Seminari
Dëshmia e Jozef Smithit për Librin e Mormonit: “Përkthyer … me anë të Dhuratës dhe Fuqisë së Perëndisë”


“Dëshmia e Jozef Smithit për Librin e Mormonit: ‘Përkthyer … me anë të Dhuratës dhe Fuqisë së Perëndisë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Dëshmia e Jozef Smithit për Librin e Mormonit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

Dëshmia e Jozef Smithit për Librin e Mormonit

“Përkthyer … me anë të Dhuratës dhe Fuqisë së Perëndisë”

Jozef Smithi

© 1998 David Lindsley

Si doli në dritë Libri i Mormonit? Si e përktheu Jozef Smithi atë nga një gjuhë e panjohur në anglisht? Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh dhe shpjegosh më mirë se si doli në dritë Libri i Mormonit “me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 135:3).

Të dini emrin e çdo nxënësi. Kur e dini dhe i drejtoheni çdo nxënësi në emër, kjo mund t’i ndihmojë ata ta ndiejnë dashurinë tuaj. Gjeni kohë për t’i mësuar emrat e nxënësve. Mund të keni në dispozicion regjistra të klasës me fotografi ose të bëni veprimtari në klasë të cilat mund t’ju ndihmojnë juve dhe nxënësve të mësoni emrat e njëri-tjetrit.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që ata dinë rreth daljes në dritë të Librit të Mormonit dhe se çfarë pyetjesh kanë rreth saj.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dalja në dritë e Librit të Mormonit

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Paraqitni figurat vijuese. Kujtojuni nxënësve përgatitjen e tyre për mësim dhe ftojini ata t’i vendosin figurat në rendin e duhur kronologjik. Rendi i duhur është D, C, B, A, E.

Përshtatini veprimtaritë në mësim duke u bazuar te fakti se sa mirë nxënësit i kuptojnë këto ngjarje.

  • Si mendon se mund të jetë ndier Jozef Smithi gjatë secilës prej këtyre ngjarjeve? Përse?

“Me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë”

Mendo për dikë që e njeh, i cili mund të merrte dobi nga të mësuarit më shumë rreth daljes në dritë të Librit të Mormonit. Mund të jetë dikush i cili nuk është anëtar i Kishës, ose ndoshta një anëtar i Kishës i cili po has vështirësi me besimin e vet. Përshkruaj shkurtimisht rrethanat e tij në ditarin tënd të studimit dhe përcakto pse mund të marrë dobi nga të mësuarit më shumë rreth daljes në dritë të Librit të Mormonit.

Teksa studion, kërko për prova të së vërtetës se Jozef Smithi e nxori në dritë Librin e Mormonit me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë (shih te faqja e titullit e Librit të Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje 135:3).

Jozef Smithi shkroi rreth përvojës së tij gjatë daljes në dritë të Librit të Mormonit.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ftojini nxënësit të lexojnë pjesën “Dëshmia e Profetit Jozef Smith” nga faqet e parathënies së Librit të Mormonit. Një mënyrë për ta bërë këtë, është ta ndani leximin dhe t’i caktoni gjysmës së klasës të lexojë paragrafët 1–14, rreth vizitës së Moronit gjatë natës. Gjysma tjetër e klasës mund të lexojë paragrafët 15–23, rreth asaj çka bëri Jozefi pas vizitës së Moronit.

Një mundësi tjetër është të përmblidhni pjesë të rrëfimit dhe të zgjidhni paragrafë për t’u lexuar nga nxënësit të cilët do të ishin më të dobishëm për ta. Nxënësit mund t’i referohen gjithashtu materialit Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme, vëll. 1, Standardi i së Vërtetës, 1815–1846 [2018], f. 20–30, [kapitulli 3].

  • Çfarë thëniesh gjete të cilat tregojnë se Libri i Mormonit doli në dritë me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë?

  • Pse mendon se u zgjodh Jozef Smithi ta përkthente Librin e Mormonit, në vend të një studiuesi të shquar të kësaj periudhe kohore?

  • Çfarë mësove rreth daljes në dritë të Librit të Mormonit që do t’ia tregoje personit që mendove?

Hollësitë historike

Pasi Jozef Smithi i mori fletët, ai e përktheu Librin e Mormonit me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë. “Nganjëherë Jozefi përkthente duke parë nëpërmjet interpretuesve [Urimi dhe Thumimi] dhe duke i lexuar në anglisht shkronjat mbi fletët. Shpesh ai vuri re se një gur shikues i vetëm ishte më i përshtatshëm. Ai do ta vendoste gurin shikues brenda kapelës, do ta ngjeshte fytyrën brenda kapelës që ta bllokonte dritën e jashtme, dhe do të vështronte te guri. Drita nga guri do të shkëlqente në errësirë, duke zbuluar fjalët që Jozefi i diktonte” (Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme, vëll. 1, Standardi i së Vërtetës, 1815–1846 [2018], f. 61, [kapitulli 6]). Për të mësuar më shumë rreth gurit shikues dhe përkthimit të Librit të Mormonit, shih Esenë mbi Temat e Ungjillit “Përkthimi i Librit të Mormonit”.

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Nëse nxënësit kanë pyetje shtesë rreth gurit shikues, ju mund t’u tregoni materialin filmik rreth gurit shikues në pjesën më poshtë “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

25:0

Lexo thënien e mëposhtme nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë: Gjithashtu mund të shohësh materialin filmik “Kundërshtim në të Gjitha Gjërat” në ChurchofJesusChrist.org nga kodi kohor 08:18 deri në 09:24.

15:27

“Pasi Jozef Smithi e kishte përfunduar përkthimin e Librit të Mormonit, atij i duhej ende të gjente një botues. Kjo nuk ishte e lehtë. Ndërlikimi i këtij dorëshkrimi të gjatë dhe kostoja e shtypjes dhe lidhjes së mijëra kopjeve ishin frikësuese. Jozefi iu drejtua së pari E. B. Grandinit, një botuesi në Palmira, i cili nuk pranoi. Më pas ai i kërkoi një botuesi tjetër në Palmira, i cili po ashtu e kundërshtoi. Ai udhëtoi për në Roçester, 25 milje (40 km) larg, dhe iu drejtua botuesit më të mirënjohur në Nju-Jorkun perëndimor, i cili gjithashtu e kundërshtoi. Një botues tjetër nga Roçesteri ishte i gatshëm, por rrethanat e bënë këtë alternativë të papranueshme.

Kishin kaluar javë dhe Jozefi duhej të ketë qenë i hutuar nga kundërshtimi për përmbushjen e detyrës së tij hyjnore. Zoti nuk e bëri të lehtë, por e bëri të mundur. Orvatja e pestë e Jozefit, një avitje e dytë ndaj botuesit të Palmirës, Grandinit, ishte e suksesshme.” (Dallin H. Ouks, “Kundërshtim në të Gjitha Gjërat”, Liahona, maj 2016, f. 116)

  • Si ndikojnë te ndjenjat tuaja vetjake rreth Librit të Mormonit këto hollësi historike?

  • Çfarë të mëson dalja në dritë e Librit të Mormonit rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Shpjegimi i daljes në dritë të Librit të Mormonit

ikonë, udhëzime për mësimdhënien

Ftojini nxënësit të marrin parasysh se çfarë mund t’i tregojnë personit për të cilin menduan më parë, që do ta ndihmonte atë person ta kuptonte më mirë se si Libri i Mormonit doli në dritë me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë.

Ndajini nxënësit në dyshe. Ftojeni secilin prej tyre të luajë me radhë rolin e një anëtari të Kishës duke shpjeguar e duke iu përgjigjur pyetjeve dhe të një personi që ka nevojë të mësojë më shumë rreth daljes në dritë të Librit të Mormonit. Lëvizni rreth klasës dhe dëgjojini shpjegimet e tyre për të përcaktuar nëse nevojitet studim i mëtejshëm rreth kësaj teme.

Pasi nxënësit t’i mbarojnë shpjegimet e tyre, merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj vetjake për fuqinë, dhuratën dhe dashurinë e Perëndisë të shfaqur nëpërmjet daljes në dritë të Librit të Mormonit. Ftojini nxënësit e gatshëm të japin dëshmitë e tyre gjithashtu.