Seminari
2 Nefi 6–10: Vështrim i Përgjithshëm


“2 Nefi 6–10: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 6–10: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 6–10

Vështrim i Përgjithshëm

Vëllai i Nefit, Jakobi, tregoi profeci rreth kohës sonë dhe mbledhjes së Izraelit që mund të na ndihmojnë ta kuptojmë rolin tonë në punën e Zotit në ditët e mëvonshme. Ai u dha mësim nefitëve rreth kushteve me të cilat përballet njerëzimi për shkak të Rënies së Adamit dhe Evës. Ai deklaroi se Jezu Krishti na çliron nga rrjedhojat e Rënies dhe paralajmëroi kundër veprimeve dhe qëndrimeve që na largojnë nga Krishti. Ai e ftoi popullin e tij të vijë te Krishti dhe të ushqehet me bollëk me bekimet e ungjillit,

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

2 Nefi 6; 10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të marrë pjesë me Zotin në mbledhjen e Izraelit në ditët e mëvonshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur të tregojnë përvojat që kanë pasur duke marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit.

  • Materiali filmik: “Shpresa e Izraelit” (1:01:34; shikoni nga kodi kohor 39:36 deri në 40:05 dhe nga kodi kohor 40:29 deri në 43:38)

  • Figurë: Një flamur, një emblemë ose simbol që po ngrihet

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për veprimtarinë te pjesa “Bëj një plan për ta ndihmuar Zotin ta mbledhë Izraelin” merreni parasysh t’i kopjoni dhe ngjitni burimet në funksionin e bisedës në mënyrë që nxënësit të mund të kenë qasje tek to me shpejtësi. Mund të jetë gjithashtu e dobishme që t’u jepni nxënësve një kufi kohor për t’i shqyrtuar burimet dhe një kujtues kur u ka mbetur edhe një minutë. Kjo mund t’i ndihmojë ata ta përfundojnë studimin e tyre dhe t’u lejojë kohë për të krijuar planin e tyre dhe për t’ia treguar klasës.

2 Nefi 9:1–26

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë vlerësim më të madh për rolin që ka Jezu Krishti për të na ndihmuar të mposhtim mëkatin dhe vdekjen.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë vargjet te 2 Nefi 9:1–26. Ata mund të shenjojnë në një mënyrë atë që do të na ndodhte ne pa Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe në një mënyrë të ndryshme ata mund të shenjojnë atë që mund të na ndodhë ne për shkak të Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij.

  • Material filmik: “Why We Need a Savior” [“Pse Kemi Nevojë për një Shpëtimtar”] (2:15)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafiku që tregon se si do të ishte jeta me dhe pa Shpëtimtarin

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë në programin tuaj për videokonferencat. Lejojeni klasën të plotësojë secilën anë të grafikut ndërsa studioni dhe mësoni së bashku.

2 Nefi 9:27–49

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të shmangin sjellje që i çojnë drejt palumturisë dhe i ndajnë ata nga Jezu Krishti.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të jenë të vëmendshëm se cili nga veprimet e tyre nga tani e deri në orën e ardhshme mësimore i ndihmon të ndihen më pranë Perëndisë dhe cili i bën të ndihen më të larguar prej Tij.

  • Objekte: Një artikull, si për shembull një karamele, që nxënësve do t’u pëlqente ta gjenin për lojën “nxehtë a ftohtë” në fillim të mësimit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Si një alternativë ndaj përgatitjes së nxënësve, ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të dhënë shembuj të njerëzve që i njohin, që kanë mendësi shpirtërore. Nëse është e mundur, merreni parasysh t’i inkurajoni ata të sjellin një fotografi të personit që zgjodhën, dhe ta ngrenë lart te kamera ndërkohë që po japin mendimet e tyre.

2 Nefi 9:50–52

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim që t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të kërkuar bekimet dhe kënaqësinë që vetëm Jezu Krishti mund ta sigurojë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për zgjedhjet që kanë bërë, vendet ku kanë shkuar ose gjërat që kanë mësuar, të cilat u kanë sjellë kënaqësi afatgjatë në jetën e tyre.

  • Objekte: Gota të mbushura me gjëra që nuk do ta shuanin etjen e një personi, si për shembull salcë soje, mustardë ose sheqer i karamelizuar apo çokollatë në trajtë lëngu. (Mund të sillni edhe disa artikuj ushqimorë që nuk do ta hiqnin urinë, si për shembull kripë ose një mente të vogël dhe një ushqim më të konsiderueshëm si për shembull një copë frute.)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përdorni dhoma virtuale të veçanta dhe ftojini nxënësit t’i tregojnë grupit të tyre një ose më shumë referenca‑kryq që gjetën për vargjet 2 Nefi 9:50–52. Nxënësit edhe mundet të punojnë me grupet e tyre për t’i gjetur së bashku referencat‑kryq.

Përsëritje 3 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim të ndihmojë të rritet kuptueshmëria e nxënësve dhe t’u lejojë atyre të praktikojnë shpjegimin e doktrinës së dhënë mësim në disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Librit të Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor për Librin e Mormonit që është kuptimplotë për ta, dhe të përgatiten për t’i treguar klasës pse është kuptimplotë ky fragment.

  • Objekte: Çdo mjet që mund t’iu duhet nxënësve tuaj për të plotësuar veprimtarinë A, B, C, ose D

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të mendojnë për objekte dhe vegla nga shtëpitë e tyre që mund t’i përdorin për të plotësuar veprimtarinë A, B, C, ose D. Ftojini nxënësit t’ia tregojnë objektet e tyre klasës.