Seminari
Faqja e Titullit: Qëllimi i Librit të Mormonit


“Faqja e Titullit: Qëllimi i Librit të Mormonit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Faqja e Titullit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

Faqja e Titullit

Qëllimi i Librit të Mormonit

Moroni, biri i Mormonit, duke shkruar në fletët e arta

Përse na nevojitet Libri i Mormonit, kur ne tashmë e kemi fjalën e Perëndisë në Bibël? Në faqen e titullit të Librit të Mormonit, profeti Moroni na ndihmon të kuptojmë se përse Libri i Mormonit është kaq i rëndësishëm. Ky mësim ka si qëllim të të ndihmojë t’i kuptosh dhe shpjegosh qëllimet e Librit të Mormonit.

Zbatimi i Synimit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë Mos harroni se “qëllimi ynë është të ndihmojmë rininë dhe të rinjtë në moshë madhore që t’i kuptojnë dhe të mbështeten te mësimet dhe Shlyerja e Jezu Krishtit, të kualifikohen për bekimet e tempullit, si dhe të përgatiten vetë, të përgatisin familjet e tyre dhe të tjerët për jetën e përjetshme me Atin e tyre në Qiell” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. x).

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mbi arsyen pse Libri i Mormonit theksohet dhe përdoret kaq shpesh në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Rëndësia e njohjes së qëllimit të diçkaje

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh të shfaqni figura të mjeteve për të cilat nxënësit nuk kanë njohuri, ose t’i sillni këto mjete në klasë në mënyrë që nxënësit t’i shohin e t’i prekin. Mjeti i mëposhtëm është një lartësimatës, i cili përdorej në kohët e lashta për orientim në det.

A ke parë ndonjëherë një mjet të tillë si ai në figurën vijuese? Përfytyro se si do t’ia shpjegoje qëllimin dhe vlerën e një mjeti të panjohur dikujt tjetër.

Figura e lartësimatësit
  • Pse na ndihmon ta dimë e ta kuptojmë qëllimin ose vlerën e diçkaje përpara se ta përdorim ose t’ua tregojmë të tjerëve?

    ikonë, udhëzime për mësimdhënien

    Merreni parasysh të paraqitni një kopje të Librit të Mormonit përpara pyetjes tjetër.

  • Si mund të lidhet kjo me të kuptuarit e qëllimit dhe vlerës së Librit të Mormonit?

Merre në shqyrtim se sa i/e sigurt te vetja do të ndiheshe po t’ia shpjegoje qëllimin dhe vlerën e Librit të Mormonit dikujt që nuk ka asnjë njohuri për të. Teksa e studion këtë mësim, kërko rreth asaj që të ndihmon t’i kuptosh qëllimin dhe vlerën e Librit të Mormonit dhe se si mund t’ua tregosh të tjerëve këtë që ke kuptuar.

Të kuptuarit e qëllimit dhe vlerës së Librit të Mormonit

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh të shkruani në tabelë fjalinë e paplotë vijuese dhe t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë fjalinë me atë që gjejnë.

Libri i Mormonit u shkrua për të …

Libri i Mormonit u shkrua për të …

Faqja e titullit përmban fjalët e fundit që shkroi Moroni në fletën e fundit të fletëve të arta. Lexoji faqen e titullit dhe tre paragrafët e parë të parathënies së Librit të Mormonit. Kërko mënyra për ta plotësuar fjalinë e mësipërme. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë teksa e bën këtë.

  • Për kë u shkrua Libri i Mormonit?

  • Për kë flet Libri i Mormonit?

  • Përse u shkrua Libri i Mormonit?

(Për informacion shtesë, shih “Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit” në faqet e parathënies.)

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi mbi qëllimet e Librit të Mormonit.

“Unë dëshmoj se Libri i Mormonit është mjeti i Perëndisë për realizimin e mbledhjes së Izraelit në kohën tonë dhe për t’i ndihmuar njerëzit që të arrijnë ta njohin Birin e Tij, Jezu Krishtin.” (Ulises Soares, “Dalja në Dritë e Librit të Mormonit”, Liahona, maj 2020, f. 35)

  • Çfarë ke mësuar nga studimi yt vetjak dhe nga thënia e Plakut Soares mbi qëllimet e Librit të Mormonit?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar, është se Libri i Mormonit u shkrua për të ndihmuar të mblidhej Izraeli dhe për t’i bindur të gjithë njerëzit se Jezusi është Krishti.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Dy veprimtaritë vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit ta thellojnë të kuptuarit të tyre për të vërtetën e mësipërme të theksuar me të zezë. Këto veprimtari mund të kryhen në një larmi mënyrash. Ju mund ta paraqitni secilën veprimtari për nxënësit ose t’u siguroni atyre kopje të secilës. Nxënësit mund të zgjedhin të bëjnë njërën prej tyre dhe më pas t’i mësojnë njëri-tjetrit atë që mësuan. Ata gjithashtu mund të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla për t’i përfunduar të dyja veprimtaritë.

Veprimtaria A: Libri i Mormonit ka si qëllim të ndihmojë për të mbledhur Izraelin

Libri i Mormonit i referohet shpesh besëlidhjes që bëri Zoti për ta mbledhur Izraelin. Lexo thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson dhe dy ose tre nga referencat e shkrimeve të shenjta më poshtë.

“[Në] Librin e Mormonit, do të mësoni doktrinën e mbledhjes, të vërteta rreth Jezu Krishtit, Shlyerjes së Tij dhe plotësinë e ungjillit të Tij që nuk gjendet në Bibël. Libri i Mormonit është qendror për mbledhjen e Izraelit. Në fakt, nëse nuk do të kishte Libër të Mormonit, mbledhja e premtuar e Izraelit nuk do të ndodhte.” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor, 2018]”, pjesë e shtuar në revistat New Era dhe Ensign, f. 13, ChurchofJesusChrist.org)

  • Si mendon se mund të ndihmojë Libri i Mormonit për të mbledhur Izraelin?

Përsiat se si Libri i Mormonit të ka ndihmuar ty ose të tjerë për t’u mbledhur në Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit. Merre parasysh t’i mbash shënim bekimet që kanë ardhur për shkak të kësaj mbledhjeje.

  • Si do të ishte ndryshe jeta jote pa Librin e Mormonit?

  • Kujt mund t’i tregosh për Librin e Mormonit?

Veprimtaria B: Libri i Mormonit ka si qëllim t’i bindë të gjithë njerëzit se Jezusi është Krishti

Mendo rreth asaj që di rreth Jezu Krishtit dhe mënyrës se si Libri i Mormonit ka ndikuar në marrëdhënien tënde me Të. Më pas gjej një moment për të renditur dy ose tre shkrime të shenjta nga Libri i Mormonit të cilat të mësojnë për Jezu Krishtin. Nëse ke nevojë për ndihmë, shih zërin “Jezu Krisht” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

  • Çfarë të ndihmojnë të kuptosh rreth Jezu Krishtit këto vargje?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Veprimtaria vijuese mund të përshtatet për t’u interpretuar me role nga nxënësit në dyshe ose grupe të vogla.

Përfytyro sikur po flet me një shok që ose nuk ka njohuri mbi Librin e Mormonit, ose nuk mendon se është shumë i dobishëm. Çfarë mund t’i tregosh këtij personi për Librin e Mormonit dhe qëllimin e tij? Merr parasysh të përfshish përvoja vetjake, fraza nga faqja e titullit dhe parathënia ose ndonjë referencë nga Libri i Mormonit që e ndien se mund të jetë e dobishme.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh ta përfundoni me një dëshmi vetjake për qëllimin dhe vlerën e Librit të Mormonit. Nxënësit mund të japin gjithashtu dëshminë ose ndjenjat e tyre rreth studimit të tyre të shkuar dhe të ardhshëm të këtij dokumenti të shenjtë.