“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:27: Ne Jemi të Lirë të Zgjedhim Nëpërmjet Ndërmjetësit të Madh”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:27”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 2:27
Ne Jemi të Lirë të Zgjedhim Nëpërmjet Ndërmjetësit të Madh
Në një mësim të mëparshëm, “2 Nefi 2:26–30”, mësove se ne jemi të lirë të zgjedhim lirinë dhe jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun 2 Nefi 2:27, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Mëso përmendsh dhe shpjego
Lexo te 2 Nefi 2:27 dhe bëj një vizatim që të ndihmon ta përfytyrosh kuptimin e frazës kyç të shkrimit të shenjtë: “Ata janë të lirë të zgjedhim lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen”. Përfshije frazën kyç në vizatimin tënd për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh.
Në vijim, shkruaj në vizatimin tënd se çfarë do të thotë që ne jemi të lirë të zgjedhim lirinë dhe jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, ose të zgjedhim robërinë dhe vdekjen. Përfshij atë që do të thotë ky varg për ty vetë, dhe si mund të të ndihmojë për ta ndjekur më mirë Jezu Krishtin.
Në fund, ndërkohë që e vështron figurën, përsërit referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë derisa t’i dish përmendsh.
Ushtroje vënien në zbatim
Për t’i përsëritur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, shih a mund ta mbash mend se cili është secili nga tri parimet. Më pas shih a mund t’i përputhësh frazat vijuese me parimin vijues. (Lexo paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor [2018] për të kontrolluar saktësinë tënde.)
-
“Të na mbrojë nga keqinformimi dhe nga ata që përpiqen ta shkatërrojnë besimin”
-
“T’i shohim idetë duke u nisur nga standardi i Zotit për të vërtetën, në vend që të pranojmë kushtet paraprake ose hamendësimet e botës”
-
“Të mbështetemi te dëshmia që e kemi tashmë”
Lexoje skenarin vijues dhe mendo se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund të zbatohen nga Ivani.
Ivani kishte bërë plane ta kalonte pasditen e së shtunës me shokët e tij, por kur njëri prej tyre papritmas u shfaq me alkool për ta ndarë me të tjerët, ai ndjeu se ishte koha që të largohej. Ai e dinte se shokët e tij nuk do të habiteshin sepse ai kishte shkuar vazhdimisht në shtëpi në situata të ngjashme në të kaluarën. Ndërsa largohej, e dëgjoi shokun e tij, Danielin, të thoshte: “Duket sikur Kisha e Ivanit nuk e lejon atë të bëjë asgjë”.
Ivani vazhdoi të mendonte rreth komentit të Danielit ndërsa ecte drejt shtëpisë.
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Lexo te paragrafi 8 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018). Kushtoji vëmendje të veçantë asaj që do të thotë t’i riformulosh pyetjet.
-
Si do ta përshkruaje se çfarë do të thotë ta riformulosh një koment ose një pyetje?
-
Përcakto premisa ose supozime të mundshme.
-
Çfarë duket se beson Danieli rreth lirisë dhe qëllimit të lirisë së zgjedhjes?
-
Çfarë duket se beson ai rreth standardeve të Kishës së Shpëtimtarit?
-
-
Merre parasysh çështjen në kontekstin e planit të shpëtimit dhe mësimeve të Shpëtimtarit.
-
Çfarë ke përjetuar nga të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit që të ndihmon t’i shohësh gjërat ndryshe nga sa i sheh Danieli?
-
Çfarë aspektesh të planit të shpëtimit mendon se do të ishte më e dobishmja t’i kuptonte Danieli?
-
Çfarë lloj lirie u ofron Shpëtimtari atyre që e përdorin lirinë e tyre të zgjedhjes për t’i zbatuar urdhërimet e Tij? Çfarë lloj robërie rezulton nga refuzimi i tyre?
-
Lexoji paragrafët 5–7, 11 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018) dhe përsiat se si zbatohet ndjekja e dy parimeve për situatën e Ivanit.
Vepro me besim
-
Nëse Ivani fillon ta vërë në dyshim vendimin e tij për t’u larguar nga situata të rrezikshme shpirtërisht, çfarë mund t’i tregosh atij nga paragrafët 5–7? Përse?
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Çfarë burimesh të përmendura te paragrafi 11 mendon se do të ishin më të dobishme për Ivanin?
-
Si mund ta ndihmojnë atë të vërtetat te 2 Nefi 2:27?