Kjo duhet t’ia ketë thyer zemrën Nefit. Për shkak se Lamani dhe Lemueli planifikonin ta vrisnin, Nefi u paralajmërua t’i merrte “ata që besonin në paralajmërimet dhe zbulesat e Perëndisë” (2 Nefi 5:6) dhe të arratiseshin për në vendin e shkretë. Nganjëherë, edhe ne mund të paralajmërohemi nga Zoti për rreziqe fizike dhe shpirtërore përreth vetes. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i ndjekësh paralajmërimet që Zoti jep me dashuri për të të mbrojtur.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Paralajmërimet
Pse shenjat paralajmëruese si kjo janë të rëndësishme?
Pse disa njerëz mund t’i shohin shenjat paralajmëruese me mirënjohje? me irritim?
Kur ke qenë mirënjohës që u paralajmërove?
Ndërsa studion sot, mendo rreth arsyes pse Perëndia na dërgon paralajmërime. Përpiqu gjithashtu që t’i kujtosh mënyrat e ndryshme se si mund të kesh reaguar ndaj paralajmërimeve që Ai ka dhënë.
Paralajmërimet e Perëndisë për Nefin
Lexo te 2 Nefi 5:1–9, duke kërkuar një paralajmërim që Zoti i dha Nefit pasi u bë udhëheqësi shpirtëror i familjes pas vdekjes së Lehit.
5:33
Përpiqu ta vësh veten në vend të njërit nga adoleshentët nefitë, familja e të cilit u ftua të ndiqte Nefin.
Pse mund të ketë qenë e vështirë të largoheshe?
Çfarë do të thoshte për ty të merrje vendimin për ta ndjekur Nefin në vendin e shkretë?
Sipas vargut 6, çfarë e përcaktoi se kush shkoi me të?
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga ky rrëfim, është se Perëndia mund të na udhëheqë larg rrezikut nëse zgjedhim t’u besojmë zbulesave të Tij dhe t’ua vëmë veshin profetëve të Tij.
3:38
Pse mendon se kemi nevojë për paralajmërimet e Perëndisë në kohën tonë?
Cilat janë mënyrat e ndryshme në të cilat Perëndia ua bënë të njohura paralajmërimet e Tij njerëzve në përgjithësi dhe individëve për rrethanat e tyre specifike?
Cilat janë arsyet pse dikush mund të zgjedhë të mos i ndjekë paralajmërimet e Perëndisë dhe si mund t’i përgjigjeshe dikujt që jep një nga ato arsye?
Si je mbrojtur ti ose njerëzit e tu të dashur nga ndjekja e paralajmërimeve të Perëndisë? Jep një shembull specifik nëse të vjen një i tillë ndër mend.
Perëndia na paralajmëron nëpërmjet profetëve të Tij
Një nga mënyrat se si Perëndia plot dashuri na paralajmëron për rrezikun, është nëpërmjet profetëve të Tij të gjallë. Për shembull, te 2 Nefi 5:5–6, shumë nga familja e Nefit ia vunë veshin paralajmërimit që iu dha atij nga Zoti për t’u larguar në vendin e shkretë. (Shih edhe tek Amos 3:7.) Ne gjithashtu gjejmë shumë paralajmërime profetike nga Perëndia për ne në shkrimet e Tij të shenjta.
Çfarë paralajmërimesh gjete që mendon se i nevojiten më së shumti botës sot?
Cilat mendon se janë pasojat për bindjes ose shpërfilljen e atyre paralajmërimeve?
Në ç’mënyrë janë këto paralajmërime një shenjë e dashurisë së Perëndisë?
Si do të të ndihmojë bindja ndaj paralajmërimeve që gjete, që të bëhesh më i ngjashëm me Jezu Krishtin?
Si mund të na largojë nga Ai shpërfillja e paralajmërimeve të Tij?
Paralajmërimet e Perëndisë për ty
Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Nuk pritet që ju t[a kaloni] jetë[n] pa bërë gabime, por ju nuk do të bëni gabime të mëdha pa qenë të paralajmëruar më parë nga nxitjet e Frymës së Shenjtë. Ky premtim vlen për të gjithë anëtarët e Kishës.” (Bojd K. Paker, “Këshillë për Rininë”, Liahona, nëntor 2011, f. 18)
A ka qenë Ati Qiellor duke më paralajmëruar për diçka specifike në jetën time nëpërmjet mendimeve ose ndjenjave nga Shpirti?
A ka paralajmërime specifike nga Perëndia që i kam marrë nëpërmjet udhëheqësve të Kishës, prindërve, bekimeve të priftërisë ose mënyrave të tjera? Si po eci me ndjekjen e tyre?
Cila është një gjë që mendoj se Ati Qiellor dëshiron që unë të bëj me atë që mësova ose ndjeva sot?