Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2: 1 Nefi 16–2 Nefi 25


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2: 1 Nefi 16–2 Nefi 25”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2

1 Nefi 162 Nefi 25

person duke parë veten në pasqyrë

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Librit të Mormonit.

T’u kujtoni nxënësve synimet e tyre vetjake: Si pjesë e programit Fëmijët dhe Rinia, nxënësit mund të kenë vendosur synime shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale që t’i ndihmojnë ata të bëhen më shumë si Shpëtimtari. Ftojini rregullisht nxënësit që të reflektojnë për mënyrën se si të vërtetat që po mësojnë në seminar, mund t’i ndihmojnë që t’i arrijnë synimet e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të rishikojnë disa nga gjërat që mësuan te kapitujt te 1 Nefi 16 deri te 2 Nefi 25, dhe të vijnë të përgatitur që të tregojnë shkrime të shenjta të parapëlqyera ose të vërteta të rëndësishme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Reflektimi për të mësuarit e ungjillit

Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë 1) synimet që kanë vendosur, 2) aftësinë e tyre për të shpjeguar mësimet në Librin e Mormonit ose 3) mënyrën se si po ndryshojnë qëndrimet, dëshirat dhe aftësia e tyre për ta jetuar ungjillin. Studimi në klasë i kapitujve te 1 Nefi 16 deri te 2 Nefi 25 mund të ketë theksuar të vërteta të ndryshme nga ato në veprimtaritë vijuese. Nëse po, veprimtaritë mund të përshtaten për t’i përfshirë ato të vërteta.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë vlerën e reflektimit mbi përparimin e tyre shpirtëror ndërsa kanë studiuar Librin e Mormonit, sillni një pasqyrë. Ftojini nxënësit të diskutojnë se si të parit e vetvetes mund të jetë i dobishëm (të parit e gjërave që kanë prapa, të parit e pasqyrimit të vet dhe kështu me radhë). Më pas, ftojini ata të marrin parasysh vlerën që ka të menduarit për studimet e tyre të ungjillit dhe për zgjedhjet e tyre si dhe vlerësimi i këtyre. Merreni parasysh të bëni pyetje si vijueset:

  • Cilat janë përfitimet nga pasja e një pasqyre?

  • Si mund të ngjasojë të parit e vetvetes në një pasqyrë me të menduarit mbi të mësuarit e ungjillit nga ana jonë dhe vlerësimit për këtë?

Reflektimi mbi përparimin shpirtëror

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi përvojën e tyre me kërkimin dhe veprimin sipas zbulesës nga Ati Qiellor ndërsa kanë studiuar Librin e Mormonit.

Reflekto mbi nxitjet dhe ndjenjat nga Fryma e Shenjtë që mund të kesh marrë gjatë studimit të Librit të Mormonit. Ka mënyra të shumta se si Fryma e Shenjtë mund të ketë komunikuar me ty. Për shembull, vargje të caktuara mund të të kenë tërhequr vëmendjen dhe kështu ndjeve një dëshirë për t’i shenjuar ato. Mund të kesh pasur ndjenja paqeje ose dashurie. Mund të kesh lexuar dhe të jesh ndier i frymëzuar për të vepruar në një mënyrë të caktuar ose të kesh gjetur një përgjigje për një pyetje që kishe.

Paraqitini pyetjet vijuese në mënyrë që nxënësit të mund t’i përsiatin ato me ritmin e tyre. Mund të jetë e dobishme edhe që t’i ftoni nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre për dy ose tri nga pyetjet në ditarët e tyre të studimit.

  • Cilat ndodhi ose fragmente nga Libri i Mormonit të kanë ndihmuar ta kuptosh se si komunikon Ati Qiellor me fëmijët e Tij?

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash ke përjetuar në seminar ose në studimin tënd vetjak këtë vit?

  • Çfarë ke bërë për të kërkuar zbulesë nga Ati Qiellor?

  • Çfarë mund të bësh për të kërkuar zbulesë dhe për të qenë i përgatitur ta dallosh zbulesën kur ajo vjen?

  • Në ç’mënyrë ke vepruar sipas përshtypjeve që ke marrë?

Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë klasës disa nga përgjigjet e tyre, si të jetë e përshtatshme. Nxënësit mund të flasin edhe në dyshe ose në grupe të vogla.

Shpjego Rënien e Adamit dhe Evës dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit

Për veprimtarinë vijuese, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë me një shok ose shoqe të klasës ku secili partner përzgjedh njërën nga temat me shkrim të pjerrët në paragrafin vijues.

Adami dhe Eva largohen nga Kopshti i Edenit

Përfytyro sikur je një misionar dhe ti dhe shoku yt po përgatiteni t’i jepni mësim dikujt rreth Rënies. Ju keni vendosur se njëri nga ju duhet të japë mësim rreth Rënies dhe rrjedhojave të saj mbi njerëzimin dhe tjetri duhet të japë mësim rreth mënyrës se si Shpëtimtari na ndihmon t’i kapërcejmë rrjedhojat e Rënies.

Përdori shkrimet e shenjta që të të ndihmojnë ta shpjegosh temën që përzgjodhe. Mund të jetë e dobishme të rishikosh vargjet te 2 Nefi 2:17–27; 9:6–12; 10:23–25 ose shënimet në ditarin tënd të studimit,topics.ChurchofJesusChrist.orgpër të të ndihmuar të përgatitesh që të flasësh.

Ftojini nxënësit t’ia tregojnë atë që kanë përgatitur partnerit ose të gjithë klasës. Ose merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ia dërgojnë shpjegimin e tyre dikujt në familjen e tyre, një shoku a shoqeje ose një udhëheqësi të Kishës.

Ndjenjat e mia për Jezu Krishtin

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim tʼi lejojë nxënësit të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre për Jezu Krishtin.

Jepuni kohë nxënësve të lexojnë dhe të reflektojnë sikurse sugjerohet në paragrafin vijues. Mund të merrni parasysh të vendosni himne nderuese me zë të ulët rreth Shpëtimtarit të tilla si “Qëndroj Plot Habi” (Himne, nr. 113) ose “Dashuria e Shpëtimtarit Tonë” (Himne, nr. 59).

Libri i Mormonit dëshmon për Jezu Krishtin. Reflekto mbi atë që ke mësuar ose studiuar rreth Shpëtimtarit. Rishikoji kapitujt që ke studiuar, të tillë si 1 Nefi 19, 2 Nefi 9 dhe 2 Nefi 25. Mund të kërkosh edhe fragmentet që i ke shenjuar. Mund të jetë e dobishme të rishikosh atë që ke shkruar në ditarin tënd të studimit, veçanërisht shënime që përmbajnë ndjenjat e tua për Të.

  • Shkruaj një poezi ose një letër për Shpëtimtarin ku shpreh ndjenjat e tua kundrejt Tij. Merre parasysh të përdorësh fjalë ose fraza nga shkrimet e shenjta ose të përmendësh fragmente të shkrimeve të shenjta.

  • Përpilo një listë me fjalë që përshkruajnë ndjenjat e tua për Shpëtimtarin. Përfshi disa përshkrime nga shkrimet e shenjta. Krijo një grumbull fjalësh ose shkruaji fjalët në copa të veçanta letrash dhe merre parasysh t’i varësh ato në dhomën tënde ose në një vend tjetër ku do t’i shohësh shpesh.

  • Vizato diçka që të ndihmon t’i shprehësh ndjenjat e tua për Shpëtimtarin.

Si ta lejojë koha, lërini nxënësit të tregojnë atë që kanë krijuar, në mënyrë që të mund të shprehin dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin. Merreni parasysh edhe t’i ftoni nxënësit t’ua tregojnë krijimin e tyre familjarëve ose të tjerëve. Mund të jepni edhe dëshminë tuaj rreth vlerësimit tuaj për Shpëtimtarin.