Seminari
2 Nefi 16: “I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë Është Zoti”


“2 Nefi 16: ‘I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë Është Zoti’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 16

“I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë Është Zoti”

Christ and the Creation [Krishti dhe Krijimi], nga JD Sullivan

A ke pasur ndonjëherë një përvojë që ka qenë e vështirë ta shprehësh me fjalë? Kjo mund të ketë qenë e vërtetë për Isaian kur ai shkroi rreth të parit të Zotit në të gjithë lavdinë e Tij. Për të ndihmuar ta komunikonte këtë përvojë, Isaia përdori gjuhë simbolike për të përshkruar fuqinë dhe shenjtërinë e Zotit dhe ndjenjat vetjake të papërshtatshmërisë të Isaias. Zoti e pastroi atë nga mëkatet e tij dhe e thirri për të qenë profet. Ky mësim mund të të ndihmojë ta dallosh aftësinë e Zotit për të të falur dhe pastruar.

Ndihma që nxënësit të kuptojnë fragmente të vështira të shkrimeve të shenjta. Dhënia mësim për nxënësit e kontekstit historik ose kulturor së bashku me fjalorët, manualet e nxënësve dhe ndihma të tjera për studimin e shkrimeve të shenjta, mund të zbërthejë kuptueshmëri më të madhe të gjuhës dhe simboleve të shkrimeve të shenjta. Inkurajojini nxënësit të jenë të duruar dhe të kërkojnë ndihmë nga Zoti ndërsa kërkojnë ta kuptojnë fjalën e Tij.

Përgatitja e nxënësve. Ftojini nxënësit të përsiatin pyetjen vijuese: Çfarë dëshiron një Perëndi i dashur që ne të kuptojmë kur ndiejmë se nuk jemi të mirë mjaftueshëm?

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Fuqia dhe lavdia e Jezu Krishtit

Disa profetë dhe të tjerë kanë pasur privilegjin për ta parë Jezu Krishtin në të gjithë lavdinë e Tij madhështore.

  • Cilat janë disa arsye pse Zoti ka vizituar popuj të ndryshëm gjatë gjithë historisë së botës?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të renditin disa shembuj të kohëve kur Zoti iu shfaq njerëzve. Paraqitni disa figura që mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i kujtojnë. Mund të doni gjithashtu t’u kërkoni nxënësve të marrin parasysh se në cilat përvoja do të kishin dashur më së shumtië që të ishin.

The Transfiguration [Shpërfytyrimi], nga Carl Bloch

The Transfiguration [Shpërfytyrimi], nga Carl Bloch

Christ in the Land Bountiful [Krishti në Vendin Begati], nga Simon Dewey

Christ in the Land Bountiful [Krishti në Vendin Begati], nga Simon Dewey

First Vision [Vegimi i Parë], nga Walter Rane

First Vision [Vegimi i Parë], nga Walter Rane

Jesus Christ Appears to the Prophet Joseph Smith and Oliver Cowdery [Jezu Krishti iu Shfaqet Profetit Jozef Smith dhe Oliver Kaudërit], nga Walter Rane

Jesus Christ Appears to the Prophet Joseph Smith and Oliver Cowdery [Jezu Krishti iu Shfaqet Profetit Jozef Smith dhe Oliver Kaudërit], nga Walter Rane

  • Çfarë mendimesh apo ndjenjash mund të kishe përjetuar në praninë e Zotit?

Isaia e pa Zotin në të gjithë lavdinë e Tij kur u thirr si profet. Ai e shënoi këtë përvojë dhe Nefi e përfshiu atë në shkrimet e tij. (Shih tek Isaia 6 dhe 2 Nefi 16.)

Ndonëse mësimi është shkruar me shkrimet e shenjta që lexohen në pjesë më të vogla, një mundësi tjetër është t’i ftoni nxënësit të lexojnë te 2 Nefi 16:1–8 për të lexuar më shumë nga vegimi gjatë një here të vetme.

Lexo te 2 Nefi 16:1–4, duke kërkuar se si e përshkroi Isaia atë që pa. Për shkak se Isaia përdori gjuhë simbolike për ta përshkruar përvojën e tij, shpjegimet vijuese mund të jenë të dobishme:

Informacioni vijues mund t’i paraqitet ose t’i shpjegohet klasës.

  • Cepat e mantelit: Pjesa fundore e veshjes së Zotit, e cila mund të simbolizojë drejtësinë, fuqinë dhe dëlirësinë e Tij. Është domethënëse që Isaia pa se ai e “mbush[te] tempullin” (2 Nefi 16:1).

  • Serafinët: Qenie engjëllore që japin shërbesë në oborret mbretërore të Perëndisë. Krahët e serafinëve janë simbolikë e fuqisë së tyre për të lëvizur ose për të vepruar (shih te Doktrina e Besëlidhje 77:4).

  • Tymi ose Reja: Shpesh një simbol i pranisë së Perëndisë (shih tek Eksodi 19:18; Zbulesa 15:8).

  • Cilat fjalë apo fraza nga këto vargje të ndihmojnë ta kuptosh lavdinë e Zotit?

  • Si mendon se mund të kishe reaguar po ta shihje këtë?

Lexo te 2 Nefi 16:5 për të zbuluar reagimin e Isaias kur pa Zotin.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Nëse është e dobishme, merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese:

  • Cilat fjalë apo fraza të ndihmojnë ta kuptosh se Isaia ishte i vetëdijshëm për mëkatet dhe dobësitë e tij?

  • Cilat janë disa arsye pse njerëzit sot mund të ndihen të papastër ose të padenjë përpara Perëndisë?

    Një mësim me sende mund t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si mund ta shohim veten kur vijmë te Perëndia. Merreni parasysh të krahasoni një cohë të bardhë akull me një që është zverdhur me kalimin e kohës, ose, në mënyrë edhe më të dukshme, me një cohë të ndotur. Mund të krahasoni edhe një dritë të zbehtë dhe një dritë shumë të fortë. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se kontrasti bëhet i qartë kur dy objekte bëhen bashkë dhe njëri është dukshëm më i pastër ose më i shndritshëm se tjetri.

  • Në çfarë mënyrash mund të jetë e mirë për ne që t’i dallojmë fajet tona ndërsa i afrohemi më shumë Zotit?

Zoti na i heq me gatishmëri mëkatet tona

Lexo te 2 Nefi 16:6–7, duke kërkuar atë që i ndodhi më pas Isaias. Mund të jetë e dobishme të kujtosh se altarët përdoreshin në lashtësi në adhurimin në tempull.

  • Si do ta përmblidhje atë që ndodhi?

  • Si mendon, çfarë mund të simbolizojë kjo?

Mendo rreth përvojës së Isaias tek altari dhe se si ajo mund të të japë mësim rreth faljes së mëkateve dhe bërjes të pastër nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

  • Si mendon se u ndikua Isaia nga fakti që Zoti ia hoqi mëkatet?

  • Çfarë të vërtete të ndihmojnë të kuptosh rreth Zotit këto vargje?

Një e vërtetë që mund të mësojmë, është se Zoti ka fuqi të na bëjë të pastër.

Nganjëherë, mund të mos na kujtohet dhe mund të mos ta ndiejmë rëndësinë e kësaj të vërtete. Vëllai Bredli R. Uilkoks, i Presidencës së Përgjithshme të Të Rinjve, tregoi fjalët e një të riu të cilin e quajti Dejmën. Ky i ri tregoi mendimet dhe ndjenjat që kishte rreth mëkateve të tij.

“Dejmën[i] shkroi: … ‘Ndihesha gjithmonë aq i turpëruar sa nuk mund t’i rregulloja gjërat’.… ‘Vendosa që thjesht e meritoja të ndihesha tmerrësisht keq gjithë kohën. Mendoja se Perëndia ndoshta më urrente ngaqë nuk isha i gatshëm të punoja shumë dhe t’ia dilja mbanë kësaj njëherë e përgjithmonë. Do të kalonte një javë, ndonjëherë edhe një muaj, por pastaj do t’i kthehesha vesit dhe mendoja: “Nuk do të jem asnjëherë mjaft i mirë, prandaj ç’dobi ka që të përpiqem?”’” (Bredli R. Uilkoks, “Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë”, Liahona, nëntor 2021, f. 62)

  • Pse mund t’i ketë këto mendime një i ri si Dejmëni?

Imagjino sikur të kishe mundësinë të ndihmoje dikë si Dejmëni. Mendo rreth përvojës së Isaias. Gjithashtu, mendo rreth asaj që di personalisht rreth Shpëtimtarit, që mund t’ia thuash. Shkruaj atë që mund të ndihmojë. Mund të kërkosh gjithashtu çfarëdo shkrim të shenjtë ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që mund ta përdorje në shpjegimin tënd. Shembujt vijues mund të jenë të dobishëm:

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Perëndia nuk ka nevojë për njerëz që janë pa të meta. Ai kërkon ata që do të ofrojnë ‘zemrën [e tyre] dhe një mendje të gatshme’ [Doktrina e Besëlidhje 64:34] dhe Ai do t’i bëjë ata ‘të përsosur në Krisht’ [Moroni 10:32–33].” Dieter F. Uchtdorf, “Five Messages That All of God’s Children Need to Hear” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 17 gusht 2021], f. 3, speeches.byu.edu)

Një këndvështrim i ri

Lexo te 2 Nefi 16:8 për të parë atë që bëri Isaia pasi u pastrua nga Zoti.

  • Si mendon që mund të ketë ndikuar përvoja e Isaias kur u pastrua te përgjigjja e tij në vargun 8?

Pas këtij vegimi, Isaia i shërbeu me gatishmëri Zotit. Gjatë disa dekadave në vijim, ai ndihmoi për të udhërrëfyer popullin e Judës. Mësimet dhe shkrimet e Isaias kanë frymëzuar njerëz të panumërt dhe ai u citua nga Shpëtimtari më shumë se sa çdo profet tjetër.

Dejmëni ndryshoi gjithashtu. Me ndihmën e një udhëheqësi të Kishës, Dejmëni e kuptoi se Zoti nuk e përçmonte atë me gjykim të zemëruar por me mëshirë, duke dëshiruar ta ndihmonte të përmirësohej. Lexoji fjalët e Dejmënit kur pati një këndvështrim të ri rreth Perëndisë:

“Dejmëni tha: … ‘Këto ditë kaloj shumë më pak kohë duke e urryer veten për atë që kam bërë dhe shumë më tepër kohë duke e dashur Jezusin për atë që ka bërë Ai’.” (Bredli R. Uilkoks, “Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë”, Liahona, nëntor 2021, f. 62)

  • Si ka ndikuar në jetën tënde përjetimi i Shlyerjes, dashurisë dhe i faljes së Shpëtimtarit?

Përsiate pyetjen vijuese ndërsa e mbyll studimin tënd për këtë kapitull:

  • Çfarë mendon se mund të bësh për ta përjetuar më thellë dashurinë dhe faljen e Shpëtimtarit në jetën tënde?