Seminari
2 Nefi 4: Psalmi i Nefit


“2 Nefi 4: Psalmi i Nefit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 4: Psalmi i Nefit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 4

Psalmi i Nefit

Pamja
Nefi duke u Lutur

Çdokush përballet me tundim dhe ndihet i ligështuar ose i shkurajuar nganjëherë. Edhe profeti Nefi u ndje ashtu. Pasi përjetoi vdekjen e të atit, Lehit dhe u përball me vëllezërit e tij të zemëruar, Nefi shkroi rreth disa prej ndjenjave të tij më të thella. Ai shprehu gëzimin e tij si dhe pikëllimin e tij. Shembulli i tij na tregon se si mund tʼi drejtohemi Zotit kur përjetojmë sfidat e vdekshmërisë. Ky mësim mund të të ndihmojë të reagosh me besnikëri ndaj tundimit dhe shkurajimit duke iu drejtuar Zotit.

Ftesa për nxënësit që të shprehin ndjenjat, përvojat dhe dëshmitë e tyre. Çdo individ në klasën tuaj mund të japë kontribut. Ndërsa i ndihmoni nxënësit të shprehin ndjenjat, përvojat dhe dëshmitë e tyre, ata mund ta bekojnë jetën e atyre që kanë përreth. Gjithkush në klasë mund të lartësohet nga Fryma e Shenjtë.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i kërkojnë ndihmë Perëndisë për një tundim ose sfidë me të cilën po përballen.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Sfidat e vdekshmërisë

Një mënyrë për ta filluar mësimin është të diskutoni sfidat e jetës që janë të përbashkëta për të gjithë. Për shembull, ne të gjithë përballemi me tundimin dhe ndihemi të trishtuar ose të shkurajuar nganjëherë. Merreni parasysh t’u jepni kohë nxënësve që të përsiatin në heshtje pyetjet vijuese. Nxënësit gjithashtu mund të shkruajnë në ditarin e tyre një tundim ose arsye specifike pse mund të ndihen të shkurajuar.

  • Si mendon, pse çdokush tundohet dhe ndihet i shkurajuar nganjëherë?

  • Në një shkallë nga 1 deri në 10 sa mirë ndien se po ua del në krye këtyre vështirësive?

  • Si do të bekohej jeta jote po të ishe më në gjendje ta mposhtje tundimin dhe shkurajimin?

Psalmi i Nefit

Lexo te 2 Nefi 4:12–13, 18, duke kërkuar disa nga sfidat me të cilat u përball Nefi.

  • Si e imagjinon ti, si e bënë të ndiheshin Nefin këto sfida?

Vargjeve 2 Nefi 4:16–35 shpesh iu referohen si psalmi i Nefit. Një psalm është “një poemë ose hymn i frymëzuar” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Psalm”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Në këto vargje Nefi shkroi rreth disa prej ndjenjave të tij më të thella. Ai tregoi sfidat e veta dhe mënyrën se si reagoi ndaj tundimit dhe shkurajimit. Ndërsa i studion këto vargje, kërko frymëzim nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ditur se çfarë mund të bësh në sfidat specifike me të cilat po përballesh.

Mund të kujtosh katër hapat që të të ndihmojnë t’i përshtatësh shkrimet e shenjta me jetën tënde.

  1. Gjej hollësi të rëndësishme.

  2. Bëj krahasime me jetën tënde.

  3. Zbulo mësime të vyera.

  4. Përcakto zbatimin në planin personal.

Jepuni nxënësve nga një kopje të fletushkës për ta plotësuar individualisht. Një mundësi tjetër është t’i plotësoni dy rreshtat e parë si klasë dhe më pas t’i ndani tre rreshtat e fundit mes grupeve dhe ta vini çdo grup të raportojë për atë që mësoi.

Nxënësit mund të inkurajohen të shkruajnë mendime dhe ndjenja personale rreth këtyre vargjeve në shkrimet e tyre të shenjta.

© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. 2 Nefi 4:16–35. Merreni parasysh të bëni disa nga pyetjet në vijim.

Disa nga pohimet në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” mund ta përmirësojnë diskutimin.

Psalmi i Nefit dhe Unë (2 Nefi 4:16–35)

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “2 Nefi 4: Psalmi i Nefit”

Përvoja e Nefit

Përvoja Ime

2 Nefi 4:16

Përvoja e Nefit

Si po ndihej Nefi?

Përvoja Ime

Kur kam pasur unë ndjenja të ngjashme?

2 Nefi 4:17–19

Përvoja e Nefit

Si po ndihej Nefi?

Përvoja Ime

Kur kam pasur unë ndjenja të ngjashme?

2 Nefi 4:20–25

Përvoja e Nefit

Çfarë përvojash me Perëndinë e ndihmuan Nefin t’u përgjigjej me besim tundimeve dhe shkurajimit të tij?

Përvoja Ime

Cilat janë disa përvoja shpirtërore që mund t’i kujtoj kur tundohem ose shkurajohem?

2 Nefi 4:26–29

Përvoja e Nefit

Çfarë lloj mendimesh e ndihmuan Nefin të ishte i fortë kur ndihej i tunduar ose i shkurajuar?

Përvoja Ime

Çfarë lloj mendimesh mund të më ndihmojnë mua të jem i fortë kur ndihem i tunduar ose i shkurajuar?

2 Nefi 4:30–35

Përvoja e Nefit

Çfarë më lë mbresa nga lutja e Nefit?

Përvoja Ime

Si mund ta zbatoj shembullin e Nefit në vetë lutjet e mia?

  • Çfarë vargjesh ose frazash te 2 Nefi 4 të bëjnë më shumë përshtypje? Përse?

  • Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit nga 2 Nefi 4?

  • Si ndikon përshtatja e shkrimeve të shenjta me jetën tënde te studimi yt i kapitullit 2 Nefi 4?

  • Cilat janë disa parime që përcaktove?

    Si pjesë e diskutimit, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një larmi parimesh. Për shembull:

    • Mirëbesimi te Zoti dhe mbajtja mend e përvojave shpirtërore të së shkuarës mund të më ndihmojnë t’i përgjigjem me besim tundimit dhe shkurajimit.

    • Nëse i lutem Perëndisë sinqerisht, mund ta marr ndihmën e Tij kur tundohem dhe ndihem i shkurajuar.

  • Si mendon se mund të të ndihmojnë këto parime t’i drejtohesh Zotit kur tundohesh ose ndihesh i shkurajuar?

Plani im për ta mposhtur tundimin dhe shkurajimin

Për t’i ndihmuar nxënësit të shohin se si të tjerët i janë drejtuar Zotit në kohë sprove, merreni parasysh të shfaqni një nga materialet filmike që sugjerohen në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të flasin rreth rastit kur i janë drejtuar Zotit në një kohë të vështirë.

Ndiq shembullin e Nefit dhe shkruaj një psalm tëndin. Disa nga pyetjet vijuese mund të ndihmojnë:

  • Çfarë parimi, mësimi ose vargu(gjesh) nga 2 Nefi 4 mund të zbatosh në jetën tënde?

  • Si do ta zbatosh atë në jetën tënde?

  • Si mendon se bërja e kësaj do të të ndihmojë t’i drejtohesh Shpëtimtarit?

  • Kur jeta bëhet e vështirë, si mund të reagosh me besim te Shpëtimtari?

Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë psalmin e tyre klasës. Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për Shpëtimtarin. Mund të jetë e dobishme t’u kujtoni nxënësve se ata do të përballen me pengesa dhe shpesh do t’iu duhet të bëjnë orvatje të përsëritura për t’i kapërcyer ato. Megjithatë, nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit, ata mund të marrin forcën për t’i kapërcyer dhe duruar të gjitha gjërat.

Shtyp në Letër