Seminari
2 Nefi 9:27–49: “Të Jesh Mendje-Kontrolluar nga Shpirti Është Jetë e Përjetshme”


“2 Nefi 9:27–49: ‘Të Jesh Mendje-Kontrolluar nga Shpirti Është Jetë e Përjetshme’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 9:27–49”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 9:27–49

“Të Jesh Mendje-Kontrolluar nga Shpirti Është Jetë e Përjetshme”

të reja duke buzëqeshur dhe duke ecur

Sa shpesh mendon rreth faktit se ku do të të çojnë veprimet dhe qëndrimet e tua? Pasi deklaroi se Jezu Krishti ka fuqi ta çlirojë njerëzimin nga rrjedhojat e Rënies, Jakobi na paralajmëroi kundër veprimeve dhe qëndrimeve që na largojnë nga Zoti. Ai dëshmoi për Jezu Krishtin dhe për atë që ne mund të bëjmë për të ardhur tek Ai dhe për t’u shpëtuar. Ky mësim mund të të ndihmojë të shmangësh sjellje që të çojnë drejt palumturisë dhe të ndajnë nga Jezu Krishti.

Bërja e pyetjeve që fton shqyrtimin e vetvetes. Shqyrtimi i vetvetes dhe vlerësimi i vetes mund ta ftojnë Frymën e Shenjtë ta ndihmojë çdo nxënës t’i shohë gjërat “siç janë në të vërtetë dhe … siç do të jenë në të vërtetë” (Jakobi [LiM] 4:13). Vlerësimet e efektshme të vetes i ndihmojnë nxënësit të marrin parasysh kuptueshmërinë e tyre aktuale për të vërtetat e ungjillit dhe dëshirat ose shtysat e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të jenë të vëmendshëm se cili nga veprimet e tyre nga tani e deri në orën e ardhshme mësimore i ndihmon të ndihen më pranë Perëndisë dhe cili i bën të ndihen më të larguar prej Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Largësia nga Perëndia

Përpara orës mësimore, merrni parasysh të fshihni një ose më shumë karamele (ose diçka tjetër që nxënësit mund të gëzohen po ta gjejnë) diku në dhomë. Ftojini disa nxënës t’i kërkojnë objektet. Ofroni ndihmë me fjalë si “afër” dhe “më afër” ndërsa nxënësit i afrohen më tepër vendit ku janë fshehur objektet dhe përdorni fjalë si “larg” dhe “më larg” ndërsa ata largohen. Pasi të gjenden karamelet ose objektet e tjera, merrni parasysh të bëni pyetje si vijueset:

  • Si të ndihmuan nxitjet që t’i gjeje objektet?

  • Pse një person mund të mos t’i ndjekë nxitjet që kanë për qëllim ta ndihmojnë të marrë diçka shpërblyese?

Ftojini nxënësit të reflektojnë në heshtje për paragrafin vijues:

Mendo për rastet në jetën tënde kur je ndier veçanërisht pranë Perëndisë dhe për kohët kur je ndier larg prej Tij. Cilat janë disa veprime që mund të kenë çuar në këto rezultate?

  • Çfarë gjete?

  • Si mendon, çfarë e ndihmoi Jakobin të ndihej ashtu siç e përshkroi ai te 2 Nefi 9:49?

Mendo rreth jetës sate dhe se sa afër Perëndisë ndihesh aktualisht. Ndërsa studion më shumë nga predikimi i Jakobit te 2 Nefi 9, kërko mësime që mund të të ndihmojnë që të afrohesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

“U vini veshin fjalëve të mia”

Pasi dha mësim rreth rolit të Jezu Krishtit në ndihmën ndaj nesh për ta mposhtur mëkatin dhe vdekjen (shih te 2 Nefi 9:1–26), Jakobi i paralajmëroi nefitët për qëndrimet dhe sjelljet që do t’i çonin ata larg Shpëtimtarit.

Merreni parasysh ta ndani klasën në gjysmë dhe ta ndani detyrën vijuese të leximit. (Njëra gjysmë e klasës mund të lexojë te 2 Nefi 9:27–30 dhe gjysma tjetër mund të lexojë te 2 Nefi 9:31–38.

Lexo te 2 Nefi 9:27–38, duke kërkuar qëndrime dhe veprime për të cilat na paralajmëroi Jakobi. Mund të marrësh parasysh të bësh një listë të tyre teksa i lexon.

Mendo rreth mënyrës se si gjen zbatim për adoleshentët sot secila nga sjelljet për të cilat na paralajmëroi Jakobi. Për shembull, ndërkohë që pjesa më e madhe e adoleshentëve nuk merr pjesë në vrasje, vargu 35 mund të të ndihmojë të kujtohesh që t’i shmangësh mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e dhunshme (shih te Mateu 5:21–22, 38–42).

Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të shohin se si lidhen mësimet e Jakobit me jetën e tyre, është t’i ftoni ata të përcaktojnë mësimet nga materiali Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (broshurë, 2022) që lidhen me kapitullin 2 Nefi 9. Mund t’u kërkoni nxënësve të studiojnë dhe t’ia tregojnë klasës disa nga këshillat që gjejnë. Shembuj të mësimeve përfshijnë të vërtetat e përjetshme, ftesat dhe bekimet e premtuara në faqet 31–32 (që lidhen me vargjet 28–29, 34) dhe mësimet rreth ligjit të dëlirësisë në faqet 23–28 (që lidhen me vargun 36).

  • Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si lidhen mësimet e Jakobit me adoleshentët sot?

  • Si mund të ndikojnë qëndrimet dhe sjelljet e renditura nga Jakobi te marrëdhënia jonë me Perëndinë?

Një person që demonstron sjelljet dhe qëndrimet për të cilat na paralajmëroi Jakobi, mund të përshkruhet si “mendje-kontrolluar nga mishi” (2 Nefi 9:39).

Lexo te 2 Nefi 9:39, duke kërkuar atë që dha mësim Jakobi rreth rrjedhojave të të qenit mendjekontrolluar nga mishi dhe të të qenit mendjekontrolluar nga shpirti.

Për t’i ndihmuar nxënësit që t’i përvetësojnë mësimet e Jakobit te 2 Nephi 9:39, merreni parasysh t’i ftoni të krijojnë një vizatim ose një meme [figurë zbavitëse] për frazën “të jesh mendje-kontrolluar nga shpirti është jetë e përjetshme”.

  • Çfarë zbulove?

  • Çfarë mendon se do të thotë të jesh mendjekontrolluar nga shpirti?

Nga ky varg, mësojmë se të qenit mendjekontrolluar nga mishi të çon drejt vdekjes shpirtërore. Të qenit mendjekontrolluar nga shpirti të çon drejt jetës së përjetshme.

  • Cilat janë disa veprime të përditshme që mund të ndërmarrësh për ta mbajtur mendjen tënde të përqendruar shpirtërisht te Jezu Krishti?

3:29

Eja tek i Shenjti i Izraelit

Ftojini nxënësit të përsiatin në heshtje për mënyrën se si gjen zbatim për ata vetë ajo që po mësojnë. Mund të bëni disa pyetje si ato që renditen në paragrafin vijues, por mos i bëni nxënësit të flasin.

Risilli në mendje sjelljet mendjekontrolluara nga mishi që renditi Jakobi te 2 Nefi 9:27–38. Cili nga këto paralajmërime të duket më sfidues? A ka ndryshime që mund të bësh, të cilat do të të ndihmonin të vije më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Merri parasysh hapat që mund të ndërmarrësh.

Ndërsa mendon për rrethanat e tua, lexoji fjalët e Jakobit te 2 Nefi 9:40–45. Kërkoji mësimet e tij, veçanërisht ato rreth Shpëtimtarit, që mund të të ndihmojnë në situatën tënde aktuale.

  • Cilat fjalë dhe fraza t’u dukën më kuptimplotat? Pse?

  • Si mund të të ndihmojë të kujtosh “madhështinë e të Shenjtit të Izraelit” (vargu 40) për të qenë më tepër mendjekontrolluar nga shpirti?

Jepuni kohë nxënësve për të reflektuar për atë që kanë mësuar dhe ndier në mësimin e sotëm. Ftojini ata t’i shënojnë mendimet dhe përshtypjet e tyre në ditarët e tyre të studimit. Kur të kenë përfunduar, merreni parasysh të ftoni disa vullnetarë që të tregojnë ca nga ajo që shkruan nëse nuk është tepër personale. Dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar.