Seminari
Jakobi [LiM] 1: Bindini të Tjerët të Vijnë te Krishti


“Jakobi [LiM] 1: Bindini të Tjerët të Vijnë te Krishti”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Jakobi [LiM] 1: Bindini të Tjerët të Vijnë te Krishti”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Jakobi [LiM] 1

Bindini të Tjerët të Vijnë te Krishti

misionare duke i dhënë mësim një familjeje

Përpara se Nefi të vdiste, ai i dha vëllait të tij më të vogël, Jakobit, përgjegjësinë për t’i ruajtur fletët dhe për të dokumentuar në to atë që ishte “më [e] çmueshme” (Jakobi [LiM] 1:2). Mesazhi i Jakobit i drejtoi të tjerët te Jezu Krishti, duke i ndihmuar t’i shmangnin pasojat e mosbesimit dhe mëkatit. Ky mësim mund të të ndihmojë të zbulosh mënyra për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti.

Ndihmesa që nxënësit të jenë pjesëmarrës aktivë. Për disa nxënës, bërja e përpjekjeve për të mësuar nga shkrimet e shenjta mund të duket diçka e panjohur dhe disi e vështirë. Sidoqoftë, nxënësit mund t’i rritin aftësitë e tyre dhe të marrin gradualisht më tepër përgjegjësi për të mësuarit e tyre. Kërkoni mundësi për t’i ndihmuar nxënësit të marrin një rol aktiv në klasë dhe lavdërojini përpjekjet dhe përparimin e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për raste kur mundën t’u flisnin të tjerëve rreth Jezu Krishtit. Inkurajojini ata të luten për një mundësi dhe të kenë guximin për të vepruar në çast.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të folurit me një shok ose shoqe

Pyetjet dhe materiali filmik vijues mund t’i ndihmojë nxënësit të diskutojnë se si mund të jetë po t’iu flasin të tjerëve rreth Jezu Krishtit. Nëse iu kërkuat nxënësve të bënin përgatitjen e nxënësve, ftojini ata të tregojnë raste kur mund të flasin rreth Jezu Krishtit me të tjerët.

  • Kur mund të të duket frikësues të folurit me të tjerët rreth Jezu Krishtit? Çfarë mund të na ndihmojë për ta mposhtur frikën tonë?

  • Kush është dikush të cilin e njeh që është një shembull i mirë i përhapjes së ungjillit të Jezu Krishtit tek të tjerët?

Një i ri me emrin Joni është një shembull i shkëlqyer i përhapjes së ungjillit. Ai ishte i vetmi i ri që frekuentonte kishën në një degë të vogël në Florida, SHBA. Ai vendosi t’i fliste njërit prej shokëve të tij rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe ta ftonte atë në Kishë. ChurchofJesusChrist.org

4:30

Shembulli i të tjerëve mund të na japë arsye dhe ide se si t’i ftojmë të tjerët të vijnë te Krishti. Ndërkohë që studion sot, mendo rreth arsyes pse mund të kesh dëshirë t’i ndihmosh të tjerët të vijnë te Shpëtimtari dhe në çfarë mënyrash normale dhe të natyrshme mund ta bësh këtë.

Bindja e të tjerëve që të vijnë te Krishti

Përpara se Nefi të vdiste (shih te Jakobi [LiM] 1:12), ai i dha vëllait të tij, Jakobit, përgjegjësinë për të shkruar në fletët e vogla që Zoti e urdhëroi atë t’i bënte. Fletët e vogla përqendrohen te gjërat shpirtërore dhe fletët e tjera iu përkushtuan historisë së popullit (Jakobi [LiM] 1:1–3).

Lexo te Jakobi [LiM] 1:4–6, duke kërkuar atë që Nefi i kërkoi Jakobit të përfshinte te fletët dhe t’i jepte mësim popullit.

  • Çfarë gjërash dinin Nefi dhe Jakobi? Si i mësuan ata këto gjëra?

Ndihmojini nxënësit të dallojnë dëshminë e Jakobit për Jezu Krishtin dhe se si kjo i dha shtysë atij për veprim.

Lexo te Jakobi [LiM] 1:7–8, duke kërkuar atë që bëri Jakobi për shkak të kuptueshmërisë së tij. Mund t’i shenjosh frazat në shkrimet e tua të shenjta që tregojnë se çfarë i dha shtysë Jakobit për veprim. Shpjegimet vijuese mund ta sqarojnë shtysën e Jakobit.

“Ta konsiderojnë vdekjen e tij”:Jakobi me gjasë po i ftonte nefitët të mendonin rreth vdekjes së Jezu Krishtit për ta dhe shlyerjes për mëkatet e tyre.

“Të durojnë kryqin e tij”:Kjo frazë i referohet zotimit për t’ia mohuar vetes paperëndishmërinë dhe lakmitë e botës dhe për të zbatuar urdhërimet e Zotit (shih te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 16:26 ; Lluka 9:23; 2 Nefi 9:18). Kjo do të thotë gjithashtu që ne mund ta tregojmë gatishmërinë tonë për të duruar dhe për të sakrifikuar ndërsa e ndjekim Shpëtimtarin.

  • Nga ato që shkroi Jakobi, cilat arsye mund të të japin shtysë? Për çfarë arsyesh të tjera mund të mendosh për t’i ftuar të tjerët të vijnë te Krishti?

Merreni parasysh t’i pyesni nxënësit se për cilat fraza te vargjet kanë nevojë për ndihmë që t’i kuptojnë. Ftojini nxënësit ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

Mund të jepni shpjegimet që gjenden në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” sipas nevojës.

  • Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Jakobit në këto vargje?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga shembulli i Jakobit është se njohuria për Jezu Krishtin dhe mbretërinë e Tij mund të na japë shtysë të punojmë me zell për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë tek Ai.

Mund të jetë e dobishme që nxënësit të dëgjojnë disa nga bashkëmoshatarët e tyre të japin përgjigje për nxitjen vijuese.

Përsiat mbi atë që di rreth Jezu Krishtit dhe mendo se çfarë të vërtetash do të doje që të tjerët të dinin rreth Tij.

Nxënësit mund të bëjnë sa vijon si një veprimtari në grup, situata diskutimi idesh në të cilat mund ta ndihmojnë dikë të vijë te Krishti.

Gjej një çast për të menduar rreth asaj që mund të bësh për të punuar me zell që t’i bindësh të tjerët të vijnë te Krishti. Shkruaj situata në të cilat mund të kesh mundësi për ta bërë këtë. Në krah të çdo situate, shkruaj se si mund t’i ndihmosh të tjerët në atë mjedis që të arrijnë ta njohin dhe ta duan Jezu Krishtin. Mund të përdorësh shembujt vijues dhe të shtosh ndonjë tjetër:

  1. Në shtëpi

  2. Me një shok ose shoqe

  3. Në mediat shoqërore

  4. Në thirrjen tënde ose nëpërmjet dhënies së shërbesës

Nxënësit mund të marrin dobi nga një diskutim në klasë për mënyrën se si thirrjet që ata kanë ose që mund t’u kërkohet të përmbushin, mund t’i ndihmojnë ata t’i sjellin të tjerët te Krishti. Ata mund të bëjnë pyetjet që kanë rreth dhënies së shërbesës ose të japin këshilla rreth shërbimit në Kishën e Zotit.

Merreni parasysh të tregoni një përvojë që keni pasur duke ndihmuar dikë të vijë te Krishti.

Mund edhe të shfaqni një material filmik si shembull.

54:6

5:8

6:8

Ndërsa mendon për mënyra për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti, mund të marrësh guxim nga premtimet dhe këshillat në shkrimet e shenjta.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 15:6; 18:15–16 për të zbuluar se çfarë u premtoi Zoti atyre që i ndihmojnë të tjerët të vijnë tek Ai.

Lexo tek Alma 31:34–35 për të mësuar nga shembulli i Almës që donte të ndihmonte që zoramitët të udhëhiqeshin te Krishti.

  • Kur ke qenë në gjendje t’i ndihmosh njerëzit e tjerë të mësojnë rreth Jezu Krishtit?

  • Kush është një person që do të doje ta ftoje të vinte te Krishti? Çfarë mund të bësh për ta ftuar atë? Si mund të mbështetesh te Shpëtimtari që Ai të të ndihmojë?