Seminari
2 Nefi 12–15: “Do të Ndodhë në Ditët e Fundit”


“2 Nefi 12–15: ‘Do të Ndodhë në Ditët e Fundit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 12–15”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 12–15

“Do të Ndodhë në Ditët e Fundit”

mal dhe një shtyllë zjarri

A të është dukur se profetë të caktuar flasin, japin mësim ose shkruajnë në një mënyrë që të prek shpirtin? Për Nefin, kështu ishte Isaia. “Pasi shpirti im kënaqet me fjalët e tij”, – shkroi Nefi (2 Nefi 11:2). Ti gjithashtu mund të kënaqesh me atë që Zoti zbuloi rreth ditëve të fundit nëpërmjet Isaias. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kuptosh profecitë simbolike të Isaias dhe të përsiatësh se si mund të të ndihmojnë ato në jetën tënde.

Të kuptuarit e simbolikës. Një simbol i ungjillit mund të jetë një send, ngjarje, veprim ose mësim që përfaqëson një të vërtetë shpirtërore. Simbolet na ndihmojnë t’i kuptojmë gjërat e Perëndisë duke e drejtuar mendjen tek të vërtetat rreth planit të shpëtimit dhe marrëdhënies sonë me Atin Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Ne mund të mësojmë dhe kuptojmë domethënien e simboleve nëpërmjet studimit tonë dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Përgatitja e nxënësve: Vërjuani në dukje nxënësve që Nefi shkroi shumë kapituj nga profecitë e Isaias në analin e tij dhe se Isaia përdori shumë simbolikë. Pastaj, ftojini nxënësit të lexojnë te 2 Nefi 12:1–3 ose 2 Nefi 14:5–6 dhe të përsiatin kuptimin që mund të kenë këto vargje.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Më të mirat dhe më të këqijat

Ftojini disa nxënës që të tregojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese:

  • Gjërat më të mira rreth të jetuarit në ditët e fundit janë:

  • Gjërat më të këqija rreth të jetuarit në ditët e fundit janë:

Përsiati pyetjet që vijojnë. Do t’u rikthehesh këtyre pyetjeve përsëri në fund të mësimit.

  • Pse Zoti mund të na i zbulojë bekimet dhe paralajmërimet për ditët e fundit?

  • Çfarë të mëson kjo për Të?

  • Si mund të të ndihmojë dijenia për këto gjëra?

Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të përgjigjesh për këto pyetje gjatë gjithë mësimit.

Sfidat e kohës sonë

Isaia na paralajmëroi për sjellje dhe qëndrime të caktuara në ditët e fundit. Lexoji grupet vijuese të vargjeve, duke kërkuar atë që profetizoi Isaia.

  • Çfarë të bëri përshtypje?

  • Cilët janë disa shembuj të këtyre gjërave në botë sot?

  • Pse është një bekim që Zoti na tha të ruhemi nga këto gjëra?

Ndërsa e vazhdon studimin tënd, kërko bekimet që Zoti ka siguruar për ditët e fundit. Përsiat se si këto bekime mund të na ndihmojnë teksa përballemi me sfidat që parashikoi Isaia.

Merreni parasysh të bëni një vizatim të thjeshtë mali në njërën anë të tabelës me referencën 2 Nefi 12:1–3 poshtë tij. Në anën tjetër, bëni një vizatim të një reje dhe një shtylle zjarri me referencën 2 Nefi 14:5–6. Ftojini nxënësit të përzgjedhin një nga këto simbole dhe të lexojnë vargjet përkatëse. Pastaj kërkojuni atyre të tregojnë se çfarë kuptimi mendojnë se kanë simbolet dhe çfarë parimesh mund të mësojnë që do t’i ndihmojnë ata në këto ditë të fundit. Informacioni në vijim mund të ndihmojë.

Mali i shtëpisë së Zotit

Isaia përdori shumë simbole në profecitë e tij. Përsiatja e asaj që përfaqësojnë këto simbole, mund të të ndihmojë të zbërthesh kuptim vetjak nga shkrimet e shenjta.

Lexo te 2 Nefi 12:1–3 duke kërkuar simbolin kryesor që përdori Isaia për të dhënë mësim atë që “do të ndodhë në ditët e fundit” (2 Nefi 12:2).

  • si mendon, kujt mund t’i referohet fraza “mali i shtëpisë së Zotit”? Pse?

Mund të jetë e dobishme të përsiatësh a ka qenë domethënës një simbol, në këtë rast një mal, në shkrimet e tjera të shenjta. Për shembull, Moisiu dhe profetë të tjerë shkuan në një mal për ta njohur Zotin dhe për të marrë udhëzim nga Ai (shih tek Eksodi 320). Nganjëherë, malet kanë shërbyer për një qëllim të ngjashëm me tempujt.

  • Si mund të jetë një mal i ngjashëm me një tempull?

Disa përgjigje të mundshme përfshijnë faktin që edhe malet, edhe tempujt mund të na ndihmojnë për t’u ndarë nga bota dhe për të na dhënë këndvështrim më të mirë. Ata mund të jenë të dy të bukur, të nxitin reflektim të brendshëm, t’i drejtojnë mendimet tona te Perëndia dhe të na ndihmojnë t’i hapim zemrat tona për zbulesë.

Me simbolin e përcaktuar, rilexoji këto vargje dhe kërko atë që bën Zoti për ne në shtëpinë e Tij.

Një nga të vërtetat që nxënësit mund të përcaktojnë nga 2 Nefi 12:3, është se ndërsa adhurojmë në tempull, Zoti do të na i mësojë udhët e Tij dhe do të na ndihmojë të ecim në shtigjet e Tij.

  • Si të ka ndihmuar adhurimi në tempull (ose përgatitja për të hyrë në tempull) që të mësosh udhët e Zotit ose të ecësh në shtigjet e Tij?

  • Si mund të na ndihmojnë tempujt ndërsa përballemi me sfidat e ditëve të fundit?

Një re dhe një zjarr

Isaia dha një profeci tjetër. Lexo te 2 Nefi 14:5–6, duke kërkuar atë që do të bëjë Zoti për popullin e Tij. Informacioni vijues mund të jetë i dobishëm për ty:

  • Vendbanimi është një shtëpi.

  • Asambletë e malit Sion janë vendi kur mblidhen njerëzit e Zotit, si degët, lagjet dhe kunjet.

  • Një tabernakull në kohët e Dhiatës së Vjetër i referohej në mënyrë specifike një tende portative që shërbeu si tempull për izraelitët për qindra vjet. Ky mund të përfaqësojë një tempull ose një vend adhurimi sot.

  • Një mbulesë është një vend sigurie ose strehë.

  • Çfarë mendon se simbolizojnë reja gjatë ditës dhe zjarri me flakë gjatë natës?

    Merreni parasysh të pyetni nëse nxënësit mund të mendojnë për një vend në shkrimet e shenjta ku këto figura qenë të rëndësishme.

  • Në ç’mënyrë qenë të rëndësishme reja dhe zjarri për Moisiun dhe fëmijët e Izraelit? (Shih tek Eksodi 13:21.)

  • Me atë kuptueshmëri, çfarë mendon se premtoi Zoti që do të bënte për popullin e Tij te 2 Nefi 14:5–6?

Nxënësit mund të zbulojnë një parim të ngjashëm me: Zoti do të na udhërrëfejë dhe do të na mbrojë teksa mblidhemi në shtëpitë tona, në bashkësitë e Kishës dhe në tempuj.

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha një premtim të ngjashëm:

“Dëshmitë tona për ungjillin e Jezu Krishtit, shtëpitë tona, familjet tona dhe anëtarësia jonë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të jenë fortesat tona vetjake të mbrojtjes që na rrethojnë dhe na mbrojnë nga fuqia e të ligut.” (Ronald A. Rasband, “Ndërtoni një Fortesë Shpirtshmërie dhe Mbrojtjeje”, Liahona, maj 2019, f. 110)

  • Si ka qenë shtëpia, lagjja, ose dega jote apo tempulli një vend mbrojtjeje dhe strehe shpirtërore për ty?

  • Si mund të na ndihmojnë këto premtime ndërsa përballemi me sfidat e ditëve të fundit?

Fjalët e Isaias në jetën tënde

Shpenzo ca kohë për t’u përgjigjur për tri pyetjet që përsiate në fillim të mësimit. Merre parasysh të shkruash në ditarin tënd të studimit atë që mësove rreth Zotit, dhe si mund të të ndihmojnë këto profeci. Mund të përfshish sjellje ose qëndrime që dëshiron t’i shmangësh, si dhe mënyrat se si mund të kërkosh ndihmë shpirtërore nga Zoti në shtëpinë, lagjen ose degën tënde apo në tempull.