Seminari
Përsëritja 4 e Zotërimit Doktrinor


“Përsëritja 4 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 4 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 4 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Shkrimeve të Shenjta për Zotërimin Doktrinor

kopje të Librit të Mormonit

Ne i zbatojmë shkrimet e shenjta në jetën tonë duke përdorur doktrinën dhe parimet që përmbajnë ato, për të na ndihmuar të bëhemi më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të zbatosh doktrinën që jepet mësim në fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

Inkurajimi i nxënësve që të ushtrojnë të jetuarit e ungjillit. Kur nxënësit e vënë në zbatim ungjillin në të jetën e tyre të përditshme, ata ka më tepër gjasë të kenë rritje shpirtërore afatgjatë dhe të thellë. Jepni shembuj të mënyrës se si i keni vënë në zbatim të vërtetat e ungjillit dhe bekimet që erdhën si rezultat. Ftojini nxënësit rregullisht që t’i vënë në zbatim të vërtetat në vetë jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar një fragment të parapëlqyer të shkrimit të shenjtë dhe të thonë pse ai është një nga të parapëlqyerit e tyre. Mund t’u kërkoni atyre të përfshijnë se si gjen zbatim ai në jetën e tyre. Mund të jetë e dobishme t’u kërkoni disa nxënësve të vijnë të përgatitur për të treguar.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi juaj zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

A sjell një ndryshim?

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke treguar një nga fragmentet tuaja të parapëlqyera të shkrimeve të shenjta. Pastaj bëjuni nxënësve pyetjet e mëposhtme:

  • A ke një fragment të parapëlqyer të shkrimit të shenjtë? Pse u bë i parapëlqyeri yt?

Shpesh, fragmentet që kanë më tepër domethënie për ne, janë ato që gjejnë zbatim në jetën tonë. Për shembull, ato mund t’i përgjigjen një pyetjeje të vështirë, të na sjellin paqe në kohë sfiduese ose të na ndihmojnë të ndërtojmë dëshminë tonë.

ChurchofJesusChrist.org

0:59

“Ne mund të shkojmë te shkrimet e shenjta. Ato na japin mësim rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij, madhështisë së Shlyerjes së Tij dhe planit të madhërishëm të Atit tonë për lumturi dhe shëlbim. Zhytja e përditshme në fjalën e Perëndisë është jetike për mbijetesën tonë shpirtërore, veçanërisht në këto ditë të rrëmujës në rritje. Teksa ushqehemi me bollëk përditë me fjalët e Krishtit, fjalët e Krishtit do të na thonë se si të reagojmë ndaj vështirësive me të cilat kurrë nuk menduam se do të përballeshim.” (Presidenti Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 90)

  • Çfarë të bëri përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson?

Referenca dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit

Zbatimi i shkrimeve të shenjta do të thotë që i përcaktojmë fragmentet e shkrimeve të shenjta që përputhen me nevojat tona, më pas ndërmarrim veprim sipas asaj që na mësojnë ato fragmente. Për të të ndihmuar ta kuptosh këtë proces, lexoji skenarët vijues:

Në vend që të përdorni skenarët vijues, merreni parasysh t’i vini nxënësit në grupe të vogla. Kërkojuni atyre të shkruajnë në një fletë letre dy deri në tri probleme ose sfida të zakonshme për rininë. Më pas ftojini nxënësit që t’i shkëmbejnë letrat e tyre me një grup tjetër.

  • Geri ka një vendim të vështirë për të marrë dhe druhet se mos bënë zgjedhjen e gabuar.

  • Megi e ka të vështirë të mbajë një urdhërim të caktuar.

Lexoji referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit. Kërko ato që mendon se mund të gjejnë zbatim për Gerin ose Megin. Nëse mendon se mund të ndihmojë një fragment i caktuar, sigurohu ta lexosh të gjithë fragmentin dhe jo vetëm frazën kyç të shkrimit të shenjtë të renditur më poshtë.

Nëse nxënësit i shkëmbyen letrat me një grup tjetër, ata mund të kërkojnë në tabelën vijuese për fragmente që do ta ndihmonin dikë, i cili përballet me problemet ose sfidat që morën. Merreni parasysh ta paraqitni tabelën ndërkohë që nxënësit punojnë për këtë veprimtari.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Si mund të ndihmojnë shkrimet e shenjta?

Nëse nxënësit i shkëmbyen letrat, në vend që të bëni pyetjet vijuese, ftojini ata t’ia tregojnë fragmentet që gjetën grupit me të cilin shkëmbyen letrat.

  • Cilat fragmente të zotërimit doktrinor mund ta ndihmonin Gerin ose Megin? Përse?

  • Çfarë mund të bënin Geri dhe Megi për shkak të të vërtetave që jepen mësim në këto vargje?

Ndërsa nxënësit tregojnë, theksoni se nuk ka vetëm një përgjigje të saktë; shumë shkrime të shenjta mund të ndihmojnë në mënyra të ndryshme.

Zbatimi i shkrimeve të shenjta në jetën tonë

Përsiat për nevojat ose sfidat që ke. Ndoshta të nevojitet ndihmë për shkollën, një marrëdhënie e përmirësuar me prindërit ose motrat dhe vëllezërit e tu, më tepër besim te Krishti për t’u penduar ose durim. Krijo një listë me vështirësitë ose sfidat e tua në ditarin tënd të studimit. Përpiqu të përfshish çdo gjë që të vjen në mendje.

Përzgjidh një nga nevojat ose sfidat që shkrove.

Lexoji nga fillimi në fund frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe përcakto ato që mund të trajtojnë nevojat, vështirësitë ose sfidat e tua. Shumë fragmente të zotërimit doktrinor mund të ndihmojnë. Kërkoje udhërrëfimin e Atit Qiellor ndërsa studion.

Nxitjet vijuese ose thënie të ngjashme mund t’i ndihmojnë nxënësit. Mund t’i shkruani nxitjet në tabelë që nxënësit të zgjedhin se cilën mund të përdorin.

  • Cilat fraza kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinore zgjodhe?

    1. Ky varg mund të më ndihmojë me sfidat e mia me anë të …

    2. Ky varg më ndihmon ta kuptoj ose ndjek Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin me anë të …

    3. Unë besoj se të jetuarit e të vërtetave në këto vargje mund të më sjellë lumturi sepse …

Mbylleni duke i falënderuar nxënësit për komentet e tyre, veçanërisht ata që thanë vargje kuptimplota në fillim të orës mësimore.