“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 2: ‘Shqyrtojini Konceptet dhe Pyetjet me një Këndvështrim të Përjetshëm’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 2
Shqyrtojini Konceptet dhe Pyetjet me një Këndvështrim të Përjetshëm
Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i mësosh dhe zbatosh parimet për marrjen e njohurisë shpirtërore për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i shqyrtosh konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm dhe t’i shohësh ato më shumë si Shpëtimtari.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
Kur përjetojmë sfidat e jetës ose përballemi me pyetje që nuk marrin përgjigje, mund të na ndihmojnë parimet e mëposhtme të marrjes së njohurisë shpirtërore:
-
Veproni me besim.
-
Shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
-
Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.
Në këtë mësim do të përqendrohemi në shqyrtimin e koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm.
Një pamje e kufizuar
-
Ku ngjason kjo me marrjen e vendimeve që të ndryshojnë jetën ose dhënien e përgjigjeve për pyetje të rëndësishme me kuptim të kufizuar për planin e shpëtimit?
Pasja e një pamjeje më të plotë është e dobishme kur ndërveprojmë me botën përreth nesh. Po ashtu, një këndvështrim i përjetshëm mund të na ndihmojnë ndërsa marrim njohuri shpirtërore.
Merr parasysh ta shenjosh fjalinë e mëposhtme nga paragrafi 8 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022): Për t’i shqyrtuar konceptet doktrinore, pyetjet dhe çështjet shoqërore me një këndvështrim të përjetshëm, ne i marrim ato parasysh në kontekstin e planit të shpëtimit dhe të mësimeve të Shpëtimtarit.
Studio paragrafët 8–10, duke kërkuar atë që mund të të ndihmojë t’i shqyrtosh konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
-
Cilat janë disa çështje dhe pyetje që mendon se Shpëtimtari mund t’i shohë ndryshe nga sa i shohin shumë njerëz në tokë?
-
Si na ndihmon shqyrtimi i koncepteve dhe pyetjeve në kontekstin e planit të shpëtimit për t’i parë gjërat më shumë siç i shohin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti? (Shih Mosia 4:9.)
-
Pse mund të jetë kjo një aftësi e rëndësishme për ty për ta mësuar, ushtruar dhe përdorur në jetën tënde?
Një shembull nga shkrimet e shenjta
Alma i Riu na tregoi se si t’i shohim gjërat me një këndvështrim të përjetshëm kur iu përgjigj pyetjeve të vështira me të cilat po luftonte djali i tij, Koriantoni.
Lexo tek Alma 40:1; 42:1, duke kërkuar dy shqetësime që kishte Koriantoni. Merr parasysh t’i parafrazosh shqetësimet e tij me vetë fjalët e tua.
Tani lexoji krerët e kapitujve për kapitujt Alma 40; 41; 42 që të shohësh një përmbledhje të asaj që Alma i mësoi Koriantonit kur trajtoi shqetësimet e tij. Kërko elemente të planit të shpëtimit që i dha mësim Alma.
-
Çfarë elementesh të planit pe?
-
Si mund ta ketë ndihmuar kjo Koriantonin që t’i shihte shqetësimet e tij nga një këndvështrim i përjetshëm?
Vendosja në një kuadër të ri
Bëj formën e një kornize fotografish duke përdorur gishtërinjtë tregues dhe gishtërinjtë e mëdhenj të dorës. Zgjidh çfarëdoqoftë në dhomë si subjekt të fotografisë sate.
-
Çfarë vendose të futje në kornizë? Përse?
-
Çfarë le jashtë fotografisë tënde? Përse?
Ashtu si fotografitë, edhe pyetjet kanë një kornizë ose kontekst. Korniza mund të përfaqësojë bindjet dhe supozimet e një personi që e shtyjnë atë t’i shohë pyetjet në një mënyrë të caktuar. Ndonjëherë ato bindje dhe supozime bazohen te një keqkuptim ose te diçka që nuk është e vërtetë. Në ato raste, mund të na ndihmojë vendosja e tyre në një kornizë të re. Vendosja në një kuadër të ri është kur i shqyrtojmë ato bindje ose supozime në kontekstin e planit të shpëtimit dhe mësimeve të Shpëtimtarit.
Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:
“Për shkak të njohurisë sonë për këtë plan dhe të vërtetave të tjera që Perëndia i ka zbuluar, ne fillojmë me supozime të ndryshme nga ata që nuk kanë të njëjtën njohuri si ne. Si rrjedhim, ne arrijmë në përfundime të ndryshme për shumë çështje të rëndësishme që të tjerët i gjykojnë vetëm sipas opinioneve të tyre rreth jetës në vdekshmëri.” (Dallin H. Oaks, “As He Thinketh in His Heart” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 8 shkurt 2013], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)
Imagjino sikur ke një shok që quhet Adri i cili të pyeti: “Nëse vërtet ka një Perëndi të dashur, përse Ai duhet t’i lejojë njerëzit që të vuajnë?”
Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Shqyrtimi i Pyetjeve me një Këndvështrim të Përjetshëm” (02:55), që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për të parë një shembull të mënyrës se si ky shqetësim mund të vendoset në një kornizë të re.
-
Pse mendon që është e dobishme të mendosh rreth bindjeve ose supozimeve që mund të kenë ndikuar te pyetja e Adrit rreth Perëndisë?
-
Si na lejon konteksti i asaj që dimë për Atin Qiellor dhe planin e Tij ta shohim ndryshe pyetjen?
-
Si ndihesh rreth aftësisë sate për të zgjidhur pyetje të vështira nëpërmjet vendosjes në një kuadër të ri? Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh ke rreth saj, nëse ke?
Do të kesh shumë mundësi për ta ushtruar vendosjen në një kuadër të ri në seminar dhe në jetën tënde. Ndërsa kërkon ndihmën e Frymës së Shenjtë dhe e zgjeron të kuptuarit që ke për planin e shpëtimit dhe doktrinën e Krishtit, aftësia jote për t’i shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm do të rritet. Kjo do të ndërtojë sigurinë tënde te vetja për ta treguar atë që di dhe për t’i ndihmuar të tjerët me pyetje të vështira dhe shqetësime.