Seminari
2 Nefi 1–2. Vështrim i Përgjithshëm


“2 Nefi 1–2: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 1–2: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 1–2

Vështrim i Përgjithshëm

Kur Lehi ishte pranë fundit të jetës, ai u foli fëmijëve të tij që t’i frymëzonte ata t’i mbanin urdhërimet e Perëndisë. Ai dha mësim se liria e zgjedhjes, ose aftësia për të zgjedhur është një prej dhuratave më të mëdha të Perëndisë për ne. Ai u dha mësim fëmijëve të tij për pasojat e Rënies së Adamit dhe Evës dhe se me Shpëtimtarin ne mund t’i kapërcejmë të gjitha sfidat e vdekshmërisë. Ai dha mësim edhe se, për shkak të Jezu Krishtit, të gjithë janë “të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme”, ose “robërinë dhe vdekjen” (2 Nefi 2:27).

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

2 Nefi 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë të përcaktojnë parime që, kur zbatohen, mund t’i udhërrëfejnë ata të marrin ndihmën e Perëndisë në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Inkurajojini nxënësit ta bëjnë studimin e tyre të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Ftojini ata të kërkojnë parime të vërteta te 2 Nefi 1 dhe të vijnë të përgatitur që të japin një shembull.

  • Figurë: Figura me sendet e fshehura

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të kenë përcaktuar një parim dhe t’i kenë plotësuar katër hapat në fund të mësimit, merrni parasysh t’i ftoni ata të shkruajnë në funksionin e bisedës parimin që përcaktuan. Më pas ftoni një nxënës të përzgjedhë një parim rreth të cilit ai ose ajo do të donte të mësonte më shumë. Kërkojini nxënësit që e përcaktoi atë parim që të tregojë se si ai ose ajo i plotësoi katër hapat. Më pas ftojeni atë nxënës të përzgjedhë një parim të ndryshëm. Kërkojuni disa nxënësve të përgjigjen.

2 Nefi 2:1–16

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rolin e lirisë së zgjedhjes në planin e Atit Qiellor.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i dallojnë e të bëjnë një listë me zgjedhjet e rëndësishme që bëjnë nga tani deri në mësimin e ardhshëm. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur të tregojnë pse zgjedhja është thelbësore për jetën tonë në vdekshmëri dhe për planin e shpëtimit të Atit Qiellor.

  • Fletushka: “Fuqia Jonë për të Zgjedhur”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit t’i kenë përfunduar skicat e tyre që shpjegojnë lirinë e zgjedhjes, merrni parasysh t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale të veçanta dhe ta interpretojnë me role situatën. Mund të jetë e dobishme t’i kërkoni një nxënësi në çdo grup të jetë udhëheqësi dhe të vendosë se kush shpjegon i pari. Ose mund të jetë e efektshme t’i ftoni nxënësit të zbulojnë se kush është më i madhi në moshë, më i gjati ose kush u zgjua më herët atë mëngjes nga grupi i tyre dhe ta vënë atë person të shpjegojë i pari.

2 Nefi 2:17–26

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij më shumë ndërsa e kuptojnë Rënien e Adamit dhe Evës.

  • Përgatitja e nxënësve: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë nenin e dytë të besimit dhe të mendojnë se si do t’ia shpjegonin atë dikujt tjetër. Ata mund t’i kërkojnë një apo dy njerëzve tek të cilët kanë besim që t’i tregojnë si e kanë kuptuar nenin e dytë të besimit.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përpara orës mësimore, merrni parasysh t’ua dërgoni dy nxënësve dy thënie nga Plaku Xhefri R. Holland. Ftojeni secilin prej tyre të lexojë thënien që u erdhi dhe të mendojnë se çfarë do të thotë ajo për të. Në kohën e duhur gjatë mësimit, kërkojuni t’i lexojnë thëniet dhe të japin mendimet e tyre.

Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:25

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 2 Nephi 2:25, ta shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur të thonë përmendsh referencën 2 Nefi 2:25 dhe të vijnë të përgatitur të tregojnë një mënyrë se si përjetojnë gëzim për shkak të Rënies së Adamit dhe Evës.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit ta kenë lexuar skenarin rreth Gideonit, ftojini ata të tregojnë se çfarë mund të bënin ata për të ndihmuar. Nëse nxënësit ngecin ose nëse do t’i ndihmonte për diskutimin, merrni parasysh t’i ndani paragrafët te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) ndërmjet tre grupeve me nxënës. Vendosini ata në dhoma virtuale të veçanta për të diskutuar paragrafët dhe skenarin, dhe në fund, mbyllini dhomat e veçanta që ata të mund të tregojnë çfarë mësuan që mund ta ndihmojë Gideonin.

2 Nefi 2:26–30

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta përdorin lirinë e zgjedhjes për të ndjekur Jezu Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 2 Nefi 2:27 dhe të marrin parasysh me lutje se cilat zgjedhje në jetën e tyre po i ndihmojnë ata të afrohen më shumë me Shpëtimtarin dhe të marrin bekimet që Ai ofron. Ftojini ata të marrin parasysh cilëndo zgjedhje që mund të duan ta ndryshojnë.

  • Materiali filmik: “Leave the Party” [“Largohu nga Festa”] (6:26)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit të shpërndajnë diagramin që vizatuan për referencën 2 Nefi 2:27 ose fjalët që përdorën për ta përmbledhur atë. Nëse vizatuan një diagram, kërkojuni disave prej tyre të flasin duke e ngritur diagramin te kamera e vet dhe udhëzojeni klasën të përzgjedhë pamjen e folësit që ta shohin atë qartë. Pas kësaj, merrni parasysh ta paraqitni diagramin në mësim dhe të përdorni kursorin tuaj ose funksionin e vizatimit për të theksuar disa pjesë të tij ndërsa vazhdoni me mësimin.