Seminari
2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë


“2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 5

Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë

E re duke buzëqeshur

Pasi u nda nga vëllezërit e tij, Nefi dhe ata që e ndoqën, themeluan një komunitet të ri. Njerëzit e Nefit lulëzuan dhe bënë jetë që rezultuan në lumturi. Ky mësim mund të të ndihmojë të zbulosh atë që mund të bësh për të jetuar sipas mënyrës së lumturisë.

Inkurajimi i pjesëmarrjes aktive Ndërkohë që përgatitni mësime dhe ndërveproni me nxënës, kërkoni mënyra për t’i ftuar nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive. Bërja e kësaj do t’i ndihmojë nxënësit të angazhohen në të mësuarit dhe do t’i ndihmojë ata të afrohen më shumë me Shpëtimtarin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta diskutojnë me një shok ose shoqe apo anëtar të besuar të familjes ndryshimin mes lumturisë dhe argëtimit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mënyra e lumturisë

Merreni parasysh të shkruani në tabelë pyetjen: “Çfarë e bën të lumtur një person?” dhe t’u kërkoni nxënësve të tregojnë se si mund të përgjigjet një adoleshent i zakonshëm; më pas diskutoni se si do të përgjigjej Shpëtimtari.

Ftojini nxënësit të reflektojnë në heshtje se si krahasohet përgjigjja e tyre me mënyrën se si mendojnë se do të përgjigjej Shpëtimtari. Ftojini ata të kërkojnë zbulesë ndërsa e studiojnë këtë mësim për të ditur se çfarë do të donte Ati Qiellor që ata të dinin ose të bënin.

Kapitulli 2 Nefi 5 jep me hollësi ndarjen e familjes së Lehit në nefitë dhe lamanitë. Kur Lamani dhe Lemueli planifikuan ta vrisnin Nefin, Zoti e paralajmëroi Nefin që të ndahej nga vëllezërit e vet (shih te 2 Nefi 5:1–5). Nefi iu bind Zotit dhe u largua me ata që “besonin në paralajmërimet dhe zbulesat e Perëndisë” (2 Nefi 5:6) dhe themeloi një komunitet të ri.

Lamanitët qëndruan në atë tokë dhe u rebeluan kundër Zotit. Ata “u përjashtuan nga prania e tij” (2 Nefi 5:20). Mallkimi që përmendet në këtë kapitull, ishte ndarja nga Perëndia (shih te 2 Nefi 5:20–24). Ndryshimi i lëkurës së lamanitëve ishte një tregues ose shenjë e mallkimit. Natyra e kësaj shenje nuk kuptohet plotësisht. Shenja fillimisht dallonte lamanitët nga nefitët. Më vonë, ndërkohë që si nefitët ashtu edhe lamanitët kaluan të dy palët përmes periudhave të ligësisë e drejtësisë, shenja u bë e parëndësishme si një tregues i qëndrimit të lamanitëve përpara Perëndisë.

Mos bëni spekulime për mallkimin. Nëse nxënësit kanë pyetje, ka më tepër informacion në dispozicion në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Lexo te 2 Nefi 5:27 dhe vër re se si e përshkruan Nefi komunitetin e ri që themeloi ai.

  • Çfarë mendon se do të thotë të jetosh sipas mënyrës së lumturisë?

  • Çfarë sfidash mund të ketë tek të jetuarit sipas mënyrës së lumturisë?

Shih vargjet më përpara në kapitull për të pasur një ide për atë që bënë nefitët, që i bëri të jetonin sipas mënyrës së lumturisë.

Lexo te 2 Nefi 5:10–17, 26 dhe plotësoje thënien vijuese me atë që gjen:

mund të më ndihmojë të ndjek Shpëtimtarin dhe të jetoj sipas mënyrës së lumturisë.

Mund ta shkruani pohimin në tabelë dhe t’i vini nxënësit të vijnë aty dhe të shkruajnë atë që gjejnë pasi të lexojnë.

  • Çfarë tjetër mendon se mund të të ndihmojnë të jetosh sipas mënyrës së lumturisë?

  • Sa shpesh angazhohesh në këto lloj veprimtarish?

handout iconVeprimtaritë vijuese janë planifikuar si mësime të shkurtra që nxënësit t’ia japin njëri-tjetrit. Këtu janë disa ide rreth mënyrës se si t’i përdorni ato:

  1. Ndajeni klasën në grupe me nga tre veta dhe vëreni çdo anëtar të grupit të përgatitë dhe t’ia japë mësim grupit të vet një nga tre mësimet.

  2. Caktojuani mësimet përpara kohe tre nxënësve të aftë që mund të përgatiten dhe të vijnë gati për t’i dhënë mësim klasës.

  3. Diskutoni një ose më shumë mësime si klasë.

Tri mënyra të mundshme për ta përfunduar këtë fjali janë “Bindja ndaj ligjeve të Perëndisë”, “Puna” dhe “Tempulli”. Veprimtaritë që vijojnë, e eksplorojnë secilën prej këtyre më në thellësi.

Veprimtaria 1 Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)—“2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë”

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të diskutojnë për pyetjet në vijim në dyshe:

  • Cilat janë disa nga ligjet në komunitetin tënd?

  • Cili do të ishte rezultati i zbatimit ose i moszbatimit të vazhdueshëm të atyre ligjeve?

  • Ku ngjason ose ndryshon ky krahasim me ligjet e Perëndisë?

Nefi dhe ndjekësit e tij iu bindën urdhërimeve të Zotit (shih te 2 Nefi 5:10). Lexo fragmentin e zotërimit doktrinor te Mosia 2:41 dhe kërko atë që donte Mbreti Beniamin që të kuptonte populli i tij rreth zbatimit të urdhërimeve. Mund të marrësh parasysh ta bësh referencë‑kryq këtë varg me vargun 2 Nefi 5:10.

  • Si mendon se na ndihmon bindja ndaj ligjeve të Perëndisë për të qenë të lumtur?

  • Si qe Jezu Krishti shembull për bindjen?

    Merreni parasysh të shkruani në tabelë ose në një copë letër një listë urdhërimesh që na ndihmojnë të jemi më të lumtur. Pyetini nxënësit pse zgjodhën ato urdhërime që zgjodhën.

  • Cilat janë disa nga urdhërimet e Perëndisë që të kanë sjellë lumturi më të madhe?

Merreni parasysh të jepni përvojën tuaj ose dëshminë tuaj rreth lidhjes midis lumturisë dhe bindjes ndaj urdhërimeve të Perëndisë.

Veprimtaria 2 Puna dhe mbështetja te vetja

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)—“2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë”

Në një fletë letre ose në ditarin tënd të studimit, gjej një çast për të bërë një listë me përfitimet që mendon se vijnë nga të punuarit fort.

Mund t’i ftoni disa nxënës të tregojnë atë që shkruan.

Lexo te 2 Nefi 5:11, 15, 17 dhe përcakto mënyrat e ndryshme se si punonin nefitët dhe rezultatet e punëve të tyre.

  • Çfarë gjete?

Merreni parasysh t’i vini nxënësit ta bëjnë në dyshe këtë në vijim.

Lexo pjesën “Puna dhe Mbështetja tek Vetja” te broshura Për Forcën e Rinisë (2011) dhe shih se çfarë mëson rreth parimit të punës.

  • Çfarë përfitimesh të tjera nga puna gjete? (Merre parasysh t’i shtosh këto në listën tënde.)

  • Cilin nga këto përfitime ke përjetuar?

  • Si mund ta ndihmojë puna një person që të bëhet më shumë si Jezu Krishti?

Veprimtaria 3 Tempulli

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)—“2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë”

jeta familjare

Lexo te 2 Nefi 5:16 dhe shih se çfarë mëson rreth tempullit të nefitëve.

  • Si mendon, pse Nefi dhe populli i tij bënë përpjekje kaq të mëdha për ta ndërtuar tempullin?

  • Si mendon, pse Zoti ka kërkuar dhe vazhdon t’u kërkojë njerëzve të tij të sakrifikojnë për të ndërtuar tempujt?

Presidenti Rasëll M. Nelson tha sa vijon rreth qëllimit dhe bekimeve të tempujve. Mund të dëshirosh të shohësh materialin filmik “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror” nga kodi kohor 04:27 deri në 05:55 ose lexo thënien e mëposhtme:

18:59

“Tempulli ndodhet në qendër të forcimit të besimit dhe qëndresës sonë shpirtërore sepse Shpëtimtari dhe doktrina e Tij janë vetë thelbi i tempullit. Çdo gjë që jepet mësim në tempull, nëpërmjet udhëzimit dhe nëpërmjet Shpirtit, e rrit kupt[ueshmërinë] tonë për Jezu Krishtin. Ordinancat e Tij thelbësore na lidhin me Të nëpërmjet besëlidhjeve të shenjta të priftërisë. Më pas, ndërsa i mbajmë besëlidhjet tona, Ai na dhuron fuqinë e Tij shëruese, forcuese. Dhe o, sa do të na nevojitet fuqia e Tij në ditët në vazhdim.

Na është premtuar që ‘nëse je[m]i të përgatitur, [ne] s’do të frikësohe[m]i’. Kjo siguri ka ndikime të thella sot. Zoti ka shpallur se pavarësisht nga sfidat e sotme të pashembullta, ata që i ndërtojnë themelet e tyre mbi Jezu Krishtin dhe kanë mësuar se si të mbështeten te fuqia e Tij, nuk kanë nevojë t’u dorëzohen shqetësimeve të pashoqe të kësaj epoke.” (Rasëll M. Nelson, “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror”, Liahona, nëntor 2021, f. 94)

  • Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson?

  • Si mund të të ndihmojë frekuentimi i tempullit që ta ndërtosh më mirë themelin tënd mbi Jezu Krishtin? Mund të tregosh një përvojë nëse të vjen ndër mend një e tillë.

  • Si të ka sjellë tempulli një lumturi më të madhe ty ose dikujt që e njeh?

Kur nxënësit të përfundojnë mësimdhënien, mund t’i ftoni ata të tregojnë se si mund të kenë ndier lumturi më të madhe nga ndjekja e parimeve të ungjillit të Jezu Krishtit si ato që u diskutuan sot. Merreni parasysh të jepni vetë dëshminë tuaj rreth mënyrës se si ato parime të kanë sjellë fuqi më të madhe.