Seminari
Parathënia për Librin e Mormonit: Guri Kyç i Besimit Tonë


“Parathënia për Librin e Mormonit: Guri Kyç i Besimit Tonë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Parathënia për Librin e Mormonit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

Parathënia për Librin e Mormonit

Guri Kyç i Besimit Tonë

Djalosh duke lexuar shkrimet e shenjta

Jozef Smithi e quajti Librin e Mormonit gurin kyç të besimit tonë. Brenda librit është një ftesë për ta pyetur Perëndinë nëse ai është i vërtetë. Miliona njerëz e kanë ndjekur këtë ftesë dhe kanë marrë një dëshmi nga Fryma e Shenjtë për vërtetësinë e Librit të Mormonit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta shtosh dëshirën tënde për ta studiuar Librin e Mormonit çdo ditë që të forcosh dëshminë tënde rreth vërtetësisë së tij.

Nxitja e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Një zakon i studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta mund t’i bekojë nxënësit për gjithë pjesën tjetër të jetës së tyre. Kërkoni mënyra se si t’u mësoni nxënësve rreth bekimeve të studimit të shkrimeve të shenjta çdo ditë.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta lexojnë ose dëgjojnë bisedën e Plakut Geri E. Stivenson “Shihni te Libri, Shihni te Zoti” nga konferenca e përgjithshme e tetorit 2016.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Bekimet nga Libri i Mormonit

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merrni parasysh të paraqitni listën vijuese të bekimeve që vijnë nga leximi i Librit të Mormonit. Diskutoni se cilat bekime nxënësit i dëshirojnë më shumë dhe se si do të ndikonin ato në jetën e tyre të përditshme. Nxënësit gjithashtu mund të tregojnë se çfarë do të ishin të gatshëm të bënin për t’i marrë ato. Këto bekime janë të përvijuara në pohimet profetike.

Disa prej këtyre pohimeve profetike gjenden në mësim dhe të tjera janë në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Lexoje dhe merre parasysh ta shenjosh thënien nga Jozef Smithi te paragrafi 6 i parathënies së Librit të Mormonit.

  • Çfarë të bën më shumë përshtypje nga thënia e Jozef Smithit?

Guri kyç i besimit tonë

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë rolin e një guri kyç (guri në pjesën e sipërme qendrore të një harku). Një mënyrë është të paraqitni figurën e një guri kyç në një hark dhe t’i vini nxënësit të diskutojnë se cili është guri më i rëndësishëm në një hark.

Hark

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim:

“Libri i Mormonit është gur[i kyç] në dëshminë që japim për Jezu Krishtin, i cili është Vetë gurthemeli i çdo gjëje që bëjmë. Ai dëshmon për realitetin e Tij me fuqi dhe qartësi. …

… Libri i Mormonit është gur[i kyç] i dëshmisë. Pikërisht ashtu si qemeri shembet nëse guri [kyç] hiqet, kështu ndodh me të gjithë Kishën, qëndron ose bie me vërtetësinë e Librit të Mormonit.” (Ezra Taft Benson, “Libri i Mormonit – Gur[i Kyç] i Besimit Tonë”, , tetor 1986, f. 5, 6)

Guri kyç i dëshmisë sonë për Jezu Krishtin

  • Çfarë mendoni se do të thotë që Libri i Mormonit është guri kyç i dëshmisë sonë për Jezu Krishtin?

Shkruesit në Librin e Mormonit dëshmuan vazhdimisht për Jezu Krishtin. Për të parë se si individë të ndryshëm gjetën përmendje të Jezu Krishtit në faqet e librit, shihni materialin filmik “Book of Mormon Experiment Honolulu” [“Eksperimenti Honolulu me Librin e Mormonit”] (02:35). Ky material filmik mund të gjendet te ChurchofJesusChrist.org.

2:35
ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ka shumë mënyra se si nxënësit mund të marrin pjesë në ushtrimin vijues. Jini krijues dhe kërkoni mënyra për ta përfshirë çdo nxënës. Një ide është t’i jepni çdo nxënësi një faqe të kopjuar nga Libri i Mormonit dhe t’u kërkoni atyre të shenjojnë çdo përmendje të Shpëtimtarit në faqen e tyre. Faqet më pas mund të paraqiten në mënyrë të tillë që t’i shohin nxënësit e tjerë.

Përzgjidh çfarëdo faqe nga Libri i Mormonit dhe kërko çdo përmendje të Shpëtimtarit në atë faqe.

  • Çfarë gjete rreth Shpëtimtarit?

  • Çfarë të ndihmojnë fragmentet që gjete që të kuptosh ose të ndiesh rreth Shpëtimtarit?

Mendo se si do të bekoheshe duke pasur një dëshmi më të fortë për Jezu Krishtin. Teksa e studion Librin e Mormonit, kërko përmendje të Jezu Krishtit dhe se çfarë mëson rreth Tij. Ndërsa e bën këtë, njohuria dhe dëshmia jote për Shpëtimtarin do të rriten.

Guri kyç i dëshmisë sonë

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ftojini nxënësit të reflektojnë individualisht rreth deklaratave vijuese.

  • Cila nga deklaratat vijuese i përshkruan më mirë ndjenjat e tua rreth Librit të Mormonit?

    • U mirëbesoj të tjerëve që kanë marrë dëshminë e tyre vetjake dhe më kanë siguruar se Libri i Mormonit është i vërtetë.

    • Nuk jam i sigurt nëse e di që Libri i Mormonit është i vërtetë.

    • Unë kam marrë një dëshmi nga Fryma e Shenjtë se Libri i Mormonit është i vërtetë.

  • Pse mendon se Ati Qiellor mund të dojë që ta dish se Libri i Mormonit është i vërtetë?

Lexo paragrafin e parafundit te parathënia, si dhe vargjet te Moroni 10:3–5, duke kërkuar se çfarë mund të bësh për të ditur a është i vërtetë Libri i Mormonit.

  • Sipas asaj që lexove, çfarë nevojitet të bëjë dikush në mënyrë që ta dijë se Libri i Mormonit është i vërtetë?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse e lexoj Librin e Mormonit, e përsiat mesazhin e tij dhe e pyes Perëndinë a është i vërtetë, atëherë mund të marr një dëshmi nga Fryma e Shenjtë.

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit Të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi se si dëshmia e tij për Librin e Mormonit u rrit teksa merrte pjesë në seminar. Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Dalja në Dritë e Librit të Mormonit”, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 12:03 deri në 14:12.

2:3

Lexo paragrafin e fundit te parathënia e Librit të Mormonit, duke kërkuar se çfarë njohurie tjetër vjen me një dëshmi për Librin e Mormonit.

  • Si mundet të ndikojë në jetën tënde pasja e një dëshmie për Librin e Mormonit?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për Librin e Mormonit dhe t’i ftoni nxënësit e gatshëm që të japin dëshmi gjithashtu.

Studioje Librin e Mormonit çdo ditë

Presidenti Rasëll M. Nelson na bëri premtime të gjithëve ne nëse e studiojmë Librin e Mormonit çdo ditë. Lexo thënien e mëposhtme ose shih materialin filmik “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” te ChurchofJesusChrist.org nga kodi kohor 11:52 deri në 13:05.

2:3

“Unë ju premtoj se, kur e studioni me lutje Librin e Mormonit çdo ditë, ju do të merrni vendime më të mira – çdo ditë. Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni, dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj. Ju premtoj se, ndërsa e zhytni veten përditë në Librin e Mormonit, ju mund të fitoni imunitet kundër të ligave të ditës, përfshirë edhe murtajën dërrmuese të pornografisë dhe varësive të tjera që na mpijnë mendjen.

Sa herë që dëgjoj dikë, përfshirë dhe veten, të thotë: ‘E di se Libri i Mormonit është i vërtetë’, dua ta them me zë të lartë: ‘Gjë e mirë, por nuk mjafton!’ Neve na nevojitet të ndiejmë, në ‘pjes[ën] më [të] thellë’ të zemrës sonë [Alma 13:27], se Libri i Mormonit është pa dyshim fjala e Perëndisë. Ne duhet ta ndiejmë atë kaq thellësisht sa kurrë nuk do të duam të jetojmë qoftë edhe një ditë pa të.” (Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”,  Liahona, nëntor 2017, f. 62–63)

  • Çfarë të bën përshtypje nga kjo thënie?

  • Si ndihesh rreth ftesës për ta lexuar Librin e Mormonit çdo ditë?

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Diskutoni rreth pengesave për studimin e përditshëm të shkrimeve të shenjta dhe mënyrave se si t’i kapërcejmë ato.

Nëse nxënësit nuk kanë vendosur ende një synim vetjak për studimin e shkrimeve të shenjta, për sa u përket krediteve për diplomimin në seminar, kjo mund të jetë një mundësi që ata ta bëjnë këtë. Nëse nxënësit dëshirojnë, ata mund t’ia tregojnë synimin një pjesëtari të familjes, udhëheqësi të Kishës apo mësuesit/es të/së seminarit. Merreni parasysh të tregoni për bekimet vetjake nga leximi i Librit të Mormonit dhe t’i ftoni nxënësit e gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë.