“Përsëritja 3 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 3 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 3 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Kuptimi i fragmenteve specifike të shkrimeve të shenjta dhe aftësia për të shpjeguar të vërtetat që ato japin mësim, është thelbësore për arritjen e zotërimit doktrinor. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të rritet kuptueshmëria jote dhe të të lejojë të ushtrosh shpjegimin e doktrinës së dhënë mësim në disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Të kuptuarit e fragmenteve të zotërimit doktrinor
12 Fragmentet dhe Frazat e Para Kyç të Zotërimit Doktrinor
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju duhet të luteni gjithmonë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
-
Cilat nga këto fragmente mendon se i kupton mirë?
-
Çfarë përvojash të kanë ndihmuar të kuptosh të vërtetën/at e atij fragmenti?
Zgjidh së paku një nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit që do të doje ta kuptoje më mirë dhe plotëso njërën nga veprimtaritë vijuese për të të ndihmuar ta thellosh kuptueshmërinë tënde për doktrinën që jepet mësim atje. Nëse e mbaron shpejt, zgjidh një fragment tjetër të zotërimit doktrinor dhe plotëso një veprimtari tjetër.
Veprimtaria A: Përfytyrimi
Krijo një vizatim, kolazh, meme, vepër arti me tekst, grumbull fjalësh ose paraqitje tjetër pamore që pasqyron atë që jepet mësim në fragmentin tënd.
Kliko te këto hallka lidhëse për disa shembuj:
Veprimtaria B: Shpërndarja tek të tjerët
Krijo një plan për të dhënë mësim fragmentin tënd. Kjo mund të përfshijë pyetje që do të bëje për t’i ndihmuar ata të cilëve po u jep mësim, që ta kuptojnë më mirë fragmentin. Mund të marrësh parasysh edhe që të krijosh një material filmik në të cilin ti u përgjigjesh pyetjeve që krijove ose shpjegon kuptimin e fjalëve dhe frazave kyç.
Veprimtaria C: Studimi i pavarur
Zgjidh një ose dy fjalë kyç nga fragmenti që t’i studiosh. Përdor ndihma për studimin në shkrimet e tua të shenjta, programin kompjuterin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose burime të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore për të përcaktuar përkufizimet, referencat‑kryq të mundshme ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që e thellojnë kuptueshmërinë tënde. Shënoje atë që mëson, përfshirë atë që të mësojnë këto gjëra rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Veprimtaria D: Bërja e krahasimeve
Përcakto objekte të prekshme ose krijo një analogji që mund të përfaqësojë fragmentin ose fjalë dhe fraza nga fragmenti. Për shembull, për vargun 2 Nefi 2:27 mund të vësh një çelës në njërën dorë për të ilustruar se ne “ j[emi] të lirë të zgjedhi[m] lirinë dhe jetën e përjetshme” dhe një dry në dorën tjetër për të përfaqësuar “robërinë dhe vdekjen”.
-
Si mendon, përse është e rëndësishme që ta kuptosh fragmentin që zgjodhe?
-
Si mund të të ndihmojë të kuptuarit e këtij fragmenti për ta rritur besimin tënd te Jezu Krishti ose për t’u bërë më shumë si Ai?