Seminari
2 Nefi 11–19: Vështrim i Përgjithshëm


“2 Nefi 11–19: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 11–19: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 11–19

Vështrim i Përgjithshëm

Nefit i pëlqenin aq shumë dëshmitë e vëllait të tij, Jakobit, dhe të profetit Isaia, saqë i mbajti shënim ato së bashku me dëshminë e tij për Jezu Krishtin. Për Isaian ai tha: “Shpirti im kënaqet me fjalët e tij” (2 Nefi 11:2). Isaia përdori gjuhë simbolike për të përshkruar fuqinë dhe shenjtërinë e Zotit. Ai profetizoi gjithashtu për Shpëtimtarin, duke renditur disa nga titujt dhe cilësitë e Tij.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

2 Nefi 11

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund të ndihmojë të forcohen dëshmitë e nxënësve për realitetin e Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një shoku ose shoqeje apo një njeriu të dashur që të tregojë se si e fitoi dëshminë e vet për Jezu Krishtin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të vendosni një hallkë lidhëse në funksionin e bisedës për te materiali “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” në ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit të përdorin disa minuta për ta studiuar dhe më pas t’ia tregojnë klasës atë që mësuan ose ndien.

2 Nefi 12–15

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë profecitë simbolike të Isaias dhe të përsiatin se si mund t’i ndihmojnë këto profeci në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Vërjuani në dukje nxënësve që Nefi shkroi shumë kapituj nga profecitë e Isaias në analin e tij dhe se Isaia përdori shumë simbolikë. Lexoni te 2 Nefi 12:1–3 ose 2 Nefi 14:5–6 dhe përsiatni kuptimin që mund të kenë këto vargje.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Në njërën anë të tabelës, një vizatim i një mali, i emërtuar me referencën 2 Nefi 12:1–3; në anën tjetër të tabelës, një vizatim i një reje dhe i një shtylle zjarri, të emërtuara me referencën 2 Nefi 14:5–6

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndërsa nxënësit e studiojnë simbolikën e malit, resë dhe shtyllës së zjarrit, ju ose një nxënës mund t’i vizatojnë këto simbole duke përdorur mjetin e tabelës së bardhë. Ndërsa nxënësit diskutojnë se çfarë duan të thonë këto simbole, pranë vizatimit mund të shtohen shënime.

2 Nefi 16

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta dallojnë aftësinë e Zotit për t’i falur dhe pastruar ata.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin pyetjen vijuese: Çfarë dëshiron një Perëndi i dashur që ne të kuptojmë kur ndiejmë se nuk jemi të mirë mjaftueshëm?

  • Figura për t’u paraqitur: Disa figura të Shpëtimtarit duke iu shfaqur njerëzve në tokë

2 Nefi 17–19

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i mirëbesojnë Jezu Krishtit nëpërmjet studimit të cilësive dhe titujve të Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Në studimin e tyre të përditshëm të shkrimeve të shenjta, ftojini nxënësit të përcaktojnë çdo titull të Shpëtimtarit, të përsiatin se çfarë kuptimi mund të kenë ata tituj dhe si mund t’i ndihmojnë ata që t’i mirëbesojnë e ta duan më shumë Shpëtimtarin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin e këtyre kapitujve, merrni parasysh t’i ftoni disa nga ata të përfaqësojnë mbretin Ashaz të Judës; birin e tij, mbretin Ezekia; mbretin Retsin të Sirisë; mbretin Pekah të Izraelit dhe mbretin e Asirisë. Nxënësit mund të përgatitin etiketa emri përpara orës mësimore ose ta ndryshojnë përkohësisht emrin e profilit të tyre me atë të personit që po përfaqësojnë. Merreni parasysh ta ftoni nxënësin që përfaqëson mbretin Ashaz, që t’i lexojë fjalët e Zotit drejtuar atij te 2 Nefi 17:3–4, 7 dhe nxënësin që përfaqëson mbretin Ezekia të lexojë te 2 Nefi 18:11–13, 17.

Përsëritja 4 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të zbatojnë doktrinën që jepet mësim në fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.