“2 Nefi 2:1–16: ‘Zoti Perëndi e Lejoi Njeriun që Ai të Veprojë nga Vetja e Tij’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 2:1–16: ‘Zoti Perëndi e Lejoi Njeriun që Ai të Veprojë nga Vetja e Tij’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 2:1–16
“Zoti Perëndi e Lejoi Njeriun që Ai të Veprojë nga Vetja e tij”
Imagjinoje jetën tënde po të mos kishe asnjë zgjedhje. Liria e zgjedhjes, ose fuqia për të zgjedhur është një prej dhuratave më të mëdha të Perëndisë për ne. Djali i Lehit, Jakobi kishte përjetuar tashmë shumë sfida në një moshë të re, prandaj Lehi i mësoi atij të vërteta të vyera rreth Shpëtimtarit dhe lirisë për të zgjedhur. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë rolin e lirisë së zgjedhjes në planin e Atit Qiellor.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Zgjedhje të rëndësishme
Gjatë dy minutave të ardhshme, shkruaj disa zgjedhje të rëndësishme që ke bërë gjatë këtyre ditëve.
-
Pse mendon që zgjedhja është thelbësore për jetën tonë në vdekshmëri dhe për planin e shpëtimit të Atit Qiellor?
Përsiat se çfarë ke mësuar nga zgjedhjet për të cilat je krenar/e ose nga ato për të cilat të vjen keq. Ndërsa studion në këtë mësim, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të mësuar se çfarë mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë dhe ta përdorësh aftësinë tënde për të zgjedhur. Nëse ke pyetje rreth lirisë së zgjedhjes, lutu gjithashtu dhe kërko përgjigje ndërsa studion.
Aspekte thelbësore të lirisë së zgjedhjes
Djali i Lehit, Jakobi u lind në vendin e shkretë pasi familja e tij u largua nga Jerusalemi. Pak para vdekjes së Lehit, ai i mësoi Jakobit të vërteta të rëndësishme rreth lirisë së zgjedhjes.
Lexo te 2 Nefi 2:1–4 për të parë se si e filloi Lehi mesazhin e tij për Jakobin. Mund të jetë e dobishme të dish se fjala “përkushtoj” do të thotë të dedikosh ose të bësh të shenjtë (shih “Përkushtoj, Ligj i Përkushtimit” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta [scriptures.ChurchofJesusChrist.org]).
-
Pse mund të jetë domethënëse për një person që është përballur me sprova të shumta ta kuptojë rëndësinë e fuqisë së zgjedhjes?
-
Cilat të vërteta nga këto vargje janë më domethënëset për ty? Përse?
Nevoja jonë për Shpëtimtarin
Askush përveç Shpëtimtarit nuk e ka ushtruar lirinë e zgjedhjes në mënyrë të përkryer në vdekshmëri. Të gjithë ne mëkatojmë dhe pa ndihmë ne të gjithë do të “largohe[mi] … dhe bëhe[mi] të mjeruar përgjithmonë” (2 Nefi 2:5).
Me këtë në mendje, lexo te 2 Nefi 2:6–8 për të parë atë që bëri Jezu Krishti për të gjithë ne.
-
Si zgjodhi Shpëtimtari të të ndihmonte?
-
Si ndikon të kuptuarit e kësaj rreth Jezu Krishtit te ndjenjat e tua kundrejt Tij?
-
Çfarë mëson nga shembulli i Shpëtimtarit rreth bërjes së zgjedhjeve?
Mendo për një rast kur, me ndihmën e Jezu Krishtit, u pendove për një mëkat. Si ndikoi pendimi tek ti?
Imagjino sikur misionarët në zonën tënde po i japin mësim një të riu ose të reje që po dëgjon për herë të parë rreth planit të Atit Qiellor. Misionarët të ftojnë të vish në takimin e radhës për mësimin me këtë të ri ose të re. Ata të kërkojnë të përgatitësh mendime nga 2 Nefi 2 mbi rëndësinë e lirisë së zgjedhjes në planin e Atit Qiellor. Krijo dhe dorëzo një skicë të shkurtër të asaj që do të jepje mësim. Përfshi sa vijon:
-
Të paktën dy shkrime të shenjta nga 2 Nefi 2:1–16, 26 me të vërtetat shoqëruese të tyre, përfshirë një shpjegim të shkurtër të arsyes pse ato janë domethënëse ose të rëndësishme.
-
Mënyrën se si sakrifica e Jezu Krishtit mund të ndikojë te zgjedhjet tona.
-
Mënyrën se si këto të vërteta mund të bëjnë diferencën në jetën tonë.
Kur ta mbarosh skicën tënde, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë teksa përsiat mënyra se si mund t’i mbash mend këto të vërteta dhe si mbajtja mend e tyre mund ta bekojë jetën tënde. Për shembull, mund të vësh një pamje në ekranin e telefonit tënd, të vendosësh një shënim në pasqyrë ose të bësh diçka që do të të lejojë t’i shohësh dhe kujtosh vazhdimisht këto të vërteta.