“2 Nefi 20–25: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 20–25: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 20–25
Vështrim i Përgjithshëm
Shumë profetë, përfshirë Nefin dhe Isaian, profetizuan rreth 1000 vjetëve të paqes të quajtura Mijëvjeçar – mbretërimi mijëvjeçar i Jezu Krishtit. Pasi theksoi rëndësinë e mësimeve profetike, Nefi dëshmoi se vetëm Jezu Krishti e ka fuqinë për t’i shpëtuar të gjithë njerëzit. Te 2 Nefi 26, ai dha mësim rreth këndvështrimit të Perëndisë, duke shpjeguar se “të gjithë janë njësoj para Perëndisë” (vargu 33).
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
2 Nefi 21–24
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë mbretërimin mijëvjeçar të Shpëtimtarit e të përgatiten për të.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për atë që dinë rreth Mijëvjeçarit, dhe të vijnë të përgatitur për të bërë pyetjet që mund të kenë rreth tij.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e restaurimeve në Tempullin e Solt‑Lejkut; lista e shkrimeve të shenjta e paraqitur në tabelë ose me letra nëpër dhomë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për t’i dorëzuar pyetjet e tyre rreth Mijëvjeçarit. Ata gjithashtu mund të ndahen në grupe sipas pyetjeve që kanë, dhe të caktohen në dhoma virtuale të veçanta për t’i kërkuar përgjigjet.
2 Nefi 25
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si shpëtohen me anë të hirit të Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të folur rreth një mesazhi për Jezu Krishtin që ka ndikuar tek ata.
-
Material filmik: “Ku Drejtësia, Dashuria e Mëshira Takohen” (05:36)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni veçorinë e tabelës së bardhë ose një të ngjashme kur t’i ftoni nxënësit të tregojnë pyetjet rreth vargut 2 Nefi 25:23. Mund të dëshironi t’i bëni një fotografi ekranit të tabelës së bardhë të plotësuar dhe t’ua dërgoni nxënësve që ata t’i referohen ndërsa kërkojnë përgjigje.
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim që t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë rritjen që kanë përjetuar nga studimi i tyre i Librit të Mormonit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të rishikojnë disa nga gjërat që mësuan te kapitujt te 1 Nefi 16 deri te 2 Nefi 25, dhe të vijnë të përgatitur që të tregojnë shkrime të shenjta të parapëlqyera ose të vërteta të rëndësishme.
-
Send: Një pasqyrë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit të shpjegojnë rreth Rënies së Adamit dhe Evës, merreni parasysh të drejtoni një interpretim me role në të cilin ju silleni si kërkues dhe dy nxënësit marrin rolet e misionarëve që po japin mësim. Si kërkues, bëni pyetje që mund t’iu lejojnë atyre të shpjegojnë më tepër nga tema e tyre.
2 Nefi 26
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i shohin, duan dhe trajtojnë të tjerët siç bën Perëndia.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin prindërit ose një shok a shoqe të besuar se si përpiqen ata t’i shohin të tjerët ashtu siç bën Shpëtimtari.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Lloje të ndryshme syzesh (ose fotografi të tyre)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit të studiojnë vargjet te 2 Nefi 26:12–13, 23–33, merreni parasysh t’i lejoni ata të punojnë individualisht për një kohë të shkurtër. Më pas bashkojini ata përsëri dhe ftojini të raportojnë për gjetjet e tyre në dyshe ose në grupe të vogla. Pyetjet shtesë për ndjekjen e ecurisë të sugjeruara në mësim mund të paraqiten në mënyrë që nxënësit të zgjedhin se cilave t’u përgjigjen.
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 26:33
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor për vargun te 2 Nefi 26:33, të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë: 2 Nefi 26:33, “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë”. Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë duke përdorur programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].
-
Fletushkë: “Historia e Xhorxh Rikfordit”