“2 Nefi 3–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 3–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 3–5
Vështrim i Përgjithshëm
Përpara vdekjes së tij, Lehi citoi një profeci të bërë nga Jozefi i Egjiptit rreth Jozef Smithit përafërsisht 1700 vjet përpara lindjes së Krishtit. Pas vdekjes së Lehit, Nefi shkroi rreth disa prej ndjenjave të tij më të thella, duke na e treguar përmes shembullit se si mund tʼi drejtohemi Zotit kur përjetojmë sfidat e vdekshmërisë. Për shkak se Lamani dhe Lemueli planifikonin ta vrisnin, Nefi u paralajmërua t’i merrte “ata që besonin në paralajmërimet dhe zbulesat e Perëndisë” (2 Nefi 5:6) dhe të arratiseshin për në vendin e shkretë. Ai dhe ata që e ndoqën atë, themeluan një komunitet të ri, ku lulëzuan dhe bënë jetë që rezultuan në lumturi.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:27
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 2 Nefi 2:27, ta shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përpiqen të mësojnë përmendsh vargun 2 Nefi 2:27. Kujtojini nxënësit që mund të përdorin programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të vendosni një hallkë lidhëse për te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) në funksionin e bisedës kur të filloni pjesën e mësimit “Ushtroje vënien në zbatim” në mënyrë që nxënësit të mund ta gjejnë dokumentin me shpejtësi.
2 Nefi 3
Qëllimi i mësimit: Qëllimi i këtij mësimi është t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë dëshminë e tyre për thirrjen hyjnore të Profetit Jozef Smith.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë ose shikojnë bisedën e Plakut Nil L. Andersen “Jozef Smithi”, nga konferenca e përgjithshme e tetorit 2014 (Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 28–31) dhe të kërkojnë arsyen pse është e rëndësishme të kenë një dëshmi vetjake që Jozef Smithi u thirr nga Perëndia.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figurat e katër Jozefëve në fillim të mësimit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dhoma të veçanta virtuale për t’i diskutuar mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth Jozef Smithit ose të japin dëshmi që ai ishte profet.
2 Nefi 4
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të reagojnë me besnikëri ndaj tundimit dhe shkurajimit duke iu drejtuar Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i kërkojnë ndihmë Perëndisë për një tundim ose sfidë me të cilën po përballen.
-
Fletushkë: “Psalmi i Nefit dhe Unë”
-
Materiali filmik: “Fragile” (3:46)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përzgjidhni së paku një prej thënieve nga pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” dhe përgatituni ta paraqitni atë për nxënësit ndërkohë që ata shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth kapitullit 2 Nefi 4.
2 Nefi 5:1–9
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndjekin paralajmërimet që Zoti jep me dashuri për t’i mbrojtur ata.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një përvojë kur dikush u dha atyre një paralajmërim për të cilin qenë mirënjohës.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Shenja paralajmëruese ose figura të shenjave paralajmëruese
-
Mësim me sende: Diçka e ndotur ose që ngjit në njërën nga karriget dhe shenja paralajmëruese kudo përreth asaj karrigeje
-
Materiale për nxënësit: Një kopje të dokumentit Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011) për çdo nxënës ose kopje për grupe të vogla që nxënësit t’i përdorin së bashku
2 Nefi 5
Shënim: Ky mësim është ndarë në tri veprimtari të vogla. Merreni parasysh të ftoni tre nxënës paraprakisht që të përgatiten për t’i dhënë mësim klasës duke përdorur këto veprimtari.
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të zbulojnë atë që mund të bëjnë për të jetuar sipas mënyrës së lumturisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta diskutojnë me një shok ose shoqe apo anëtar të besuar të familjes ndryshimin mes lumturisë dhe argëtimit.
-
Artikull: Fletushkat për tri veprimtaritë e vogla për t’ua dhënë nxënësve paraprakisht, nëse ua keni caktuar
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në vend që t’ua caktoni të tria veprimtaritë tre nxënësve paraprakisht, mund ta ndani klasën në grupe me nga tre veta dhe t’i caktoni çdo nxënësi në secilin grup njërën nga tri veprimtaritë. Më pas përdorni dhoma virtuale të veçanta për t’i lejuar nxënësit të japin mësim në grupet e tyre, atë që përgatitën. Nëse e përdorni këtë mundësi, merrni parasysh të lëvizni nga grupi në grup ndërsa nxënësit japin mësim.