Seminari
1 Nefi 1–5: Vështrim i Përgjithshëm


“1 Nefi 1–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 1–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 1–5

Vështrim i Përgjithshëm

Lehi u thirr nga Perëndia për t’i predikuar pendim popullit të Jerusalemit. Ai iu bind një zbulese nga Zoti për ta shpërngulur familjen e tij në vendin e shkretë. Biri i tij, Nefi iu drejtua Zotit për të kuptuar më tej dhe atij iu zbut zemra. Pasi udhëtuan prej ditësh në vendin e shkretë, Nefi dhe vëllezërit e tij u përballën me një provë të bindjes dhe besimit të tyre te Perëndia kur u urdhëruan të ktheheshin në Jerusalem për t’i marrë Labanit fletët prej tunxhi.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

1 Nefi 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojnë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e pranimit dhe ndjekjes së profetëve të Perëndisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar paralajmërimet e fundit që kanë dëgjuar nga profetët dhe të përsiatin se si u janë përgjigjur atyre paralajmërimeve.

  • Figurat: Figurat e një lumi dhe një ujëvare nga mësimi

  • Materiali filmik: “Zoti e Urdhëron Familjen e Lehit që të Largohet nga Jerusalemi” (18:14; shikoni nga kodi kohor 00:39 në 05:53 dhe nga kodi kohor 05:53 në 07:26)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Gjatë veprimtarisë së fundit, kur nxënësit të jenë duke përgatitur përgjigjen e tyre për mesazhin që morën në celular nga një shok, ftojini ata të presin për ta dhënë atë derisa të ketë mbaruar gjithsecili. Përdorni veçorinë e bashkëbisedimit që t’i lejoni të gjithë t’i dorëzojnë përgjigjet e tyre në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, nxënësit do ta gjejnë vetë përgjigjen por do të kenë mundësinë për t’i shqyrtuar mendimet e të tjerëve.

1 Nefi 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’iu drejtuar Zotit kur Ai u kërkon të bëjnë gjëra të vështira.

  • Përgatitja e nxënësve: Pyete një shok ose një pjesëtar të familjes: “Kur e ke kërkuar dhe marrë ndihmën e Zotit për t’u besuar dhe për t’iu bindur fjalëve të Tij, edhe kur ishte e vështirë?”

  • Figurë: Hartë e itinerarit të mundshëm të ndjekur nga familja e Lehit për të dalë nga Jerusalemi

  • Materiali filmik: “Profeti i Perëndisë” [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2018/04/the-prophet-of-god?lang=alb] (16:04; shikoni nga kodi kohor 11:51 në 12:37)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi të paraqitni hartën e itinerarit të mundshëm të ndjekur nga familja e Lehit drejt vendit të shkretë dhe të shpjegoni distancën që ka gjasë të kenë përshkuar ata, merrni parasysh të përdorni një program për hartat në internet për t’u treguar nxënësve disa vendndodhje që kanë të njëjtën distancë nga vendi ku jetojnë ata. Mund t’i ftoni nxënësit të imagjinojnë se si do të ishte të udhëtonin atje pa një mjet motorik, duke e ditur se duhet të sjellin çdo gjë që iu përket të cilën duan ta marrin me vete.

1 Nefi 3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besimin te Perëndia për të arritur atë që Ai u kërkon të bëjnë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përpiqen ta mësojnë përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor 1 Nefi 3:7 dhe të mendojnë se si zbatohet ai për situatat me të cilat përballen ata në jetën e tyre.

  • Materiali filmik: “Nefi Udhëhiqet nga Shpirti për të Marrë Fletët prej Tunxhi” (25:44; shikoni nga kodi kohor 04:43 në 08:18 dhe nga kodi kohor 08:18 në 15:10)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Një mënyrë e mundshme për ta filluar mësimin është t’i ftoni nxënësit të tregojnë në kamerën e tyre diçka që ka shumë domethënie për ta ose familjen e tyre për shkak të përpjekjes që u kërkua për ta fituar ose marrë atë. Ftoni disa nxënës të flasin rreth domethënies së objektit të tyre dhe si u fitua apo u mor ai. Më pas tregoni një figurë të familjes së Lehit duke mbajtur fletët prej tunxhi dhe ftoni një nxënës të shpjegojë se çfarë iu desh familjes së Lehit të bënte për t’i marrë ato dhe pse ishin aq të vendosur ta bënin.

Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 1 Nefi 3:7, të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për përvojat që kanë pasur ata ose njerëzit e tyre të dashur të cilat tregojnë se Zoti përgatit një udhë për ta plotësuar atë që Ai kërkon prej nesh.

  • Figura për t’u paraqitur: Nefi duke folur me të atin, Lehin

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Udhëzimet dhe pyetjet që u përkasin tre parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore (duke filluar nga “Veproni me besim” te pjesa “Ushtrojeni vënien në zbatim”)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në vend që të përdorni skenarët e sugjeruar në pjesën “Ushtrojeni vënien në zbatim”, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të afishojnë në bashkëbisedim situata reale në të cilat një urdhërim është i vështirë për t’u zbatuar. (Kujtojuni atyre të mos afishojnë asgjë që është tepër vetjake për ta ose të tjerët.) Nxënësit më pas mund të zgjedhin një nga afishimet e shokëve të klasës tek i cili të përqendrohen ndërkohë që zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

1 Nefi 4–5

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim ta forcojë mirëbesimin e nxënësve tek Ati Qiellor dhe te gatishmëria e Tij për t’i udhërrëfyer ata.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve një kopje të thënies së Presidentit Rasëll M. Nelson që shfaqet në fillim të mësimit. Ftojini ata të vijnë të përgatitur me ide për situata në të cilat ata mund të përfitojnë personalisht nga marrja e udhërrëfimit nga Zoti.

  • Materiali filmik: “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë” [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2018/04/revelation-for-the-church-revelation-for-our-lives?lang=alb] (20:28; shikoni nga kodi kohor 09:14 në 09:40)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përpara se nxënësit të mblidhen për orën mësimore, merrni parasysh të ftoni pak prej tyre të vijnë të përgatitur që të tregojnë përvoja kur janë udhërrëfyer nga Fryma e Shenjtë. Kërkoni mundësi gjatë gjithë diskutimit për t’i lejuar nxënësit të dëshmojnë për fuqinë e Zotit për t’i udhërrëfyer ata.