Seminari
1 Nefi 4–5: “Isha i Udhëhequr nga Shpirti”


“1 Nefi 4–5: ‘Isha i Udhëhequr nga Shpirti’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 4–5: ‘Isha i Udhëhequr nga Shpirti’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 4–5

“Isha i Udhëhequr nga Shpirti”

Nefi në Jerusalem

Pas dy orvatjeve të dështuara për të marrë fletët prej tunxhi nga Labani, Nefi u zvarrit drejt Jerusalemit natën me besim te Zoti. Megjithatë, ai nuk ia kishte idenë se si ta plotësonte detyrën e vet. A ke ndier ndonjëherë si Nefi bindje të fortë për të bërë diçka por ke qenë i pasigurt se si ta plotësoje atë? Ky mësim ka për qëllim ta forcojë mirëbesimin tënd tek Ati Qiellor dhe te gatishmëria e Tij për të të udhërrëfyer.

Ndihma ndaj nxënësve që të përgatiten për të mësuarit. Shkrimet e shenjta tregojnë për një gjendje të gatishmërisë në zemrën dhe mendjen e atyre që e kërkojnë të mësuarit shpirtëror. Diskutojeni rregullisht me nxënësit tuaj rëndësinë e përgatitjes së nxënësit dhe inkurajojini ta përfundojnë pjesën e përgatitjes së nxënësit çdo ditë.

Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve një kopje të thënies së Presidentit Nelson që shfaqet në fillim të mësimit. Ftojini ata të vijnë të përgatitur me ide për situata në të cilat ata mund të përfitojnë personalisht nga marrja e udhërrëfimit nga Zoti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Marrja e udhërrëfimit nga Ati Qiellor

Paraqiteni thënien vijuese nga Presidenti Nelson dhe merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin mendimet e tyre nga përgatitja e nxënësve.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha këshilla të rëndësishme rreth marrjes së zbulesës vetjake. Ndërsa e studion thënien e tij, merr parasysh si gjen zbatim ajo për ty.

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Ne mund t’i lutemi Atit tonë Qiellor dhe të marrim udhërrëfim e drejtim, të paralajmërohemi për rreziqet e shpërqendrimet dhe të aftësohemi për të përmbushur gjëra që thjesht nuk mund t’i bënim vetë. Nëse me të vërtetë do ta marrim Frymën e Shenjtë dhe do të mësojmë t’i dallojmë e kuptojmë nxitjet e Tij, ne vërtet do të udhërrëfehemi në çështje të mëdha e të vogla.” (Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 94)

  • Cilat janë disa situata në jetën tënde, të mëdha ose të vogla, në të cilat do të ishte e dobishme të merrje udhërrëfim nga Ati Qiellor? (Merr parasysh t’i shkruash përgjigjet e tua.)

Merrni parasysh t’i paraqitni variantet e pyetjeve dhe përgjigjeve në tabelë përpara se të fillojë ora mësimore ose t’i shtypni ato për çdo nxënës. Lini kohë që nxënësit t’i vlerësojnë në heshtje ndjenjat e tyre dhe t’i mbajnë shënim përgjigjet e tyre.

Zgjidh përgjigjen që i përshkruan më mirë ndjenjat e tua rreth pohimeve të mëposhtme.

  1. Kërkoj në mënyrë aktive udhërrëfim dhe drejtim nga Ati Qiellor për të më ndihmuar me sfidat, pyetjet dhe vendimet e mia.

    • Shpesh

    • Ndonjëherë

    • Rrallë

  2. Mirëbesoj tek aftësia dhe dëshira e Atit Qiellor për ta udhërrëfyer jetën time me anë të Shpirtit.

    • Shpesh

    • Ndonjëherë

    • Rrallë

  3. Shkoj përpara me besim dhe veproj sipas nxitjeve të Frymës së Shenjtë, edhe kur shtegu im është i paqartë.

    • Shpesh

    • Ndonjëherë

    • Rrallë

Ndërsa studion për një rast kur Nefi ishte i pasigurt për atë që duhej të bënte, kërko të vërtetat që e forcojnë mirëbesimin tënd tek Ati Qiellor dhe te gatishmëria e Tij për të të udhërrëfyer.

“Le të ngjitemi”

Kujto që bijtë e Lehit bënë dy orvatje të pasuksesshme për t’i marrë fletët prej tunxhi nga Labani dhe druheshin për jetën e tyre (shih te 1 Nefi 3:11–27). Çfarë mund të ndieje po të ishe në një situatë të ngjashme? Çfarë shqetësimesh mund të kishe? Pavarësisht se dëshmuan një engjëll, Lamani dhe Lemueli ndiheshin të shqetësuar dhe kishin pyetje rreth asaj se si ta plotësonin atë që iu kërkua (shih te 1 Nefi 3:31).

Lexo te 1 Nefi 4:1–3, duke kërkuar se si iu përgjigj Nefi shqetësimeve të vëllezërve të tij.

  • Çfarë të bëri përshtypje nga këto vargje?

  • Çfarë shembulli nga shkrimet e shenjta përdori Nefi për të dëshmuar për forcën e Zotit dhe për t’u dhënë shtysë vëllezërve të tij? Cilat ndodhi nga shkrimet e shenjta të kanë dhënë guxim dhe forcë në jetën tënde?

  • Si mund të gjejë zbatim fraza “Le të ngjitemi” për rrethanat dhe sfidat në jetën tënde? (Merr parasysh ta shenjosh këtë frazë në shkrimet e tua të shenjta sa herë që shfaqet në vargjet 1–3.)

Merrni parasysh të shfaqni materialin filmik për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë subjektin e ngjarjes. Mund të jetë e dobishme ta ndaloni materialin filmik herë pas here dhe t’i referoni nxënësit te shkrimet e shenjta. Për shembull, materiali filmik mund të ndalohet në kodin kohor 01:07 që nxënësit të përcaktojnë atë që po bën Nefi. Nxënësit më pas mund të ftohen të lexojnë dhe shenjojnë vargjet te 1 Nefi 4:6–7 në shkrimet e tyre të shenjta.

Lexo te 1 Nefi 4:4–8, duke kërkuar atë që bëri Nefi në orvatjen e tretë për të marrë fletët prej tunxhi.

3:26
  • Çfarë dinte Nefi dhe çfarë nuk dinte ai kur e filloi orvatjen e tij të tretë?

  • Çfarë të bën përshtypje te fraza “Megjithatë, vazhdova të ecja” te 1 Nefi 4:7?

  • Çfarë të vërtetë mund të mësosh nga fjalët e Nefit?

Këtu është një parim i ungjillit që mund të kesh menduar: në kohë pasigurie, mund të marrim udhërrëfim nga Ati Qiellor nëpërmjet Shpirtit ndërsa shkojmë përpara me besim.

Merr parasysh ta shënosh këtë parim ose një parim që mendove në shkrimet e tua të shenjta.

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim rreth rëndësisë së veprimeve tona kur kërkojmë zbulesë dhe udhërrëfim:

Presidenti Dallin H. Ouks

“Gjatë studimit tim të shkrimeve të shenjta kam vënë re se më së shumti zbulesa për fëmijët e Perëndisë vjen kur ata janë në lëvizje, jo ndërkohë që janë të ulur në banesat e tyre duke pritur që Zoti t’u tregojë hapin e parë që duhet të ndërmarrin. …

Prandaj bëjmë gjithçka mundemi. Më pas ne presim Zotin për zbulesën e Tij.” (Dallin H. Oaks, “In His Own Time, in His Own Way”, Ensign, gusht 2013, f. 22–24)

Mendo rreth asaj se si kjo e vërtetë dhe thënia nga Presidenti Ouks lidhen me situatat që përcaktove më herët.

  • Pse mendon që Zoti do që ti të ecësh përpara me besim gjatë kohëve të pasigurisë?

Zoti përgatit një udhë

Nefi u urdhërua nga Zoti që ta vriste Labanin. Ai qe i trazuar nga ideja se do të merrte një jetë, por Shpirti vazhdonte ta nxiste që ta bënte. Nefi iu bind “zërit të Shpirtit” (1 Nefi 4:18), u maskua duke veshur rrobat e Labanit dhe e bindi Zoramin, shërbëtorin e Labanit që t’i merrte fletët prej tunxhi nga thesari.

Merr parasysh ta lexosh këtë ndodhi te 1 Nefi 4:9–24 dhe t’i shenjosh fjalët ose frazat që janë kuptimplota për ty.

4:20

Si lidhet përvoja e marrjes së fletëve nga Nefi me dëshminë që ai dha te 1 Nefi 3:7?

Jepuni nxënësve kohë për të menduar për rrethanat e tyre që mund t’u kërkojnë atyre të ecin përpara me besim. Inkurajojini ata të përsiatin për atë që kanë mësuar nga përvoja e Nefit ndërsa mbajnë shënim në heshtje mendimet dhe planet e tyre për të ecur përpara. Merrni parasysh të ftoni disa vullnetarë që të japin disa nga mendimet dhe pikëpamjet e tyre pasi të kenë mbaruar së shkruari.

  • Çfarë kam mësuar sot që mund të më ndihmojë për situatën time?

  • Çfarë kam ndier sot që mund ta forcojë mirëbesimin tim tek aftësia dhe dëshira e Atit Qiellor për të më udhërrëfyer?

  • Çfarë mund të bëj për të ndjekur shembullin e Nefit dhe për të shkuar përpara me besim edhe nëse shtegu im duket i paqartë?