se mund të përfaqësojnë këto elemente të vegimit të Lehit?

Më vonë, Nefi pa në vegim atë që kishte parë i ati dhe i shpjegoi këto simbole. Lexo te 1 Nefi 12:17–18 për të parë atë që dha mësim Nefi. Shënoje atë që mësove.

Nëse nxënësit vizatuan paraqitjen e tyre të vegimit, ata mund t’i emërtojnë vizatimet e tyre me atë që mësuan nga shpjegimi i Nefit.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta diskutojnë atë që mësuan dhe ta zbatojnë atë në jetën e tyre, merreni parasysh të bëni pyetje si të mëposhtmet:

  • Çfarë pamjeje kanë ndërtesa e madhe dhe e gjerë dhe mjegulla e errësirës në kohën tonë?

  • Si shkaktojnë këto pengesa që njerëzit ta humbin udhën e tyre sot?

  • Çfarë mësove që është e rëndësishme të kuptohet rreth udhëtimit tënd gjatë jetës?

Nxënësit mund të përfitojnë nga diskutimi i mëtejshëm i mjegullës së errësirës dhe i ndërtesës së gjerë e të madhe duke parashtruar pyetjet vijuese:

  • Pse Zoti mund t’i ketë paraqitur këto pengesa në këtë mënyrë?

  • Si mendon, pse shumë njerëz synonin të ishin në ndërtesën e gjerë e të madhe?

Mendo rreth tundimeve me të cilat përballesh dhe në çfarë mënyre krenaria mund të ndikojë tek ti. Përsiat se si këto mund të të shpërqendrojnë ose ta pengojnë aftësinë tënde për të ardhur te Krishti dhe për ta ndier dashurinë e Perëndisë.

Ndihma që na ofron Perëndia

Në vegimin e Lehit, Perëndia kishte përgatitur mënyra gjithashtu për t’i ndihmuar fëmijët e Tij të shkonin te pema. Atje kishte “një shteg të ngushtë dhe të ngushtuar” (1 Nefi 8:20) që të çonte te pema. Përgjatë shtegut, Ai siguroi një “shufër hekuri” që i udhëhiqte njerëzit (1 Nefi 8:19, 24, 30).

  • Si mendon, çfarë mund të jetë domethënëse rreth shufrës që bërë me hekur?

Lexo te 1 Nefi 15:23–25 për të zbuluar se çfarë dha mësim Nefi rreth kuptimit të shufrës së hekurit dhe premtimet e tij rreth saj.

  • Çfarë të bëri përshtypje nga këto vargje?

Nxënësit që po e vizatojnë vegimin, mund të shtojnë shtegun dhe shufrën e hekurit dhe atë që simbolizon ajo. Ftojini nxënësit ta përmbledhin atë që mësuan rreth shufrës së hekurit dhe mënyrës se si ajo mund t’i ndihmojë ata. Në vijim është një e vërtetë që mund të jetë e dobishme.

Një e vërtetë që mund të mësojmë, është se nëse ia vëmë veshin dhe mbahemi fort te fjala e Zotit, tundimet e kundërshtarit nuk do të na mposhtin.

  • Si mund të japin siguri dhe forcë gjatë kohëve të tundimit fjalët e Zotit në shkrimet e shenjta dhe ato të thëna nga profetët e Tij?

  • Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si fjala e Perëndisë mund të na udhëheqë të marrim bekimet dhe gëzimin që ofron Shpëtimtari nëpërmjet Shlyerjes së Tij?

  • Çfarë të mëson kjo e vërtetë rreth Zotit?

Nëse nxënësit do të përfitonin nga diskutimi i mëtejshëm i shufrës së hekurit, një ose më shumë nga pyetjet vijuese mund të jenë të dobishme:

  • Pse Zoti mund ta ketë paraqitur fjalën e Tij si një shufër hekuri?

  • Çfarë do të thotë të “dëgjo[sh] fjalën e Perëndisë dhe … të mbahesh… fort në të”? (1 Nefi 15:24.)

  • Cilat janë disa mënyra të ndryshme në të cilat mund ta lexojmë, dëgjojmë ose marrim fjalën e Perëndisë?

Nxënësit që po e vizatojnë vegimin, mund të shtojnë disa referenca të shkrimeve të shenjta përgjatë shufrës së hekurit që i ndihmojnë ata personalisht të qëndrojnë në shteg, të kapërcejnë tundimet ose të marrin bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit. Nëse kanë nevojë për ndihmë që të gjejnë një shkrim të shenjtë, ata mund të kërkojnë referenca që përdorin termin “Fjalë e Perëndisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Merrni parasysh t’i jepni një shembull personal klasës ose t’i kërkoni një nxënësi të dalë vullnetar.

Për ta mbyllur këtë mësim, përsiat se ku je në atë vegim. Si ke ardhur te Shpëtimtari dhe si po vazhdon të përpiqesh fort që të vish tek Ai? Me çfarë shpërqendrimesh dhe tundimesh përballesh? Si po të ndihmon Zoti nëpërmjet fjalës së Tij?

Merr parasysh të vlerësosh synimin për studimin e shkrimeve të shenjta dhe si po të ndihmon ai, si dhe çdo përmirësim ose ndryshime që do të të pëlqente të bëje. Nëse nuk ke një synim studimi, merr parasysh të gjesh disa çaste për ta vënë një të tillë.