Seminari
Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7: “Unë do të Shkoj dhe do të bëj Gjërat që Zoti ka Urdhëruar”


“Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7: ‘Unë do të Shkoj dhe do të bëj Gjërat që Zoti ka Urdhëruar’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7: ‘Unë do të Shkoj dhe do të bëj Gjërat që Zoti ka Urdhëruar’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7

“Unë do të Shkoj dhe do të bëj Gjërat që Zoti ka Urdhëruar”

Nefi me Lehin në çadrën e tij

Në një mësim të mëparshëm, mësove se Zoti përgatit gjithnjë një udhë për ne që ta plotësojmë atë Ai na urdhëron të bëjmë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për 1 Nefi 3:7, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Të mësuarit se si t’i shpjegoni doktrinën dhe parimet. Nxënësit e rritin kuptueshmërinë e tyre ndërsa ia shpjegojnë ungjillin njëri-tjetrit. Krijoni një mjedis në të cilin nxënësit ndihen të lirshëm që t’ua tregojnë të tjerëve atë që kuptojnë për të vërtetat e ungjillit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për përvojat që kanë pasur ata ose njerëzit e tyre të dashur të cilat tregojnë se Zoti përgatit një udhë për ta plotësuar atë që Ai kërkon prej nesh.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “1 Nefi 3”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te 1 Nefi 3:7. Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Përdorni çfarëdo metode të efektshme për t’i ndihmuar nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 1 Nefi 3:7 dhe të shpjegojnë të vërtetat që gjenden në këtë fragment.

Veprimtaritë vijuese janë sugjerime për mënyrën se si ta bëni këtë.

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të lejojë të ushtrohesh për shpjegimin e të vërtetave të ungjillit të Jezu Krishtit me vetë fjalët e tua. Ka mënyra të panumërta se si mund ta bekosh jetën e atyre që ke përreth ndërsa e kupton dhe e shpjegon më mirë doktrinën e Shpëtimtarit që gjenden te shkrimet e Tij të shenjta.

Lexo te 1 Nefi 3:7 dhe përmblidhe atë të mëson ai me vetë fjalët e tua.

Ftojeni çdo nxënës t’ia tregojë përmbledhjen e vet një partneri.

Përpiqu të mendosh për një situatë në të cilën të vërtetat e dhëna mësim në këtë varg mund ta ndihmojnë dikë. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese:

Pasi t’u jepni nxënësve kohë për t’i përgatitur përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese, merrni parasysh t’i ftoni ata t’ia shpjegojnë përgjigjet një partneri në mënyrë që çdo nxënës të ketë mundësi t’i shprehë mendimet e veta me zë.

  • Çfarë të vërtetash nga ky varg do t’i tregoje dikujt në situatën që mendove? Përse?

  • Cilat janë mënyrat e ndryshme se si Perëndia mund të përgatitë një udhë për ne që ta plotësojmë atë që Ai kërkon?

  • Çfarë përvojash mund të tregosh që e ilustrojnë të vërtetën se Perëndia përgatit një udhë që ne të plotësojmë çfarëdo që Ai na kërkon të bëjmë?

Nëse nxënësit e bënë veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve, merrni parasysh të ftoni vullnetarë për t’ia treguar përvojat e tyre klasës.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta mësojnë përmendsh frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë, merrni parasysh të paraqitni figurën e Nefit duke folur me të atin që në fillim të mësimit. Ftojini nxënësit ta vështrojnë figurën ndërkohë që përsëritin fjalinë: “‘Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar’ – 1 Nefi 3:7”, sa herë që të munden brenda një minute.

Më pas, për t’i ndihmuar nxënësit për ta futur më mirë në kujtesë këtë fragment të zotërimit doktrinor, merrni parasysh të ndaloni një ose dy herë kur ka një pushim të natyrshëm në mësim për ta paraqitur përsëri figurën dhe ftojini nxënësit ta thonë përmendsh frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë.

Ushtroje vënien në zbatim

Ne të gjithë do të përballemi me situata të vështira dhe do të na kërkohet nga Perëndia të bëjmë gjëra të vështira në jetën tonë. Zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të të ndihmojë ta forcosh besimin tënd te Jezu Krishti teksa përballesh me këto situata.

Në vend që të përdorin skenarët vijues, nxënësit mund të përqendrohen te diçka që Zoti ka urdhëruar që lidhet në mënyrë specifike me jetën e tyre. Ata mund të kenë përcaktuar diçka te mësimi “1 Nefi 3”. Nëse bëhet kjo përshtatje, merrni parasysh t’i lejoni nxënësit të punojnë individualisht, duke qenë se disa nga gjërat që ata zgjedhin të përqendrohen mund të jenë shumë personale.

Lexoji skenarët vijues dhe zgjidh një tek i cili dëshiron të përqendrohesh për veprimtarinë e radhës.

  1. Sara e do Zotin dhe dëshiron të shërbejnë në Kishën e Tij. Sidoqoftë, ajo kohët e fundit ka marrë një detyrë në Kishë për të cilën nuk ndihet e kualifikuar që ta plotësojë. Ajo e pranoi detyrën por heziton të veprojë më tej.

    Merrni parasysh të vendosni çfarëdo urdhërimi në skenarin vijues që mund të lidhet më së shumti me nxënësit Disa shembuj janë agjërimi, pagimi i së dhjetës, përmbushja e një thirrjeje në Kishë ose të qenit i ndershëm.

  2. Roza ndihet keq me veten sepse e ka të vështirë të mbajë një urdhërim të caktuar. Ajo i është bindur urdhërimit me raste, por nuk e ka bërë në mënyrë të qëndrueshme.

Nëse po përdorni skenarët e sugjeruar, merrni parasysh t’u kërkoni nxënësve të formojnë grupe me nga tre, me të tjerë që zgjodhën të njëjtin skenar. Caktojini çdo anëtari të grupit të studiojë njërin nga parimet në vijim të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe t’u përgjigjet pyetjeve në atë pjesë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit ta raportojnë atë që mësuan në grupin e tyre.

Mund të jetë e dobishme të paraqitni ose të shtypni kopje të pjesëve vijuese që nxënësit t’u referohen teksa studiojnë.

Vepro me besim

Lexo paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

  • Si mund ta ndihmojë thënia e Plakut Holland te paragrafi 6 Sarën ose Rozën?

  • Nëse Sara ose Roza nuk mund ta plotësojë menjëherë atë që kërkon Perëndia, si mund ta ndihmojnë atë të vërtetat rreth Atit Qiellor te paragrafi 7?

  • Nëse ke pasur mendime të ngjashme me të Sarës ose Rozës, çfarë të ka ndihmuar ose mund të të ndihmojë të ecësh përpara me besim te Jezu Krishti?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Lexo paragrafin 8 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh të shenjosh të paktën dy fraza ose ide që ti mendon se mund ta ndihmojnë Sarën ose Rozën.

  • Si mund ta ndihmojë secila nga frazat që zgjodhe Sarën ose Rozën?

  • Çfarë di rreth Atit Qiellor dhe mënyrës se si Ai i trajton fëmijët e Tij që mund të të ndihmojë?

  • Si mund të ndihmojë të parit e situatës në kontekstin e planit të shpëtimit?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Lexo paragrafin 11 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

  • Kur do t’i këshilloje Sarës ose Rozës të kërkonte për të vërteta që mund ta ndihmonin?

Gjej disa minuta për të kërkuar burime të caktuara në mënyrë hyjnore për të vërtetat që mendon se gjejnë zbatim për situatën. Një burim që mund të zgjedhësh është lista e fragmenteve të zotërimit doktrinor që gjenden në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh të lexosh frazat kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentet e Librit të Mormonit, duke kërkuar ato që mund të jenë të dobishme. Sigurohu të përfshish referencën 1 Nefi 3:7 si një nga burimet e tua.

  • Çfarë gjete që mund ta tregosh?

  • Si kanë sjellë të vërtetat që gjete një ndryshim në jetën tënde?

Merrni parasysh të ecni nëpër dhomë dhe t’i ndihmoni nxënësit që janë të pasigurt se si t’i gjejnë fragmentet e shkrimit të shenjtë ose thëniet nga udhëheqësit e Kishës. Në vend që t’u jepni atyre një referencë ose thënie të zbatueshme nga shkrimi i shenjtë, merrni parasysh t’u tregoni se si ta gjejnë atë që po kërkojnë.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Gjatë një mësimi të ardhshëm, kaloni jo më shumë se tre deri në pesë minuta duke përsëritur referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për 1 Nefi 3:7. Një mënyrë për ta përsëritur është të ngrini lart të njëjtën figurë të Nefit që u përdor në këtë mësim për të parë nëse nxënësit ende e mbajnë mend frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë. Kjo mund të bëhet shkurtimisht në fillim ose në fund të secilit nga mësimet e ardhshme.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”