Seminari
1 Nefi 6–10: Vështrim i Përgjithshëm


“1 Nefi 6–10: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 6–10: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 6–10

Vështrim i Përgjithshëm

Lehi pati një vegim në të cilin pa një pemë të bukur. Kjo pemë dhe fruta e saj përfaqësonte dashurinë e Perëndisë dhe e “mbushi shpirtin [e Lehit] me një gëzim jashtëzakonisht të madh” (1 Nefi 8:12). Nëpërmjet këtij vegimi, Lehi mësoi rreth shtegut që ne duhet të përshkojmë dhe si të qëndrojmë në të për të shijuar bekimet e dashurisë së Perëndisë. Pasi e dëgjoi Lehin të jepte mësim rreth pemës së jetës dhe të profetizonte për ardhjen e Krishtit, Nefi dëshironte ta mësonte vetë të vërtetën e fjalëve të të atit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

1 Nefi 6–7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund t’i ndihmojnë qëllimet e Librit të Mormonit në studimin dhe në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Inkurajojini nxënësit të bëjnë studimin e tyre vetjak të përditshëm të Librit të Mormonit. Ftojini ata të përsiatin për përvojën e tyre me studimin e Librit të Mormonit deri më tani dhe për atë që po mësojnë.

  • Materiali filmik: “Familja e Ishmaelit Bashkohet me Familjen e Lehit” (12:24)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh ta interpretoni me role situatën në fillim të mësimit duke u bërë nxënësve pyetje dhe duke i ftuar ata t’i shtypin përgjigjet e tyre në veçorinë e bashkëbisedimit. Mund t’ju ndihmojë ta caktoni një nxënës të jetë drejtuesi i bashkëbisedimit dhe të lexojë përgjigjet ndërsa vijnë. Falënderojini nxënësit për përgjigjet e tyre dhe bëni ndonjë pyetje për ndjekjen e ecurisë që mund të çojë në pikëpamje të mëtejshme.

Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e kërkimit të së vërtetës nga burimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë ofruar me dashuri për ne.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pyetjeve ose shqetësimeve të rëndësishme që kanë dhe rreth burimeve të ndryshme ku mund të drejtohen për përgjigje. Inkurajojini ata të jenë të përgatitur për të dhënë një shembull të njërit prej këtyre burimeve ose madje të sjellin një në klasë.

  • Sende: Një shtambë me ujë të pastër dhe një gotë të tejdukshme uji; në vend të tyre, një legen me ujë, sapun duarsh dhe një peshqir

  • Fletushkë: “Përdorimi i Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për veprimtarinë nën kreun “Përdorimi i burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore”, merrni parasysh të paraqitni udhëzimet në ekran dhe t’i ftoni nxënësit t’i bëjnë një fotografi ekranit. Përndryshe, merrni parasysh t’i vini udhëzimet në veçorinë e bashkëbisedimit dhe t’i ftoni nxënësit t’i kopjojnë e t’i ngjitin ato në një dokument në aparatet e tyre elektronike. Më pas ndajini nxënësit në dhoma virtuale të veçanta për të diskutuar dhe përfunduar së bashku veprimtarinë e të mësuarit.

1 Nefi 8:1–18

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit që t’iu shtohet dëshira për të ndjerë gëzim nëpërmjet dashurisë së Perëndisë dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i përsiatin pyetjet në vijim: “Në çfarë mënyre mund ta ndiejë dikush dashurinë e Perëndisë? Kur e ke ndier dashurinë e Tij për ty?” Nxënësit gjithashtu mund të flasin me një pjesëtar të familjes ose udhëheqës të Kishës rreth mënyrës se si e ndiejnë dashurinë e Perëndisë për ta.

  • Materialet filmike: “Choose the Light” [“Zgjidhni Dritën”] (09:52; shikoni nga kodi kohor 00:00 në 02:39); “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë” (11:29; shikoni nga kodi kohor 00:00 në 00:54 dhe nga kodi kohor 09:09 në 10:02); “Drita Kapet pas Dritës” (11:11; shikoni nga kodi kohor 00:32 në 02:33); “Për Shkak të Tij” (02:36); “Peace in Christ” [“Paqe në Krisht”] (04:09)

  • Figurë: Një figurë e Maries duke mbajtur në krahë foshnjën Jezus

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për veprimtarinë 2 nën kreun “Të ndierit e dashurisë së Perëndisë dhe gëzimit të madh nëpërmjet Jezu Krishtit”, merrni parasysh të shkarkoni materialet filmike dhe t’i lejoni nxënësit të zgjedhin se cilin të shikojnë. Përndryshe, ndajini nxënësit në dhoma virtuale të veçanta dhe caktojini njërin nga materialet filmike secilit grup. Një nxënësi në çdo grup do t’i duhet ta fillojë materialin filmik dhe të tregojë ekranin e vet që ta shohin anëtarët e tjerë të grupit. Ftojini nxënësit të përsiatin dhe diskutojnë për bekimet që janë në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit. Secili grup më pas mund t’i tregojë klasës atë që diskutoi.

1 Nefi 8:19–38

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndjekin fjalën e Perëndisë që i udhërrëfen ata drejt bekimeve të Tij më të mëdha.

  • Përgatitja e nxënësve: Inkurajojini nxënësit të lexojnë te 1 Nefi 8:19–34 që të familjarizohen me simbolet në vegimin e Lehit dhe të jenë të përgatitur t’i diskutojnë ato në klasë.

  • Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e vegimit të Lehit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në vend që t’u kërkoni nxënësve të vizatojnë pjesë të vegimit, merrni parasysh të shfaqni materialin filmik dhe ta ndaloni atë kur tregohet njëri nga elementet kyç. Nxënësve mund t’u kërkohet të japin mendimet e tyre rreth simbolikës dhe të kërkojnë atë që na mësojnë shkrimet e shenjta rreth saj. Për t’u përgatitur për orën mësimore, merrni parasysh të shkruani kodin kohor për çdo çast kur materiali filmik duhet të ndalohet.

1 Nefi 10; 11:1–6

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për të kërkuar me zell njohuri nga Zoti.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyesin një prind ose udhëheqës të rinisë se çfarë bën ai ose ajo për të kërkuar me zell të vërtetën nga Perëndia ose si ia zbulon Fryma e Shenjtë të vërtetën atij ose asaj. Inkurajojini nxënësit të vijnë të përgatitur për t’ia treguar një ide klasës.

  • Materiali filmik: “Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Plaku Ronald A. Rasband” (02:55)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të përdorni një tabelë të bardhë digjitale që nxënësit të mund të bashkëpunojnë për të renditur mënyrat se si ta kërkojnë me zell të vërtetën nga Perëndia dhe mënyrat se si Perëndia e zbulon të vërtetën nëpërmjet Frymës së Shenjtë.