Seminari
2 Nefi 1: Gjetja e Parimeve të Ungjillit


“2 Nefi 1: Gjetja e Parimeve të Ungjillit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 1: Gjetja e Parimeve të Ungjillit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 1

Gjetja e Parimeve të Ungjillit

Lehi dhe Saria duke i dhënë mësim familjes së tyre

Imagjino si mund të ndihesh nëse dikush që e admiron të ishte pranë fundit të jetës së vet dhe po të jepte disa këshilla të fundit. Lehi e dinte se do të vdiste së shpejti, prandaj u foli fëmijëve të tij që t’i frymëzonte ata t’i mbanin urdhërimet e Perëndisë. Të vërtetat që dha mësim ai mund të jenë një burim frymëzimi dhe udhërrëfimi për ty . Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh të përcaktosh parime që, kur zbatohen, mund të të udhërrëfejnë të marrësh ndihmën e Perëndisë në jetën tënde.

T’i ndihmoni nxënësit të zbulojnë doktrina dhe parime të ungjillit. Ndonëse nganjëherë është e dobishme t’u vini në dukje një doktrinë ose parim nxënësve, ajo që iu duhet më shpesh atyre është të udhërrëfehen dhe të inkurajohen për t’i zbuluar vetë doktrinat dhe parimet. Ndihmojini me zell nxënësit që të fitojnë aftësinë për t’i dalluar doktrinat dhe parimet në mënyrë të pavarur.

Përgatitja e nxënësve: Inkurajojini nxënësit ta bëjnë studimin e tyre të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Ftojini ata të kërkojnë parime të vërteta te 2 Nefi 1 dhe të vijnë të përgatitur që të japin një shembull.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Për çfarë të kërkoni

Paraqiteni figurën vijuese dhe ftojini nxënësit të plotësojnë veprimtarinë që e shoqërojnë atë.

Përndryshe, mund të fshihni objekte të ndryshme në dhomë, t’u thoni nxënësve se çfarë të kërkojnë dhe ta ftoni klasën t’i gjejë ato.

Shqyrtoje figurën më poshtë dhe shiko se sa nga sendet e fshehura mund të gjesh për një minutë.

Gjëra argëtuese–Gjeji Ato!
  • Cilat sende ishin të lehta për t’u gjetur? Për cilat u deshën më shumë përpjekje?

  • Si mund të kishte ndryshuar aftësia jote për t’i gjetur objektet e fshehura po të mos e kishe ditur se çfarë të kërkoje?

Ftojini nxënësit të japin përgjigjet e tyre për pyetjen vijuese në dyshe ose grupe të vogla përpara se t’ia tregojnë klasës.

  • Ku ngjason kjo veprimtari me studimin e shkrimeve të shenjta?

Përvojat e tua me shkrimet e shenjta mund të zgjerohen kur kërkon parime ndërsa studion.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se çfarë është një parim:

“Një parim i ungjillit është një orientim i bazuar në doktrinën për ushtrimin me drejtësi të lirisë së zgjedhjes morale. Parimet burojnë nga të vërteta më të gjera të ungjillit dhe sigurojnë drejtim e standarde teksa ecim përpara në shtegun e besëlidhjeve.” (Dejvid A. Bednar, “Parimet e Ungjillit Tim”, Liahona, maj 2021, f. 123)

Disa shembuj parimesh që i studiove më parë te 1 Nefi janë nëse i mbajmë besëlidhjet tona, do të jemi të armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë (shih te 1 Nefi 14:14) dhe ndërsa i përshtatim shkrimet e shenjta me veten, ne do të mësojmë dhe do të përfitojmë prej tyre (1 Nefi 19:23).

  • Si do ta përmblidhje se çfarë është një parim?

  • Cilat janë disa arsye pse përcaktimi i parimeve mund të jetë i dobishëm në jetën tonë?

Dëgjojini me kujdes përgjigjet e nxënësve. Sigurohuni që ta kuptojnë se çfarë është një parim dhe se si parimet mund të na sjellin drejtim në jetën tonë.

Gjetja e parimeve

Ftojini nxënësit të japin përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese. Ata mund të reflektojnë mbi përgatitjen e tyre për orën mësimore teksa shpjegojnë ose japin modele për të gjetur parime duke përdorur vargjet te 2 Nefi 1.

  • Çfarë ke bërë në të shkuarën që të ka ndihmuar të gjesh parime në shkrimet e shenjta?

  • Çfarë ka qenë sfiduese për ty ndërsa je përpjekur të gjesh parime?

Një mënyrë e efektshme për të gjetur parime në shkrimet e shenjta është të lexosh duke kërkuar fjalë, frazë ose ide domethënëse. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë ta bësh këtë:

Paraqitini pyetjet dhe udhëzimet e mëposhtme në tabelë që nxënësit t’i kopjojnë në ditarët e tyre të studimit. Ato mund të jenë një referencë e dobishme gjatë gjithë seminarit dhe në studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta.

  • Cilat fjalë ose fraza përsëriteshin ose duken domethënëse?

  • Çfarë paralajmërimesh ose premtimesh përfshiheshin në këto vargje?

  • Cila mund të jetë ideja ose pika kryesore që autori po përpiqej të përçonte?

  • Çfarë të theksoi Fryma e Shenjtë?

Nga këto fjalë, fraza ose ide, shkruaj një pohim të vërtete që mund të të ndihmojë në jetën tënde. Pasi të shkruash, bëji vetes pyetjen vijuese:

  • A është ky parim i vërtetë në të gjitha situatat, kohët dhe kulturat? Nëse jo, çfarë përshtatjesh do ta bënin të vërtetë atë?

  • A do të më afronte ky parim mua dhe të tjerët më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

2 Nefi 1 përmban disa nga këshillat e fundit të Lehit për fëmijët e tij përpara se të vdiste. Ai u kujtoi atyre mirësinë e Perëndisë dhe dha mësim disa parime që shpresonte se do t’i udhërrëfenin ata gjatë gjithë jetës së tyre.

Lexo te 2 Nefi 1:1–4 duke kërkuar parime të vërteta. Merreni parasysh t’i përdorni pyetjet me pika që renditen më poshtë.

  • Çfarë gjete?

Ftojini disa nxënës të flasin. Nxënësit mund të përcaktojnë një sërë parimesh. Falënderojini ata për përpjekjet e tyre dhe bëjuani të ditur se të treguarit e gjërave është diçka e vyer për ju dhe për anëtarët e tjerë të klasës.

Shembulli i një parimi që dha mësim Lehi është: neve mund të na mbrojë Zoti kur i ndjekim paralajmërimet e Tij (shih te 2 Nefi 1:3–4).

Pasi të përcaktosh një të vërtetë, është e dobishme të përsiatësh se çfarë do të thotë ajo dhe si mund të të ndihmojë në jetën tënde.

Ftojini nxënësit të tregojnë mënyra se si mund t’i kuptojnë më mirë ose zbatojnë të vërtetat që sapo zbuluan. Si të jetë nevoja, bëni disa ose të gjitha pyetjet e mëposhtme:

Disa nga pyetjet e mëposhtme mund të jenë të dobishme:

  • Si të ka mbrojtur Zoti ty ose njerëz që ti njeh pasi i keni ndjekur paralajmërimet e Tij?

  • Çfarë të mësojnë paralajmërimet e Tij rreth Tij dhe asaj që Ai ndien për ty?

Përsiat se në çfarë mënyrash mund të jetë duke të të paralajmëruar Zoti sot dhe si mund të duash të përgjigjesh.

Zhvilloje aftësinë tënde për të gjetur parime

Zhvilloje aftësinë tënde për të gjetur parime në shkrimet e shenjta duke e ndjekur këtë proces në veprimtaritë më poshtë.

Lexo së paku dy nga fragmentet vijuese të këshillave të fundit të Lehit për bijtë e tij. Përdor procesin “Gjetja e parimeve“ për të përcaktuar parime të vërteta.

3:47

Paraqitni fragmentet në vijim ose shkruajini në tabelë.

Përzgjidh një të vërtetë nga 2 Nefi 1 që ndien se do të ishte më e dobishme për ty dhe shkruaj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

  1. Parimin që gjete dhe vargun ose vargjet ku e gjete

  2. Një shpjegim të asaj që mendon se do të thotë ky parim

  3. Mënyrat se si ndien që e vërteta mund të të udhërrëfejë dhe të sjellë bekime të konsiderueshme në jetën tënde

  4. Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga ky parim

Ftojini nxënësit të japin përgjigjet e tyre. Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë të vini nxënës të shumtë të shkruajnë parimet që gjetën në tabelë. Më pas, ftojeni një nxënës të zgjedhë një nga parimet e shumta të shkruara nga shokët e vet të klasës që i duket interesant ose kuptimplotë atij ose asaj. Nxënësi që e zbuloi atë parim mund të japë përgjigjet e veta për pyetjet më lart. Veprimtaria mund të përsëritet disa herë. Theksojini të vërtetat e përjetshme që thonë nxënësit dhe mënyrën se si njohja dhe zbatimi i këtyre të vërtetave mund të na ndihmojë në jetën tonë. Përgëzojini ata për suksesin e tyre. Merrni parasysh të tregoni edhe ju një parim që gjetët.

Reflekto për atë që bëre për t’i përcaktuar dhe kuptuar parimet te 2 Nefi 1.

  • Si mund të të ndihmojë kërkimi i parimeve me qëndrueshmëri në studimin tënd personal të shkrimeve të shenjta?

  • Si mund të ndikojë kjo te marrëdhënia me Jezu Krishtin dhe te dëshira jote për t’u bërë si Ai?

Dëshmoni për rëndësinë e kërkimit të parimeve në shkrimet e shenjta dhe ftojini nxënësit t’i përdorin aftësitë që mësuan sot herë pas here në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta.