Seminari
2 Nefi 11: Dëshmitarët e Krishtit


“2 Nefi 11: Dëshmitarët e Krishtit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 11”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 11

Dëshmitarët e Krishtit

Jezu Krishti si bari

Kush të vjen në mendje kur mendon për dëshmitarët e Jezu Krishtit? Nefit i pëlqenin aq shumë dëshmitë e vëllait të tij, Jakobit, dhe të profetit Isaia, saqë i mbajti shënim ato së bashku me dëshminë e tij për Jezu Krishtin. Ky mësim mund të të ndihmojë ta forcosh dëshminë tënde për realitetin e Jezu Krishtit.

Ftesa që nxënësit të dëshmojnë për Jezu Krishtin. Ndërsa nxënësit arrijnë ta njohin dhe ta duan Jezu Krishtin, ftojini ata të tregojnë ndjenjat e tyre rreth Tij. Duke e bërë këtë, ata e ftojnë Shpirtin të japë dëshmi se ajo që kanë thënë është e vërtetë. Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksoi se “Shpirti nuk mund të përmbahet kur jepet një dëshmi e kulluar për Krishtin” (“Pure Testimony”, Liahona, nëntor 2004,f. 41).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një shoku ose shoqeje apo një njeriu të dashur që të tregojë se si e fitoi dëshminë e vet për Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Rëndësia e dëshmitarëve

Merreni parasysh ta përdorni skenarin e thjeshtë vijues për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e dëshmitarëve. Për të ndihmuar që t’iu shtohet interesi, mund t’i shtoni hollësi skenarit. Për shembull, një shok ose shoqe mund të dojë të dijë se ku ishin nxënësit. Ose një krim mund të jetë kryer në atë kohë dhe nxënësve t’u nevojitet të japin një alibi.

Një mundësi tjetër është që thjesht t’i pyetni nxënësit a u është nevojitur ndonjëherë të mbështeten te dëshmitarët për të pohuar se ajo që po thoshin ishte e vërtetë.

Imagjino sikur të duhet të japësh llogari për faktin se ku ishe natën e shkuar nga ora 18:00 deri në 19:00.

  • Si mund ta vërtetosh se çfarë po bëje në atë kohë?

  • A ka ndonjë dëshmitar që mund ta vërtetojë se ku ishe?

  • Pse dëshmitarët janë të rëndësishëm kur po kërkojmë të vërtetën?

Lexo te 2 Nefi 11:2–3, duke kërkuar dëshmitarët që përmendi Nefi dhe çfarë përvoje patën ata.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën dhe mendimet e tyre rreth kësaj. Nëse do të ishte e dobishme, merreni parasysh të bëni pyetjet në vijim:

  • Pse do të ishin këta tre njerëz dëshmitarë të fuqishëm?

  • Çfarë do të doje të mësoje prej tyre?

  • Çfarë të vërtetash mëson rreth Perëndisë te vargu 3?

Ndërsa nxënësit përgjigjen, merreni parasysh të shkruani fjalinë e pjesshme vijuese në tabelë: Ati Qiellor dërgon dëshmitarë që të … Mund ta plotësoni fjalinë me atë që thonë nxënësit.

Lexo te 2 Nefi 11:4, 6, duke kërkuar atë që Nefi donte posaçërisht që populli i tij ta dinte.

Nëse nxënësit nuk e plotësuan tashmë thënien në tabelë me diçka të ngjashme me parimin më poshtë, merreni parasysh ta shtoni atë.

Një nga të vërtetat që mund të mësojmë nga 2 Nefi 11, është se Ati Qiellor dërgon dëshmitarë për të dëshmuar për realitetin e Birit të Tij.

  • Si mendon, përse Ati Qiellor përdor dëshmitarë për të dëshmuar për Birin e Tij?

Gjej një çast për të përsiatur për bindjet dhe ndjenjat e tua rreth Shpëtimtarit Jezu Krisht. Mendo rreth dëshmitarëve të Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ata kanë ndikuar tek ti dhe te bindjet e tua rreth Tij. Ndërsa e vazhdon këtë mësim, kërko mënyra se si dëshmitarët mund të të ndihmojnë dhe të të forcojnë në jetën tënde.

Përpara kapitullit 2 Nefi 11, Nefi përfshiu mësimet dhe dëshminë e vëllait të tij më të vogël, Jakobit. Pas kapitullit 2 Nefi 11, Nefi përfshiu mësimet dhe dëshminë e profetit Isaia. Mund të duash të shkruash “2 Nefi 9–10 është dëshmia e Jakobit” në krah të emrit të Jakobit te vargu 3 dhe “2 Nefi 12–24 është dëshmia e Isaias” në krah të emrit të Isaias te vargu 2.

Dëshmitarët e Jezu Krishtit

Apostujt rreth statujës Christus në Romë

Ky mësim mund të të ndihmojë ta thellosh dëshminë tënde vetjake për Jezu Krishtin. Qoftë nëse e di tashmë vetë se Ai jeton ose nëse ende po pyet veten a është real Ai, Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë të arrish ta njohësh Atë më mirë nëpërmjet dëshmitarëve të zgjedhur të Perëndisë. Thellësia aktuale e dëshmisë sate për Të nuk është aq e rëndësishme sa dëshira jote për ta njohur Atë më mirë këtej e tutje.

Për sugjerimin vijues për studim, merreni parasysh t’i vini nxënësit në grupe me nga tre veta ku çdo nxënës studion një dëshmitar të ndryshëm. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia tregojnë atë që mësuan, grupit të tyre.

  1. Jakobi – Gjej një mësim ose dëshmi për Krishtin që është kuptimplotë për ty, që Jakobi e dha te 2 Nefi 9–10. (Vargjet e mundshme përfshijnë 2 Nefi 9:10–12, 20–23, 41; 10:25.)

  2. Isaia – Gjej një mësim ose dëshmi për Krishtin që është kuptimplotë për ty, që Isaia e dha te 2 Nefi 12–24. (Vargjet e mundshme përfshijnë 2 Nefi 16:1–3; 17:14; 19:6–7; 22:2; 24:3.)

  3. Nefi – Gjej një mësim ose dëshmi për Krishtin që është kuptimplotë për ty, nga shkrimet vetjake të Nefit. (Vargjet e mundshme përfshijnë 1 Nefi 11:31–33; 19:8–10; 2 Nefi 4:18–21; 25:26, 29.

Dëshmitarët bashkëkohorë të Krishtit

Sill ndër mend se Nefi dëshmoi se “Perëndia dërgon më shumë dëshmitarë” (2 Nefi 11:3). Disa nga këta dëshmitarë janë Apostujt e Tij në ditët e mëvonshme.

5:47

3:45

4:57

5:24

5:51

Dëshmia jote për Jezu Krishtin

Vër re se Nefi zgjodhi një profet që e admironte (Isaian), dikë që e njihte personalisht (vëllanë e tij Jakobin) dhe dëshminë e tij vetjake si tre dëshmitarë për të dëshmuar për realitetin e Jezu Krishtit.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë mendimet e tyre rreth ushtrimit vijues në ditarët e tyre të studimit. Mund të jetë e dobishme të paraqitni pikat e renditura vijuese ndërkohë që nxënësit po shkruajnë. Përpara se të filloni, merreni parasysh t’u kujtoni atyre të sjellin ndër mend atë që mësuan gjatë përgatitjes së nxënësve.

  • Shëno një mësim rreth Shpëtimtarit që është kuptimplotë për ty, nga Nefi, Jakobi, Isaia ose një profet bashkëkohor.

  • Shëno emrin e dikujt që e njeh personalisht, të cilin e konsideron se është një dëshmitar i Jezu Krishtit. Përfshi atë që ke mësuar nga dëshmia e tij ose saj. (Mund të duash t’i flasësh ose t’i dërgosh mesazh në celular atij personi për ta pyetur se si ai ose ajo e fitoi dëshminë për Krishtin.)

  • Shëno se si ndihesh rreth dëshminë sate për Jezu Krishtin. Kjo mund të përfshijë përvojat që ke pasur ose gjërat që ke mësuar rreth Tij. Ose mund të zgjedhësh ta shënosh dëshirën tënde për të fituar një dëshmi për Jezu Krishtin dhe atë që je i gatshëm të bësh për ta ndihmuar atë dëshmi të rritet.

Ftojini disa vullnetarë të tregojnë një pjesë të asaj që shkruan.

Merreni parasysh të këndoni ose dëgjoni një himn rreth Jezu Krishtit për të përfunduar mësimin.