“1 Nefi 8:1–18: Dashuria e Perëndisë Është më e Dëshirueshmja mbi të Gjitha Gjërat” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“1 Nefi 8:1–18: Dashuria e Perëndisë Është më e Dëshirueshmja mbi të Gjitha Gjërat” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
1 Nefi 8:1–18
Dashuria e Perëndisë Është më e Dëshirueshmja mbi të Gjitha Gjërat
Si do ta përshkruaje dashurinë e Perëndisë? Lehi pati një vegim në të cilin pa një pemë të bukur. Ai hëngri frutin e pemës dhe “ishte më i ëmbël se gjithçka” që kishte shijuar ndonjëherë më parë (1 Nefi 8:11). Kjo pemë dhe fruti i saj përfaqësojnë dashurinë e Perëndisë që shfaqen te lindja, jeta, shërbesa dhe flijimi shlyes i Jezu Krishtit. Kjo dashuri ia “mbushi shpirtin [Lehit] me një gëzim jashtëzakonisht të madh” (1 Nefi 8:12). Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë që ta shtosh dëshirën tënde për të përjetuar dashurinë e Perëndisë dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Errësira dhe drita
Ecja me biçikletë përmes një tuneli në një shteg prej 24 kilometrash (shih Vern P. Stanfill, “Zgjidhni Dritën”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 55–57).
Dritat e Tempullit të Solt‑Lejkut që nuk ndizeshin natën (shih Sharon Iubank, “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 73–76).
Zbritja me litar në një shpellë të thellë (shih Timothi J. Daiks, “Drita Kapet pas Dritës”, Liahona, maj 2021, f. 112–115).
Lehi lutet për mëshirën e Zotit
Ndërkohë që jetonte në vendin e shkretë, Lehi i tregoi familjes së tij hollësi të një vegimi që kishte parë. Në këtë vegim, ai ishte në “një vend të shkretë, të errët dhe të zymtë” (1 Nefi 8:4).
Lexo te 1 Nefi 8:5–8, duke kërkuar atë që i ndodhi Lehit dhe se si u ndie ai. Mund të jetë e dobishme ta përfytyrosh atë që lexon. Kërko hollësi përshkruese që mund të të ndihmojnë të krijosh një tablo në mendje ose t’i imagjinosh ngjarjet si një film.
-
Çfarë lloj mendimesh ose ndjenjash mendon se e bënë Lehin të lutej për mëshirë?
Ndalu një çast për të përsiatur mënyrat e ndryshme në të cilat mund të ndiejmë errësirë në jetën tonë dhe arsyet se pse mund t’i bëjmë thirrje Zotit për mëshirë.
Lexo te 1 Nefi 8:9–12, duke kërkuar mënyrën se si e ndihmoi Zoti Lehin.
Në ditarin tënd të studimit, bëj një vizatim të thjeshtë që përfaqëson pemën që pa Lehi. Vizatoje frutën në pemë dhe emërtoje frutën në bazë të shpjegimeve të Lehit te 1 Nefi 8:10–12. (Për përshkrime shtesë për ta emërtuar frutën e pemës, lexo te 1 Nefi 15:36 dhe Alma 32:42.) Ndërsa vizaton, mendo rreth asaj që mund të përfaqësojnë kjo pemë dhe fruta e saj.
Më vonë, Nefi deshi ta dinte dhe kuptonte personalisht vegimin, përfshirë kuptimin e pemës që kishte parë Lehi. Ndërkohë që përsiaste mbi atë që i qe dhënë mësim, Nefit iu tregua, nga Shpirti, një vegim i Virgjëreshës Marie duke mbajtur Jezusi foshnjë në krahë (shih te 1 Nefi 11:13, 20).
Vështroje figurën vijuese dhe mendo rreth arsyes pse Nefit mund t’i jetë treguar kjo kur Ai donte të dinte kuptimin e pemës.
Lexo te 1 Nefi 11:21–23, duke kërkuar se çfarë tjetër iu tregua Nefit dhe si e ndihmoi kjo atë për të mësuar kuptimin e pemës. Mund ta emërtosh pemën në bazë të asaj që mëson.
-
Si mendon që na ndihmon Shpëtimtari ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë?
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Shfaqja më e madhërishme e dashurisë së Perëndisë për fëmijët e Tij është shërbesa në vdekshmëri, flijimi shlyes dhe Ringjallja e Zotit Jezu Krisht. Fruta në pemë mund të shihet si një simbol për bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit.” (Dejvid A. Bednar, “Ejani dhe Shikoni”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 109)
-
Nga vegimi i Lehit dhe thënia e Plakut Bednar, çfarë të vërtetash mund të përcaktoni rreth dashurisë së Perëndisë?
Të ndiejmë dashurinë e Perëndisë dhe gëzim të madh nëpërmjet Jezu Krishtit
Një e vërtetë që mund të mësojmë, është se dashuria e Perëndisë, e shfaqur nëpërmjet Jezu Krishtit, është më e dëshirueshme se çdo gjë tjetër dhe sjell gëzimin më të shumtë.
Veprimtaritë vijuese mund të të ndihmojnë ta dallosh se si mund ta ndiesh dashurinë e Perëndisë për ty për shkak të Jezu Krishtit. Ndërsa i bën këto veprimtari, përpiqu të përcaktosh bekimet e shumta që vijnë nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij dhe shkruaji ato mbi ose përreth frutës që vizatove.
Veprimtaria 1
Lexo atë që dëshmoi Lehi pasi pa këtë vegim te 1 Nefi 10:5–6. Gjithashtu lexo disa nga shkrimet e shenjta vijuese ose kërko të tjera që ilustrojnë bekimet që mund të marrim nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit: Isaia 53:4–5; Gjoni 1:17; Mosia 4:2–3; Alma 7:11–12; Helamani 5:12.
Veprimtaria 2
Shiko një nga materialet filmike në vijim, që janë në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, duke kërkuar bekimet që vijnë nëpërmjet Jezu Krishtit:
“Për Shkak të Tij” (2:36)
“Peace in Christ” [“Paqe në Krisht”] (4:09)
Veprimtaria 3
Përsiat mënyra se si i ke përjetuar bekimet që ofron Jezu Krishti, ose si e ke parë këtë në jetën e njerëzve të tjerë. Kjo mund të përfshijë mënyra se si të bekoi Zoti në kohë errësire.
Çfarë mësove?
Ndalu një çast për të rishikuar bekimet që mund të marrim nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, të cilat i shkrove në frutën që vizatove. Përsiat pse këto bekime mund “ta bë[jnë] dikë të lumtur” (1 Nefi 8:10), të jenë “më [të ëmbla] se gjithçka” (1 Nefi 8:11) dhe të të mbushin “me një gëzim jashtëzakonisht të madh” (1 Nefi 8:12).
-
Çfarë mësove rreth dashurisë së Perëndisë për ty?
-
Çfarë bekimesh që janë në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit, dëshiron më së shumti në jetën tënde? Përse?
-
Si je bekuar për shkak të dashurisë që Perëndia ka treguar me dërgimin e Birit të Tij, Jezu Krishtit, për të shlyer për ty?