“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:25: ‘Adami Ra që Njerëzit të Mund të Jenë; dhe Njerëzit Janë, që Ata të Mund të Kenë Gëzim’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:25: ‘Adami Ra që Njerëzit të Mund të Jenë; dhe Njerëzit Janë, që Ata të Mund të Kenë Gëzim’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:25
“Adami Ra që Njerëzit të Mund të Jenë; dhe Njerëzit Janë, që Ata të Mund të Kenë Gëzim”
Në mësimin “2 Nefi 2:17–26”, mësove rreth Rënies së Adamit dhe Evës. Njohuria rreth Rënies mund të të ndihmojë të mbështetesh te Shpëtimtari ndërsa përballesh me sfidat e vdekshmërisë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta mësosh përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 2 Nefi 2:25, ta shpjegosh doktrinën dhe të ushtrosh zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Shpjego dhe mëso përmendsh
Disa pjesë të planit të Atit Qiellor mund të jenë të vështira të shpjegohen, përfshirë Rënia e Adamit dhe Evës. Në një mësim të mëparshëm, studiove rreth Rënies. Lexo te 2 Nefi 2:25 duke menduar rreth asaj që mësove. Kujto se Rënia ishte një pjesë thelbësore e planit të Atit Qiellor për lumturinë.
Shkruaj se si do t’ia shpjegoje Rënien e Adamit dhe Evës një tetëvjeçari dhe pse Rënia është e rëndësishme të kuptohet.
Ushtrohu për ta mësuar përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor. Një mënyrë për të ushtruar të mësuarit përmendsh, është ta ndash referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në pesë segmentet vijuese:
-
“Adami ra
-
që njerëzit të mund të jenë;
-
dhe njerëzit janë,
-
që ata të mund të kenë gëzim.”
Shkruaji këto segmente në një copë letër dhe përsërite çdo segment teksa i drejton gishtin. Më pas fshi ose mbulo fjalë ose fraza ndërkohë që e përsërit shkrimin e shenjtë. Vazhdo derisa të jetë fshirë gjithçka dhe të mund t’i përsëritësh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Ushtroje vënien në zbatim
Nëse ke nevojë për ndihmë që t’i mbash mend këto parime, drejtohu te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018).
Përdori këto parime në skenarin vijues:
Ndërkohë që po mëson rreth Rënies së Adamit dhe Evës në orën mësimore të Shkollës të së Dielës, Gideoni habitet kur e dëgjon mësuesin e vet të thotë se Rënia është një pjesë thelbësore e planit të Atit Qiellor për shpëtimin. Ai fillon të mendojë për të gjitha gjërat negative që mund të ndodhin për shkak të Rënies – mëkati, vdekja, sëmundja, paaftësia, sëmundja mendore, sprovat dhe shumë të tjera. Ai e kupton se gjërat për të cilat ankohet më së shumti, janë shpesh pasoja të Rënies. Ai vret mendjen se si Rënia mundet vallë të jetë diçka që Ati Qiellor do të kishte dashur të ndodhte.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Shqyrtoji paragrafët 11–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.
-
Si mund ta përdorje këtë parim për të trajtuar shqetësimin e Gideonit?
Mënyra të tjera për ta përdorur këtë parim
-
Te cilat burime të caktuara në mënyrë hyjnore do t’i rekomandoje të shihte Gideonit për ndihmë shtesë?
-
Përse do t’i rekomandoje ato burime?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Shqyrtoji paragrafët 8–10 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.
-
Si mund ta përdorje këtë parim për të trajtuar shqetësimin e Gideonit?
Mënyra të tjera për ta përdorur këtë parim
-
Si mund të ndihmojë në këtë situatë kuptueshmëria jote për Rënien dhe vendin e saj në planin e shpëtimit?
-
Çfarë di rreth Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij që mund të ndihmojë?
-
Si mund ta shohim këtë situatë ndryshe me një këndvështrim të përjetshëm?
Vepro me besim
Shqyrtoji paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.
-
Si mund ta përdorje këtë parim për të trajtuar shqetësimin e Gideonit?
Mënyra të tjera për ta përdorur këtë parim
Mendo rreth vetë përvojave të tua me përballimin e sfidave të lidhura me Rënien. Përsiat se çfarë ke bërë për të vepruar me besim e për t’u mbështetur te Shpëtimtari kur je përballur me sfida që lidhen me vdekshmërinë.
-
Si mund të ndihmojnë përvojat e tua në situatën e Gideonit?
-
Në ç’mënyrë tjetër mund ta tregonte Gideoni besimin te Jezu Krishti?